PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nisin përgatitjet për Festivalet e Filmit të Pekinit dhe Shangait
2016-03-03 14:44:50 CRI Komenti juaj Printoni

Nis përzgjedhja e filmave për Festivalin Ndërkombëtar të Pekinit

Është zbuluar grupi i parë i filmave të përzgjedhur për konkurrim në edicionin e sivjetëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pekin. Janë seleksionuar 19 filma në 6 kategori, ndër të cilët dy filma të Billy Wilder "Alien" "Sunset Boulevard" dhe "The Apartment", për nder të 110 vjetorit të tij tëlindjes. Në edicionin e sivjetëm të filmit do të përkujtohen dhe 3 ikona të kinemasë si Marilyn Monroe, Setsuko Hara dhe Chen Yanyan.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit startoi në vitin 2011 dhe konsiderohet si një forum i nivelit të lartë për shkëmbimet në industrinë kinematografike midis Kinës dhe botës. Edicioni i sivjetëm i festivalit do të zhvillohet nga 16-23 prill.

Kusturica në krye të jurisë së Festivalit të filmit të Shangait

Regjizori i njohur Emir Kusturica është caktuar kryetar i jurisë ndërkombëtare të edicionit të sivjetëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shangait, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 19 qershor. Njoftimi u bë gjatë Festivalit ndërkombëtar të Filmit të Berlinit.

Vetë regjizori Kusturica është mbajtës i disa çmimeve gjatë festivaleve ndërkombëtare të filmave sin ë Venecia, Kanë, ku është nderuar me çmim për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Edicioni i sivjetëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai është pare si një bashkëpunim me festivalet e filmit të Tokios dhe të Busanit në Korenë e Jugut. Pritet që në këtë edicion të zhvillohen dhe veprimtari kushtuar shkrimtarit të madh anglez Shekspir në 400 vjetorin e vjdekjes së tij, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Institutin Britanik të Filmit dhe Këshillin Britanik.

"Kung Fu Panda 3" mund "Majmunin Mbret"

Bashkëprodhimi kino-amerikan "Kung Fu Panda 3" ka tejkaluar arkëtimet krahasuar me filmin e animuar "Monkey King", duke marrë trofenë e të ardhurave më të mëdha në industrinë e filmit të animuar.

Të shtunën filmi i animuar "Kung Fu Panda 3" ka arkëtuar 964 milion yuan ( ose 147 milion dollarë amerikanë), njofton Administrata e Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit e Kinës.

Ndërsa "Monkey King" kishte arkëtuar 956 milion yuan. Subjekti i filmit të animuar "Kung Fu Panda 3" është i thjeshtë dhe flet për heroun bardhezi të arteve marciale, të quajtur Po që arrin të bashkohet me të atin biologjik në një parajsë pandash. Filmi i realizuar si një bashkëprodhim midis gjigandid amerikan të animacionit DreamWorks Animation (DWA), dhe studios partnere të tij Oriental DreamWorks (ODW) dhe China Film Co. Ltd është një shembull bashkëpunimi dhe suksesi, mjaft i pëlqyer nga publiku kinez.

"Kung Fu Panda 3" u shfaq në ekranet kineze më 20 janar në prag të Vitit të Ri kinez, por për shkak të interest të madh të publikut shfaqja e tij në kinematë kineze është shtyrë deri në fund të marsit. Kompania nga Shangai ka premtuar se në të ardhmen do të realizojë edhe filma të tjerë të animuar, subjekti i të cilave do të bazohet në kulturën dhe legjendat kineze.

Shtohet blerja online e biletave të kinemave

Gjatë vitit 2015 shitja e biletave online të kinemave kineze u rrit ndjeshëm, theksohet në një raport të platformës dixhitale Tencent, referuar shërbimit të shitjes së biletave online Meituan dhe Dazhongdianping. Aplikacionet në telefonët celularë janë një mundësi e mirë dhe e shpejtë për shitjen online të biletave. Në provincat Guangdong dhe Jiangsu numri i shitjes së biletave online të kinemave ishte 70% më i lartë në 3 muajt e fundit, sipas të dhënave të Administratës së Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit të Kinës.

Kina ka tregun e filmit me rritjen më të shpejtë në botë, ku të ardhurat nga shitja e biletave kanë arritur në 44 miliard yuan ose 6.7 miliard dollarë amerikanë vitin e kaluar, me një rritje prej 48.7% krahasuar me vitin 2014.

Lehtësia e blerjes online të biletave të kinemave apo teatrove ka shtuar publikun në sallat e tyre dhe ka rritur të ardhurat e industrisë së filmit në vend, thotë Pan Jian, drejtor i Qendrës Kërmikore të Filmit dhe Animacionit pranë Universitetit të Zhejiangut.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China