PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fjalimi i Xi Jinping në Samitin e APEC-ut
2014-11-11 14:11:05 CRI Komenti juaj Printoni

Në Takimin e 22-të të Drejtuesve Ekonomikë të APEC-ut, kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për vepra konkrete për lehtësimin e tregtisë së lirë, përmirësimin e lidhjeve dhe zhvillimin e inovacionit.

Në këtë takim, Xi nënvizoi se anëtarët e APEC-ut kanë arritur konsensus të rëndësishëm në nisjen e procesit për Zonën e Tregtisë së Lirë të Azi- Paqësorit(FTAAP), nxitjen e lidhjeve si dhe ndjekjen e inovacionit dhe zhvillimit.

"Duhet të kthejmë fjalët në vepra dhe të bëjmë projekte zhvillimi për 5, 10 apo 25 vitet e ardhshme," tha Xi.

Ky vit shënon 25-vjetorin e APEC-ut, një mekanizëm bashkëpunimi i nivelit të lartë, që mbuluar një gamë të gjerë fushash në Azi-Paqësor.

Rajoni i Azi-Paqësorit ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me sfida dhe mundësi dhe problemet duhet të trajtohen në mënyrë aktive, tha ai.

Xi sugjeroi për rajonin forcim reformash dhe risi në zhvillimin industrial dhe teknologjik. Situata e re ekonomike kërkon gjithashtu që rajoni të shpejtojë përmirësimin e lidhjes dhe infrastrukturës, tha Xi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China