PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një libër-guidë për përdorimin e verërave franceze në Kinë
2016-03-03 14:29:56 CRI Komenti juaj Printoni

Para disa vjetësh 24 vjeçarja Feng Wei nisi punën në një kompani të teknologjisë së lartë në Pekin, por ajo nisi të mendonte për një punë që ti krijonte më shumë emocion. E vendosur për të bërë ndryshim në jetën e saj Feng nisi të kërkonte mundësi studimi jashtë Kinës. Ajo mendoi se një mundësi e mirë do të ishte të ndiqte studimet në Bordo të Francës, por atëkohë nuk kishte lidhje me prodhimin dhe traditën e shkëlqyer të verës në këtë vend.

Kur jetonte në Bordo, Feng merrej me dizenjime dhe në shumicën e rasteve i ndodhte të punonte për ekspozitat e verërave, çka e ndihmoi të renë kineze të mësonte shumë për verën, vreshtarinë, biznesin e verës. Kështu Feng arriti në përfundimin se vera nuk është thjesht një pije mbarëbotërore por pjesë e kulturës dhe stilit të jetës në Francë.

Feng e pëlqente shumë shoqërizimin që krijohet nëpërmjet verës dhe mendon se kinezët dhe francezët i bashkon kënaqësia e të qëndruarit në tavolinë, duke ngrënë e pirë e duke shikuar momente të këndëshme me familjarë apo miq.

Feng mendon se të shijuarit e verës është mjaft romantik ndaj dhe e pa këtë kulturë si një mundësi për punën e saj të ardhshme. Tashmë një grua 30 vjeçare Feng di pothuajse gjithçka për verën dhe ndjehet mirë që interesimi për këtë pije në Kinë sa vjen e shtohet. Duke e konsideruar Bordonë si vendlindjen e saj të dytë Feng vendosi ti përkushtojë studimet e saj verës dhe përhapjes së kulturës së saj në Kinë.

Ajo nisi të organizonte promovimin e verërave franceze në qytetet e mëdha kineze, duke bashkëpunuar me kompani dhe hotele por pjesa më e madhe e veprimtarisë së saj zhvillohet në Pekin. Ideja e Fengut ishte kombinimi i ushqimit kinez të provincave të ndryshme me verërat franceze. Ajo zhvillon konsultime në restorante të ndryshme në kryeqytet për përdorimin e verërave duke u fokusuar te lloji i verës dhe ushqimit të servirur.

Kohët e fundit Feng botoi si bashkëautore me francezin Laurent Moujon një libër guide për kombinimin e kuzhinës kineze me verërat franceze.

Sipas Feng ekzistojnë 8 kategori të mëdha të kuzhinës kineze, por aktualisht nëpër ristorante shërbehen rreth 15 lloje kuzhinash. Ajo nëpërmjet konsultimeve të saj që janë paraqitur dhe në librin guide, përshtat ushqimin kinez me verën franceze. Sipas Fengut kuzhina e Shandongut dhe e Hong Kongut janë të lehta për tu përshtatur me llojet e ndryshme të verërave, pasi nuk janë shumë picante dhe kanë një larmi të madhe elementësh natyralë. Ajo shton se kuzhina shumë pikante e Sichuanit ka nevojë për verëra më specifike. Feng tregon se shumë njerëz kur konsumojnë ushqim pikant priren ta shoqërojnë me verë të lehtë. Ndërsa vetë Feng në këtë rast këshillon përdorimin e një vere të gazuar jo shumë të shtrenjtë, madje që mund të jetë e përgatitur nga fruta dhe të mos ketë shije të ëmbël.

Kur e pyesin për preferencën e saj lidhur me verërat Feng thotë se zgjedh verërat e Bordosë, dhe veçon verën Pauillac, e cila njihet botërisht.

Feng këshillon të gjithë ata që pëlqejnë verërat por nuk kanë njohuri të mjaftueshme për to që të zbulojnë fillimisht verërat franceze. Ajo tregon se tradita franceze e verërave është shumë e vjetër dhe e sturkturuar. Ndër verërat më të përhapura të Bordosë janë cabernet sauvignon dhe merlot. Feng vlerëson po ashtu dhe verërat italiane. Tashmë Feng është e gëzuar për përhapjen dhe përdorimin e shpeshtë të verërave në Kinë si dhe të rritjes së industrisë kineze të verërave. Feng është optimiste se një ditë Kina do të jetë një prodhuese verërash të mira, duke krijuar traditën e saj në kulturën e verës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China