Shqipëria rrit pensionet

Të moshuarit do të përfitojnë rritjen në masën 4% të pensioneve të pleqërisë, ato familjare e të invaliditetit në qytet dhe në masën prej 5% në fshat. Rritja e pensioneve ka filluar të aplikohet që nga 1 korriku, por sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho, e cituar nga "abcnews", pensionistët të cilët ditën e hënë e kanë marrë pensionin pa rritjen shtesë do të mund ta tërheqin bashkë me pensionin e muajit gusht. Numri i përfituesve nga rritja e pensionit është 552904 persona nga të cilët 291893 pensione pleqërie, 50167 pensione invaliditeti dhe 50656 pensione familjare për qytetin. Ndërsa në fshat përfitojnë 160188 pensionistë si dhe 30900 persona nga programe speciale si ushtarakët, minatorët, etj. Ndërkohë qeveria njoftoi rritjen sërish të pagave dhe të pensioneve për 820 mijë familje shqiptare, rritje kjo e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhje së qeverisë...