PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet e përshtatshme në verë
2014-08-08 10:42:26 CRI Komenti juaj Printoni

Stina e verës është një stinë e nxehtë dhe ushqimet që konsumojmë gjatë kësaj stine janë të ndryshme nga stinët e tjera. Faza më e nxehtë e verës është "San Fu", dhe nisi që nga 18 korriku dhe do të përfundojë më 16 gusht. Sot ju sjellim ushqimet që duhet të konsumoni gjatë kësaj faze kaq të nxehtë.

Disa janë të mendimit se gjatë verës kemi harxhim më të madh të energjisë "chi" dhe djersitemi më shumë, për këtë duhet të konsumojmë ushqimet e duhura për ta furnizuar trupin sa më parë me materialet e humbura. Por specialistët e mjekësisë kineze nuk janë plotësisht dakord me këtë, ata thonë se konsumin e ushqimeve në sasi të pakët dhe ushqimet e përshtatshme për këtë fazë.

Në fazën "San Fu", temperaturat janë të larta dhe koha me diell është më e gjatë. Njerëzit zgjohen më herët dhe flenë më vonë, duke pakësuar kohën e pushimit. Djersitja e tepërt do të shkaktojë harxhimin e materialeve ushqyese, veçanërisht të kripërave inorganike. Prandaj, njerëzit pëlqejnë të konsumojnë pije të freskëta dhe nuk kanë shumë oreks. Në përgjithësi, kemi konsumim të paktë dhe harxhim të lartë në këtë fazë. Si rezultat, mund të biem edhe nga pesha. Pra stina e verës është një periudhë ideale për të gjithë ata që duan të eleminojnë disa kilogramë të tepërt.

Megjithëse në verë harxhojmë më shumë energji nuk këshillohet konsumi i shumë ushqime në këtë fazë. Për shkak të konsumit të ushqimeve të lehta dhe pijeve të shumta në këtë stinë, lëngjet e tretjes në stomak hollohen duke shkaktuar dobësim të funksionit të tretjes. Prandaj, nuk është e përshtatshme që të konsumojmë shumë ushqime të yndyrshme, të cilat mund të shkaktojnë keqtretjen dhe bllokimin në stomak dhe zorrë.

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, qarkullimi i mirë i energjisë, pa pengesa në organet e brendshme është gjendja ideale e shëndetit. Prandaj, nuk duhet të konsumojmë tepër ushqime para stinës së vjeshtës. Mjekët kinezë sugjerojnë se ushqimet e përshtatshme në verë duhet të favorizojnë dhe nxitin qarkullimin e brendshëm në sistemin e tretjes.

3 parimet për ushqimet dhe pijet e shëndetshme në verë.

1. Konsumi i ujit dhe lëngjeve

Mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të madhe bashkërendimit të "Yin"-it dhe "Yang"-ut, lidhjes së ngushtë mes trupit të brendshëm dhe natyrës së jashtme. Dimri është stina e "Yin"-it dhe vera është stina e "Yang"-ut. Në stinën e nxehtë të verës, energjia "Yang" e trupit është edhe më e madhe. Ajri i ftohtë që grumbullohet brenda trupit mund të asgjësohet ose largohet më lehtësisht. Në fazën "San Fu" do të djersitemi më tepër dhe do të kemi më shumë etje. Prandaj, konsumi i rregullt me ujë është thelbësor gjatë kësaj faze për të mbajtur trupin të hidratuar.

2. Ushqimet e tharta dhe të ëmbla

Temperatura e lartë në verë shkakton etjen e shpeshtë. Prandaj, duam të pimë shumë ujë ose pijet e freskta në këtë fazë. Akumulimi i ujit të tepërt brenda organeve të brendshme mund të ndikojë tek funksionet e tretjes e tek shpretka, e cila pëlqen mjedis të thatë. Prandaj, oreksi ynë ndryshon gjatë kësaj faze.

Sipas opinioneve të mjekësisë kineze për ruajtjen e shëndetit, ushqimet e tharta dhe të ëmbla mund të stimulojnë oreksin tonë. Për shembull, si ananas dhe rrushi.

3. Ushqimet që frenojnë zjarrin e brendshëm

Vera e nxehtë mund të shkaktojë zjarr të brendshëm duke shkaktuar shqetësime, ankth, stres dhe pagjumësi. Po ashtu gjatë kësaj faze mund të ndihemi më impulsivë. Këto fenomene janë quajtur si probleme emocionale në verë. Prandaj, ushqimet që frenojnë zjarrin e brendshëm janë domatja, trangulli dhe perimet e tjera të freskta. Po ashtu qumështi është një pije e mirë që favorizon energjinë "Yin".

Ushqime të veçanta në stinën e verës

1. Pjeshka

Në kulturën kineze, pjeshka është simboli i jetëgjatësisë dhe lumturisë. Në tregimet e romanet e lashta kineze, pjeshka është përshkruar si frut magjik, personat që konsumojnë pjeshkë jetojnë gjatë.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, pjeshka ka shije të thartë dhe të ëmbël. Ajo favorizon shëndetin e mushkërisë dhe zemrës, mund të stimulojë sekretimin e pështymës dhe të asgjësojë etjen. Ky frut mund të nxisë metabolizmin në zorrë dhe të pastrojë mbetjet e akumuluara në zorrë, po ashtu pjeshka favorizon energjinë jetike "chi".

 

Pjeshka është frut i verës. Ja disa receta të përshtatshme për pjeshkat.

Reçel pjeshke: 500 gramë tul pjeshke pa lëkurë dhe pa bërthamë, 250 gram sheqer, 500 mililitra ujë në një tenxhere. Në zjarr të lartë i ziejmë së bashku. Ulim temperaturën dhe i përziejmë vazhdimisht. Pasi të jetë trashur lëngu i hedhim 100 gramë arra dhe 100 gramë fara susamit të zi. I lëmë edhe për 10 minuta më tepër. Pasi të ftohet, mund ta konsumoni këtë masë, e cila favorizon qarkullimin e gjakut.

Shalqiri

Shalqiri është një frut shumë i përshtatshëm gjatë stinës së verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin.

Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.

Shalqiri kontrollon tensionin e lartë të gjakut

Shalqiri ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut. Falë kaliumit dhe magnezit tek shalqiri ruhet shëndeti i enëve të gjakut, dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut.

Nëse vuani nga hipertensioni, pini një gotë lëng shalqiri çdo ditë.

Gjithashtu shalqiri na dobëson

Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t'u dobësuar quhet citrulline.

Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.

Shalqiri hidraton trupin

Shalqiri përmban mbi 90% ujë dhe ndihmon në hidratimin e trupit dhe ruajtjen e elektroliteve.

Sipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Aberdeen për Mjekësi u zbulua se kombinimi i kripërave minrealve dhe sheqerit natyral tek shalqiri arrin të hidratojë më mirë organizmin se uji.

Gjatë ditëve të nxehta të verës, konsumoni një ose dy gota me lëng shalqiri në ditë për të qëndruar të hidratuar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China