Kryetari i sapozgjedhur i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi ndjekjen e vazhdueshme të rrugës së zhvillimit paqësor në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes së sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
"Populli kinez do paqe. Do të vazhdojmë të mbajmë lart flamurin e paqes, të zhvillimit, të bashkëpunimit me leverdi të përbashkët, duke ngulur këmbë në zbatimin e strategjisë së hapjes së vendit ndaj botës së jashtme me përfitim reciprok. Do ti kushtojmë vëmendje bashkëpunimit miqësor me vendet e ndryshme, duke kryer përgjegjësi dhe detyrimet ndërkombëtare për të bërë përpjekje së bashku me popujt e tjerë në punën e lavdishme të realizimit të paqes dhe të zhvillimit të njerëzimit", tha kryetari kinez i shtetit.
[CIBN / CRI-Shqip]:Xi Jinping, vazhdojmë në rrugën e zhvillimit paqësor

[CIBN / CRI-Shqip]:Xi Jinping mbajti fjalim të rëndësishëm
Më 17 mars u mbyll në Pekin mbledhja e pare të legjislaturës së 12-të të AKP-së, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti fjalim të rëndësishëm në ceremoninë e mbylljes.
Në mbledhjen e kësaj here u miratua rezoluta e miratimit të raportit mbi veprimtarinë e qeverisë, u miratua raporti i veprimtarisë së qeverisë, u miratua me votim raporti mbi veprimtarinë e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, u miratua me votim buxheti financiar qeveritar dhe local të vitit 2013, u miratua gjendja e zbatimit të buxhetit financiar të vitit 2012, u miratua me votim rezolutën mbi raportin e veprimtarisë së Prokurorisë së Lartë, u miratua edhe ai i Gjykatës së Lartë. (Vera)
[CIBN / CRI-Shqip]:Wen: "Rritja ekonomike këtë vit, 7.5%"
Kryeministri Wen Jiabao, në fjalimin e fundit në postin e shefit të qeverisë, përpara Asamblesë Kombëtare Popullore të martën, tha se rritja ekonomike e vendit për këtë vit pritet të jetë 7.5 përqind, ndërsa CPI-ja parashikohet në rreth 3.5%.
Ai gjithashtu u zotua për krijimin e më shumë se nëntë milion vendeve të reja të punës e mbajtjen e papunësisë në zonat urbane nën nivelin 4.6%.
Wen tha se qeveria do të punojë për rritjen e të ardhurave të qytetarëve, në raport të drejtë me rritjen ekonomike të vendit. (Ardi Pulaj)
[CIBN / CRI-Shqip]:Pekin, mblidhet legjislatura e re e AKP-së
Në Pekin u mbajt të martën mbledhja e parë e legjislaturës së re të Asamblesë Kombëtare Popullore, me pjesëmarrjen e Hu Jintaos, Xi Jinpingut e liderëve të tjerë të Kinës si dhe të rreth 3000 ligjvënësve, që morën zyrtarisht mandatet e tyre.
Kjo është hera e parë që në Asamble, ka një përfaqësim më të plotë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë punëtorët emigrantë dhe bujqit. Numri i tyre në këtë legjislature shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarën. Ndërsa përqindja e përfaqësuesve nga rradhët e kuadrove të partisë dhe të qeverisë u ul.
Gjatë 12 ditëve të punimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore, përveç shqyrtimit të raportit për punën e qeverisë, ligjvënësit do të vendosin edhe për reformën institucionale. (Vera/ Ardi Pulaj)