PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dokumentari "Jam në Kinë"
2015-12-02 17:30:16 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të rinjve shqiptarë që kanë zgjedhur Kinën për studime në fusha të ndryshme, duke shtuar dhe shkëmbimet mes të rinjve të të dy vendeve. Qeveria kineze prezantoi ditët e fundit "Planin e shkëmbimeve të 1 mijë të rinjve midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore" për të nxitur njohjen mes të rinjve.

Duke marrë shkas nga kjo "Ejani" Video pranë CRI-Shqip realizoi dokumentarin "Jam në Kinë" në shqip dhe kinezisht. Përgjatë një viti gazetarët e CRI shqip fokusuan në kamera jetën e 7 studentëve shqiptarë në Kinë, duke i bërë protagonistë të dokumentarit.

Dokumentari prej afro 60 minutash është realizuar si një triptik. Në pjesën e parë me titull "Jeta" ai na njeh me jetën e çiftit Konda, të dy studentë pasuniversitarë në Kinë. Pjesa e dytë titullohet "Kultura" dhe rrëfen përvojën e shqiptares Nertila Sinameta në kontaktet me kulturën dhe miqtë kinezë, duke mbetur e befasuar nga kjo pasuri e njerëzimit. Ndërsa pjesa e fundit e dokumentarit trajton ëndrrën e studentëve shqiptarë pas diplomimit në universitetet kineze dhe planet e tyre për të ardhmen.

 

<<<Jam në Kinë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China