Ndërkohë konsumi i brendshëm, i cili ka qenë motori i rritjes në rajon, u pakësua gjatë krizës financiare. Raporti përmend Shqipërinë ndër vendet që patën një ulje të ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit dhe të të ardhurave nga imigrantët, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë. Të gjitha këto zhvillime shkaktuan ngadalësim në gjysmën e parë të 2012 ndërsa treguesit për muajt e fundit të vitit janë të ndryshëm për vende të ndryshme të rajonit.
Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm në rajon pritet të jetë ulur me 3 për qind në vitin 2012, ndërsa për këtë vit, ai parashikohet të ketë një rritje të lehtë në 3 presje 6 për qind ndërkohë që faktorët që ndikuar në ngadalësimin e rritjes ekonomike gjatë 2012-ës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm."