[CIBN / CRI-Shqip]:Xi Jinping, sekretari i ri i përgjithshëm i KQ të PKK-së
Në sesionin e parë plenar të Komitetit të 18-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të zhvilluar të enjten paradite, z. Xi Jinping u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Gjithashtu, Xi Jinping, Li Keqiang, Zhang Dejiang, Yu Zhengsheng, Liu Yunshan, Wang Qishan dhe Zhang Gaoli u zgjodhën anëtarë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
Sesioni i parë plenar i Komitetit të 18-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës e zgjodhi po ashtu z. Xi Jinping në postin e kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak të PKK-së, ndërsa Fan Changlong e Xu Qiliang u zgjodhën nënkryetarë.
Në këtë sesion u miratuan edhe sekretari, zv.sekretari dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Disiplinës të PKK-së. Sekretar i këtij Komisioni u zgjodh Wang Qishan.
[CIBN / CRI-Shqip]:KQ i 18-të i PKK-së, rreth gjysma e emrave të rinj
Partia Komuniste e Kinës mbylli Kongresin e vet të 18-të Kombëtar në Pekin pas zgjedhjes së Komitetit të ri Qendror dhe të Komisionit të ri të Qendror të Disiplinës.
Komiteti i ri Qendror, organi më i lartë vendimmarrës i PKK-së, përfshin 205 anëtarë dhe 171 anëtarë alternativë, prej të cilëve gati gjysma janë fytyra të reja.
Xi Jinping dhe Li Keqiang janë zgjedhur në Komitetin e 18-të Qendror të PKK-së, ndërsa Hu Jintao dhe gjashtë anëtarë të tjerë të Komitetit të 17-të Qendror nuk janë në listë.
Në sesionin e vet të parë të zhvilluar të enjten në mëngjes Komiteti i ri Qendror është ngarkuar me zgjedhjen e Byrosë Politike, të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
Dita e fundit e Kongresit të PKK-së----Informacion i shpejtë
[CIBN / CRI-Shqip]:Përfundon votimi për dy organet e PKK-së
Në orën 9 të së mërkurës sipas orës së Pekinit nisi sesioni i fundit i Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës. Sesioni, ku ishin të pranishëm 2307 delegatë, u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i PKK-së Hu Jintao.
Gjatë këtij sesioni u krye votimi për Komitetin Qendror dhe Komisionin Qendor të Disiplinës. Mbi bazën e vëzhgimit të përgjithshëm të votimit, z. Hu Jintao e shpalli atë të vlefshëm.
[CIBN / CRI-Shqip]:Kongresi i PKK-së, delegatët: "Rishikimi i Statutit përputhet me kohën"
Në procesin e zhvillimit të Partisë Komuniste të Kinës është shumë e nevojshme që në Statutin e saj të përfshihen praktikat dhe teoritë e reja. Kështu u shprehën delegatët e Kongresit të 18-të lidhur me rishikimin e Statutit të PKK-së.
Delegatët ishin të mendimit se përfshirja e konceptit të zhvillimit shkencor bashkë me marksizëm-leninizmin, idetë e Mao Ce Dunit, teorinë e Ten Hsiao Pinit dhe konceptin e "3 përfaqësimeve" përputhet me kërkesat e kohës, si edhe me vullnetin e popullit. Ata po ashtu u shprehën se futja në raportin e Kongresit e zhvillimit të gjelbër me karakteristika kineze tregon nivelin e lartë të qeverisjes të PKK-së dhe pasqyron objektivat e reja për një Kinë të bukur dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të kombit kinez.
[CIBN / CRI-Shqip]:Dita e fundit e Kongresit të PKK-së
Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së mbyllet të mërkurën. Në ditën e fundit të tij do të zgjidhen anëtarët e Komitetit të ri Qendror e Komitetit të Disiplinës si dhe do të miratohet raporti i Komitetit të 17-të Qendror.
Gjithashtu pritet të miratohet edhe raporti mbi veprimtarinë e Komitetit për Disiplinën dhe vendimi mbi rregulloren e re të punës të PKK-së.
Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së----Informacion i shpejtë
[CIBN / CRI-Shqip]:Kongresi i 18-të, Hu Jintao kërkon ndryshimin e modelit ekonomik
Kina duhet të përmirësojë ekonominë e tregut me karakteristika socialiste dhe të shpejtojë ndryshimin e modelit të rritjes ekonomike, theksoi në raportin e tij për kongresin kryetari Hu Jintao.
"Duke marrë parasysh situatën e ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare, për të garantuar zhvillimin cilësor, ne duhet të nxisim ndryshimin e modelit të rritjes ekonomike," tha Hu Jintao.
Sipas numrit një të Kinës, zhvillimi ekonomik është detyrë kryesore, luan rolin vendimtar për rilindjen kombëtare, ndërsa zhvillimi është çelësi i zgjidhjeve të problemeve që përballet Kina.
Vetëm duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë ekonomik të Kinës ne mund të vendosim një themel të fortë për rritjen e prosperitetit material të vendit, rritur mirëqenien e njerëzve dhe sigurimin e harmonisë sociale dhe stabilitetin, tha ai.
Në të njëjtën kohë, kryetari i shtetit i Kinës u shpreh se zhvillimi duhet të bazuar në mënyrë shkencore.
[CIBN / CRI-Shqip]:Hu Jintao: "Kina, e angazhuar në zhvillimin paqësor
Hu Jintao u shpreh të enjten se Kina është e angazhuar në rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të ndjekë vendosmërisht një politikë të jashtme të pavarur të paqes.
"Kina do të vazhdojë të mbajë lart flamurin e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit, do të bëjë përpjekje për të mbajtur paqen në botë dhe për të nxitur zhvillimin e përbashkët," u shpreh Hu Jintao në një raport në Kongresin e 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Kina bën thirrje për promovimin e barazisë dhe besimit reciprok, gjithëpërfshirjen, të mësuarit dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duke bërë përpjekje të përbashkëta për të mbështetur drejtësinë ndërkombëtare, tha Hu.
[CIBN / CRI-Shqip]:Kina shton të ardhurat për frymë në objektivat e rritjes ekonomike
Hu Jintao ka vendosur një objektiv të ri për rritjen ekonomike në ditën e parë të Kongresit të 18-të të PKK-së, duke thënë se Kina duhet të dyfishojë GDP-në e saj të 2010-s dhe të ardhurat për frymë për banorët në qytete dhe fshatra në vitin 2020.
"Me qëllim zhvillimin e balancuar të Kinës, të koordinuar dhe të qëndrueshëm, ne duhet të dyfishojmë GDP-në dhe të ardhurat për frymë për banorët në zonat urbane dhe rurale (në 2020)," tha Hu në raportin kryesor në hapjen e Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së.
Kjo është hera e parë që të ardhurat për frymë të banorëve përfshihen në objektivin e rritjes ekonomike të përcaktuar nga PKK-ja. Objektivat e mëparshme të përcaktuara në Kongreset e 16-të dhe 17-të të PKK-së përmendin thjesht për rritjen e GDP-së, por jo të ardhurat për frymë.
[CIBN / CRI-Shqip]:Hu Jintao: Të ndryshojmë përbërjen e Asamblesë Kombëtare
Kina do të shtojë proporcionalisht numrin e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Popullore nga komuniteti, duke ulur numrin e deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga partia dhe zyrtarët, deklaroi lideri kinez Hu Jintao të enjten në Kongresin e 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Kryetari theksoi se do të zgjidhen më shumë përfaqësues nga punëtorët, fermerët dhe intelektualët të fushave të ndryshme.
Për këtë do të vendosen zyra të posaçme brenda kongresit popullor për të përmirësuar mekanizmin e shkëmbimit mes përfaqësuesve dhe popullit, theksoi Hu Jintao në raportin e tij drejtuar kongresit.
[CIBN / CRI-Shqip]:Kongresi i PKK-së: "Të vendosur për të ecur në rrugën e socializmit"
Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës filloi punimet në Pekin të enjten në mëngjes në Pallatin e Madh të Popullit. PKK-ja, është parti në pushtet në Kinë. Në këtë kongres marrin pjesë liderët kryesorë të PK të Kinës dhe 2300 delegatë .
Në emër të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të kombëtar të PK të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PK të Kinës Hu Jintao mbajti raportin që ju paraqitet të gjithë delegatëve për shqyrtim. Në këtë raport, PK e Kinës u shpreh se do ta udhëheqë Kinën të ecë me vendosmëri në rrugën e socializmit me karakteristika kineze.
Kongresi kombëtar i PK të Kinës dhe Komiteti Qendror i zgjedhur në këtë kongres janë organi suprem udhëheqës i PK të Kinës.
Kongresi mbahet një herë në 5 vjet. Sot Partia Komuniste e Kinës ka mbi 80 mijë anëtarë.
Sipas rendit të ditës, gjatë shtatë ditëve, delegatët do të shqyrtojnë raportin e bërë nga Hu Jintao, do të shqyrtojnë dhe do të miratojnë "Statusin e PK të Kinës të rishikuar", do të shqyrtojnë raportin mbi veprimtarinë e Komitetit Qendror Disiplinor dhe do të zgjedhin Komitetin e ri Qendror dhe Komitetin e ri Qendror Disiplinor.
[CIBN / CRI-Shqip]:Wu Bangguo drejton kongresin e sotëm. Ai shpalli: tani po hapet kongresi i 18-të i Partisë Komuniste Kineze.
[CIBN / CRI-Shqip]:Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nis punimet sot, në orën 9 paradite sipas orës së Pekinit, në Pallatin e Asamblesë Popullore në Pekin.