Më tepër<<<   Komenti im<<<
Jemi sërish me intervistën për Radion e Jashtme të Kinës, pra në një bisedë për tregtinë, për mallrat që tregtohen në Shqipëri nga Kina. Jemi me një tjetër tregtar që ka një dyqan që  tregton më tepër pajisje dhe materiale elektrike, gjëra të nevojshme për ambientet shtëpiake.

  

Mund të prezantohemi. Emri im është Rigers Bena. Unë jam nga Vlora por jetoj në qytetin e Tiranës. Kam disa vite që kam hapur këtë biznes. Kryesisht, biznesi bazohet në materiale elektrike që janë të domosdoshme për mjediset shtëpiake. Bazohet kryesisht në llamba, llamba me neon, çelësa elektrikë, të cilat janë shumë të nevojshme në kohët e sotme. Ky biznes më ka ecur shumë mirë. Besoj se edhe pse është një sezon krize, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të Europës, kërkesa për këto materiale ka qenë shumë e lartë dhe arsyeja kryesore që ky biznes më ka ecur është se këto materiale janë të një cilësie shumë të mirë dhe me çmime konkurruese në treg dhe që popullsia e Shqipërisë e ka mundësinë t'i blejë.


 Gazmend               Rigers Bena

 

Ju thatë vetë që është një krizë ekonomike edhe këtu në Shqipëri po thellohet kriza ekonomike. Ka rënë fuqia blerëse e konsumatorit, në krahasim me vitet e mëparshme, për këto materiale që janë të nevojshme për shtëpitë?

 

Megjithëse është një periudhë kize që ndodh në qeverisjen e çdo shteti, në Shqipëri nuk ka rënë kërkesa për këto materiale, pasi këto janë gjera shumë të nevojshme që çdo njeri duhet t'i ketë në shtëpinë e tij. Në qoftë se çmimet do të ishin edhe pak më të lira, sepse është edhe pasoja e krizës, kërkesa do të rritej edhe më shumë, pasi gjithë këto vite që unë kam hapur biznesin tim, kërkesa ka qenë e njëjtë. Gjithmonë e njëjta kërkesë, s'kam pasur asnjë luhatje. Në qoftë se do të kishte çmime pak më të lira dhe mallrat qe ne marrim nga Kina të vijnë me çmim më të ulët, si edhe transporti që ka çmimet paksa të larta dhe është një kohë e gjatë për mallrat që të vijnë nga Kina në Shqipëri, pra në qoftë se ulen çmimet, besoj se kërkesë-oferta për këto mallra do të rritej në Shqipëri.

  

Ndërkohë që shteti kinez po zhvillon dy sesione tani, kur ndër të tjera shprehet në përkrahje të biznesin e vogël dhe të mesëm. Edhe biznesi juaj bën pjesë në këto dy lloje biznesesh, pra mbase për të ndikuar që çmimet të jenë më të ulëta dhe për të ndihmuar ato që duan të blejnë doemos, por që çmimet, mbase do të ishin më të favorshme për t'i blerë.

 

Ashtu siç edhe unë kam hapur këtë biznes, kam edhe disa miq të mi biznesmenë këtu në Shqipëri të cilët marrin mallra nga Kina, pasi Shqipëria, këto vitet e fundit ka krijuar shumë marrëdhënie me Kinën për tregti për mallra kineze, pasi janë shumë të kërkueshëm në tregun shqiptar. