Pekin, mbahet ceremonia e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore

Parada, parakalon formacioni më i madh i rojave të nderit: Në paradën ushtarake me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, parakaluan në sheshin "Tienanmen" edhe 207 anëtarë të Rojës së Nderit, duke përbërë formacionin më të madh të rojave të nderit në historinë e vendit.

 

Kuadrati i heronjve të Ushtrisë së Bashkuar Antijaponeze në Verilindje

 

Në këtë formacion janë përfshirë për herë të parë edhe 51 anëtare femra. Nga rreshti i parë në të fundit janë përkatësisht pjesëtarë të rojave të nderit të forcave tokësore, detare dhe ajrore.

 


Bateri raketash (Raketa Dong-26)



Formacion tankesh (99A)


Gjatë 60 vjetëve të krijimit, Roja e Nderit ka kryer me sukses mbi 3800 misione, duke fituar titullin "Shembull ushtarak" të dhënë nga Komisioni Qendror Ushtarak.


Kuadrati i forcave të armatosura të Laosit

Kinë, trupat e 17 vendeve morën pjesë në paradën e Ditës së Fitores:Kuadratet me trupat përfaqësuese nga 17 vendeve të 5 kontinenteve morën pjesë të enjten në parakalimin e Ditës së Fitores në Pekin. Kjo është hera e parë që Kina fton trupa të huaja të marrin pjesë në paradën ushtarake.



Kuadrati i forcave të armatosura të Egjiptit

Kuadrati i forcave të armatosura të Meksikës

Grupi përfaqësues i ushtrisë së Fixhit


Kuadrati i forcave të armatosura të Serbisë

Kuadrati i forcave të armatosura të Federatës Ruse


Kuadrati i forcave të armatosura të Serbisë

Bjellorusia, Kuba, Egjipti, Kazakistani, Kirkizistani, Meksika, Mongolia, Pakistani, Serbia, Taxhikistani dhe Rusia dërguan në parakalim trupat e tyre ushtarake, secili prej 75 vetash. Ndërkohë, Afganistani, Kamboxhia, Fixhi, Laosi, Vanuatu dhe Venezuela dërguan në parakalim trupat përfaqësuese, prej 7 vetash.


Kuadrati i trupave heroike që morën pjesë në Ofensivën e Qindra Regjimenteve  

Kuadratet me trupat përfaqësuese, të veshur me uniforma ushtarake, parakaluan sheshin Tiananmen të mbushur me frymë, duke pasqyruar traditën dhe figurën e mirë të ushtrive të vendeve të ndryshme. Pas mbërritjes në Kinë, oficerë e ushtarë të huaj zhvilluan stërvitje intensive, duke u mësuar me klimën e mjedisin në Pekin. Pavarësisht nga vështirësitë në stërvitje, çdo pjesëmarrës i huaj në parakalim ruajti gjendjen e mirë shpirtërore.

Parada, formacioni ajror i mbrojtjes së flamujve kalon mbi sheshin "Tienanmen": Në Pekin po zhvillohet parada ushtarake me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore. Parada nisi pas inspektimit të trupave nga kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping. Parada nis me kalimin mbi sheshin "Tienanmen" të formacionit ajror me flamurin kombëtar të Republikës Popullore të Kinës dhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Formacionin e drejton nga avioni gjenerali Tao Binlan.

6 helikopterë mbrojnë flamurin kombëtar dhe flamurin ushtarak. 20 helikopterë formojnë numrin 70, duke simbolizuar 70-vjetorin e Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, si dhe rrugën e re të ringjalljes së kombit kinez, që ka kaluar nëpër tymin e luftës. Kjo është hera e parë që përdoret elementi i formimit në ajër të numrit përkujtimor gjatë një parade ushtarake në Kinë.

Formacion helikopterësh

Në fund të formacionit, 7 avionë stërvitorë lëshojnë 7 vija tymi me ngjyra, çka simbolizon rrugën e kombit kinez nga e kaluara e trazuar me luftëra në të ardhmen me paqe.

Xi Jinping fillon inspektimin e trupave të paradës ushtarake

  

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping, i shoqëruar nga tingujt e lartë të borisë,  hipi në makinën "Flamuri i kuq" dhe nisi inspektimin e trupave të rreshtuar për të marrë pjesë në paradën ushtarake.

Pekin, mbahet ceremonia e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore

Në orën 10 të së enjtes sipas orës së Pekinit, nisi në sheshin Tiananmen ceremonia përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Anti-fashiste. 

Kryeministri i Kinës Li Keqiang shpalli hapjen e ceremonisë.



Në sheshin Tiananmen u lëshuan 70 të shtëna topi, në shenjë nderimi të 70-vjetorit të fitores së Luftës.

Përgjatë Bulevardit Changan, trupat e avionët e forcave tokësore, detare dhe ajrore janë në gatishmëri për parakalimin historik.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe liderë të huaj, përfaqësues të qeverive e vendeve të tjera dhe përgjegjës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij presin liderët e vendeve të ndryshme

Më 3 shtator, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan pritën të ftuarit e huaj, liderë të vendeve të ndryshme që kanë ardhur në Pekin për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe fundit të Luftës Botërore Anti-fashiste.


Në këtë aktivitet marrin pjesë presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, ai i Çekisë Miloš Zeman, i Egjiptit Abdelfattah al Sisi, Koresë së Jugut Park Geun-hye, i Vietnamit Trương Tan Sang, i Rusisë Vładimir Putin dhe i Sudanit Omar al-Bashir. 



Australia, Brazili, Franca, Hungaria, India dhe Italia kanë dërguar përfaqësuesit e tyre.

Krahas këtyre, në këtë ceremoni marrin pjesë edhe përgjegjësit e organizatave ndërkombëtare, si sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, OBSH-s Margaret Chan, UNESCO-s Irina Bokova, UNIDO-s Li Yong, kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Terry Morel dhe sekretari i O.B.Sh-së Mezentsev Dmitry.

Pekin, zhvillohet përkujtimore e Ditës së Fitores

Ceremonia përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe fundit të Luftës Botërore Anti-fashiste u mbajt të enjten paradite në orën 10, në sheshin Tiananmen të Pekinit.

Në paradën ushtarake, tre forcat ushtarake të Kinës u ndanë në 50 formacione duke parakaluar sheshin Tiananmen. Në këto formacionet përfshiheshin dy formacione të veteranëve, 11 formacione të këmbësorisë, 27 formacione të pajisjeve dhe 10 formacione ajrore. Në paradë morën pjesë rreth 12 mijë veta, mbi 500 pajisje dhe rreth 200 aeroplanë.

Krahas këtyre, 17 vende midis tyre Rusia, Kazakistani, dërguan formacione dhe përfaqësues të marrin pjesë në paradën ushtarake.

Në orën 9, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan i pritën të ftuarit e huaj në sheshin jashtë portës Duanmen.