PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, e lidhur përjetësisht me porcelanin
2016-03-03 14:42:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala angleze "China" ka kuptim "Kina" dhe gjithashtu ka edhe kuptim "porcelan". Prej kohës, Kina është quajtur "vendi i porcelanit".

Sipas të dhënave arkeologjike rezulton se para porcelanit të sotëm ekzistonte një lloj porcelani i zi, i cili kishte të njejtat karakteristika të porcelanit të ndërthurura me ato të qeramikës së lashtë. Porcelani i zi më i hershëm i Kinës u zbulua në gërmadhat kulturore të Lonshanit në provincën Shanxi dhe ka një histori mbi 4200-vjeçare.

Porcelani është një lloj i veçantë qeramike që realizohet nga përbërja e kaolinës me një proces pjekjeje në temperaturat 1200-1400°C. Me përmirësimin e teknikave të punimit të porcelanit në periudhën e dinastisë kineze Song (960-1279p.e.s) u vensos zëvendësimi i punishteve me punishte të prodhimit të porcelanit për pallatet mbretërore. Rreth vitit 110 p.e.s prodhimet prej porcelain nisën të përhapeshin në Kore, më pas në Japoni, ku morën emrin "Kakiemon", porcelanet me dizenjim të thjeshtë në një sfond të bardhë. Ndërsa porcelanet e tjera njihen me emrat "Imari" ose "Arita" dhe dekorimet e tyre bëhen një një sfond blu ose të kuq.

Kina dhe porcelani

Prej kohësh Kina është njohur si "atdheu i porcelanit". Kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar se para porcelanit përdorej celadoni, një material me ngjyrë të blertë, që i përkiste periudhës së kalimit nga qeramika në porcelan. Celadoni më i lashtë i Kinës është zbuluar në Longshan, të distriktit Xia, që i përket provincës Shanxi dhe daton rreth 4.200 vjet më parë.

Ndërsa porcelani i vërtetë u krijua gjatë sundimit të dinastisë Han Lindore (23-220 p.e.s) në provincën Zhejiang, në jug të Kinës. Teknika e prodhimit të porcelanit u përhap nga jugu në veri të vendit, duke marrë një zhvillim të shpejtë. Në këtë periudhë ngjarja më e rëndësishme ishte lindja e porcelanit të bardhë, e zhvilluar nga celadoni.

Dallimi mes këtyre dy materialeve qëndron tek punimi i veshjes së objekteve nga ngjyra e bardhë, tek mënyra më e zhvilluar e veshjes me një ngjyrë më të errët me një nuancë gri. Përsa i përket zhvillimit të porcelanit, ky material ka kaluar nga një ngjyrë e vetme tek një material shumëngjyrësh, i cili shpreh bukurinë dhe hijeshinë e ngjyrave në një sfond të bardhë. Lindja e porcelanit të bardhë ndikoi shumë thellë në zhvillimin e këtij sektori në Kinë. Në shekujt 10-13-të, kur sundonin dinastitë kineze Tang dhe Song, prodhimi i qeramikës dhe porcelanit shënoi një zhvillim të dukshëm.Qeramika në tre ngjyra e periudhës së dinastisë Tang përbën një prodhim shumëngjyrësh, të karakterizuar nga ndryshimi kimik i materialit gjatë procesit të pjekjes.Qeramika trengjyrëshe e dinastisë Tang u bazua në karaktertistikat e pikturës dhe skulpturës tradicioale kineze, duke përshtatur motive ornamentale në formë. Gjatë aplikimit të smaltit u përdorën tre ngjyra, e kuqja, jeshilja dhe e bardha, të cilat përziheshin gjatë procesit të pjekjes, duke gjeneruar ngjyra të tjera. Pikërisht këtu qëndron e veçanta e këtij procesi. Dinastia Ming (1368-1644) dhe ajo Qing (1644-1911) janë epokat më të ndritura të zhvillimit të porcelanit kinez, duke shënuar arritje të mëdha në sasinë e prodhimit por dhe në cilësinë e tij.

"Kryeqytet i porcelanit" u pagëzua atëkohë qyteti jugor i Kinës Jingdezhen, prodhimet e të cilit sunduan prej shekujsh sektorin e porcelanit në të dyja dinastitë, madje dhe sot prodhimet me cilësi më të mirë vazhdojnë të prodhohen këtu.

