PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Sytë janë pasqyra e shpirtit"
2015-03-03 14:12:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sytë janë pasqyrë e shpirtit. Ne i mbajmë sytë hapur dhe shohim njëri-tjetrin në sy.

Ne mund të dallojmë si ndihet një person vetëm duke e parë në sy, prandaj disa persona kur flasin me të tjerët vendosin syze me xhama të errët.

Mënyra se si ne i shohim të tjerët është pjesë e fenomenit të shikimit në sy, një nga format tona më të rëndësishme dhe më primitive të komunikimit. Shikimi në sy me bashkëbiseduesin luan një rol tepër të rëndësishëm gjatë bisedës. Të shohësh dike në sy është dhe një mënyrë për marrjen e feedback-ut në momente të veçanta. Ai po ashtu përdoret edhe për sinkronizimin e sinjaleve. Njerëzit kanë tendencë t'i lëvizin shpesh sytë në drejtime të ndryshme në momente dhe situata të caktuara.

Zakonisht ka një kontakt reciprok të syve gjatë ndërprejeve të bisedës, të qeshurës dhe përgjigjeve të shkurtra.

Shikimi në sy ka kuptime të veçanta:

•Nëse në një dhomë dikush ju ka ngulur sytë, nëse dhe ju bëni diçka të tillë, atëherë kjo do të thotë pranim të ftesës, nëse ju i hiqni sytë atëher do të thotë refuzim. Po ashtu, me sy ne tregojmë kur ndihemi në siklet, kur urrejmë diçka apo kur shohim diçka me neveri.

•Ka më shumë kontakt sysh mes miqve dhe familjarëve dhe kjo është shenjë tepër pozitive. Po ashtu, të dashuruarit e vështrojnë më shumë njeri-tjetrin në sy.

•Personat, të cilët duke folur kërkojnë kontaktin e syve janë cilësuar si persona të fortë dhe të suksesshëm në jetë. Politikanët janë shumë të zotët në këtë drejtim.

•Kohëzgjatja e kontaktit të syve ofron shumë informacion. Po ashtu, zmadhimi i bebes së syrit, lëvizja e shpeshtë e qepallave të syrit, drejtimi i shikimit, hapja e syve etj, të gjitha këto përcjellin mesazhe tepër të qarta.

Sidomos pjesa e zmadhimit të bebes së syrit është tepër interesante, pasi kur ndodh kjo askush nga bashkëbiseduesit nuk e kupton që po ndodh gjatë komunikimit.

Bebet e syve zgjerohen për shkaqe të ndryshme: Kur ka shumë dritë bebja e syrit zvogëlohet; dhe në errësirë zmadhohet. Ajo zmadhohet gjithashtu për shkak të emocioneve të forta si ndjenjat e forta të dashurisë apo eksitimi. Kjo gjithashtu vërehet tej qeni dhe macja përpara se të zihen me njëri-tjetrin.

Ka njerëz që mbyllin sytë gjatë kohës që flasin dhe kjo tregon se personi është i mërzitur ose ndihet superior. Mbyllja e syve i kufizon bashkëbiseduesit nga marrja dhe dhënia e feedback-ut.

Kontakti i syve është shumë i rëndësishëm gjatë komunikimit dhe duhet ta përdorim sa më shpesh të mundemi. Në varësi të kohës që një njeri ju sheh në sy, mund të gjeni nëse ai ju pëlqen. Nëse ai mban një kontakt më të gjatë sysh sesa të tjerët, mund të jetë një shenjë që është i interesuar për ju. Ne të gjitha bëjmë kontakt me sy kur flirtojmë, e drejtë? Është e njëjta gjë dhe për djemtë. Sigurisht një djalë edhe kur i mban sytë për një kohë të shkurtër, mund të jetë duke flirtuar, vetëm se është pak i turpshëm.

Ne i heqim sytë nga diçka që nuk na pëlqen dhe bebëzat zmadhohen kur diçka na tërheq. Sepse po mos të na pëlqejë bebëzat kontraktohen. Kjo ndodh edhe me sytë e tij. Nëse ju sheh me bebëza të zmadhuara tregon që i interesoni. Në të kundërt nuk do ju shihte fare.

Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Duke parë gjestet e meshkujve, femrat mund të zbulojnë shumë gjëra. Për të kuptuar tërësisht qëllimet e një mashkulli, femrat fokusohen tek sinjalet psikologjike që përçohen me anë të gjesteve të tij. Lëvizjet e tij, për të cilat në të shumtën e rasteve nuk është koshient që po i bën, tregojnë që vëmëndja e tij është e ndezur, është i sintonizuar ose është krejtësisht i çorientuar. Kur anija e tij lëkundet në valët e detit, atëherë ju mund të bëheni piloti më i mirë i saj. Duke mos qenë në koshiencë të plotë, përdorim disa përgjigje instiktive për të shprehur ndjeshmërinë tonë. Kështu nëse do të mundni të interpretoni sinjalet e tipave të ndryshëm, do të keni një hartë të mirëfilltë të psikologjisë së tij. Kur sytë tuaj takohen ai përkul pak kokën nga njëra anë.

Lëvizja e kokës anash është një gjest i pakontrolluar dhe tregon për ndjeshmërinë e këtij tipi mashkullor ndaj femrës. Ky është një gjest të cilin meshkujt e bëjnë kur janë të interesuar për një femër, por që gjithashtu duan t'i thonë asaj: Lëvizjen e parë bëje ti pasi unë nuk mundem. Kështu në qoftë se mashkulli me të cilin po shkëmbeni shikime herë pas here përkul kokën anash, atëherë është në dorën tuaj.

Dekodifikimi i tipit: Sapo keni bërë diçka që atij i ka pëlqyer. Kur një mashkulli, veprimet e një femre i duken të admirueshme dhe të ëmbla, atëherë ndizet instikti njerëzor për ta bërë të tijin. Shpatullat e tij lëvizin në mënyrë instiktive duke dhënë të kuptojë se dëshiron ta përfshijë mes krahëve të tij.

Ja pesë xheste të përbashkëta që mund të përdoren:

Lëvizja e syve

Në qoftë se shikimi juaj është aty, këtu dhe kudo, partneri juaj do të lëndohet sepse do të mendojë se nuk e ka vëmendjen dhe interesin tuaj. Kështu ushtroni një shikim të kujdesshëm dhe të përqëndruar tek ai pa vëzhguar gjithçka rreth e rrotull. Do të mjaftonte një shikim i tillë çdo 10 sekonda.

Përqafimi i vetes

Është e ditur që të përqafosh veten tënde ose të kryqëzosh duart rreth vetes bën pjesë në listën e gjërave që bëhen nga mëndjelehtësia, por burrat e konsiderojnë këtë shenjë si një shenjë pasigurie dhe koshience të fortë.

Lëvizja rrethore e këmbës.

Të lëvizni më mënyrë rrethore ose lart e poshtë pjesën e poshtme të këmbës do të tërheqë vëmëndjen e meshkujve por ndërkohë ata mund të kuptojnë dhe se ju jeni në një gjendje ankthi. Doni të jetoni një stuhi të vërtetë dhe ato lëvizje të këmbës tregojnë për padurimin tuaj për të treguar se jeni e zonja tja dilni përballë çdo tipi.

Duart pas qafës

Shpeshherë kur një femër bashkon duart e saj pas qafës ose pas kokës atëherë ajo ose po bën një rizgjim të trupit të saj duke tërhequr muskujt ose po nxjerr në pah të mirat e saj. Por kjo lëvizje mund të duket arrogante dhe ndonjëherë mund të largojë dhe partnerët më të fortë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China