Eksportimi i porcelanit kinez

Historia e eksportimit të porcelanit kinez nisi në shekullin e 8-të. Para kësaj periudhe e mirënjohura "rruga e mëndafshit" krijoi mundësi për shkëmbime tregtare dhe kulturore nga Kina në vende të ndryshme të botës. Në këtë periudhë Kina u quajt "atdheu i mëndafshit". Ndërsa me nisjen e shitjes së porcelanit kinez në botë gjatë shekullit të 8-të, Kina u quajt dhe "atdheu i porcelanit".

Fillimisht prodhimet kineze të porcelanit u importuan në vendet fqinje aziatike. Në fillimet e shekullit të 17-të, mes perandorive kineze dhe oborreve mbretërore të Europës Perëndimore nisën shkëmbimet si dhe moda e koleksionimit të porcelanit kinez.

Objektet e para të porcelanit nga Kina drejt Evropës i referohen shkrimeve të Marko Polos në shekullin e 13-të. Një shekull më vonë priftërinjtë jezuitë arritën të sillnin në Europë disa ekspemplarë të "porcelanit të fortë", i cili shquhet për dekorimin bardhë e blu. Kompozimi i tij prej shumë kohësh mbeti një mister. Atëkohë quhej " ari i bardhë" dhe ishte njëprodhim luksi.

Hollandezët arritën një rekord tregtar përsa i përket importimit të objekteve prej porcelani kinez duke nisur nga viti 1500, ndaj dhe kishin monopolin e importimit të tij.

Në vitin 1600 importimi i porcelanit kinez u bë diçka normale për Europën dhe pikërisht në atë periudhë nisi përdorimi i enëve prej porcelani, kryesisht të filxhaneve për çaj, kafe apo kakao.

Porcelani dhe Europa

Europianët u përpoqën shumë të arrinin përsosmërinë e " porcelanit të forte kinez", por nuk ja arritën qëllimit. Megjithatë europianët krijuan porcelanin e tyre, i njohur si "porcelani i butë". Ky lloj porcelani u krijua në vitin 1575 në Firence dhe kishte çmim relativisht të ulët ndaj dhe u perhaps me shpejtësi edhe në shtresat e mesme të shoqërisë europiane.

Porcelani italian filloi të prodhohej dhe në vende të tjera europiane si në Angli dhe Francë. Fabrikat e para të prodhimit të porcelanit ishin në Rouen, St. Cloud, Lille dhe Chantilly; por më të famshme ishin ato të qytetit francez Sevres.

Në fillim të vitit 1700 alkimisti 18 vjeçar Johann Friedrich Böttger u takua në Pragë me pronarin e një fabrike qelqi Ehrenfried Walter von Tschirnhaus, i cili përpiqej prej 20 vjetësh të prodhonte porcelanin e fortë, sipas metodës kineze. Ai nisi bashkëpunimin me të riun Böttger i cili pas shumë eksperiementesh në vitin 1708- 1709,arriti të gjente formulën e saktë për prodhimin e porcelanit të forte në Drezden. Prodhimi i këtij porcelani të ri për Europn nisi të realizohej në kështjellën Albrechtsburg, në qytetin Meissen. Meqënëse zbulimi i porcelanit të fortë u krye në Drezden, shpesh porcelani i fortë europian quhet "Porcelani i Drezdenit".

Pas hapjes së rrugëve të reja tregtare nga Portugalia, në shoqërinë evropiane të kohës dhuratat me objekte prej porcelani u bënë më të çmuarat.Stili artistik evropian Rococo, me karakteristikat që buronin nga natyra, eleganca i përshtatej mjaft mirë finesës dhe mjeshtërisë së lartë të artit kinez të porcelanit. Sipas statistikave të kohës në shekullin e 17-të Kina eksportonte rreth 200 mijë objekte porcelani në vit në botë, ndërsa në shekullin e 18-të kjo shifër arriti në 1 milion. Porcelani kinez shitej në mbarë botën, duke u bërë një prodhim tregtar global.

Të gjitha vendet e botës kishin etje të madhe për porcelanin kinez, gjë që rriti rëndësinë e këtij prodhimi arti dhe përhapjen e tij. Për këtë arsye Kina është e lidhur përjetësisht me porcelanin, një nga vlerat unike të historisë dhe kulturës së saj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China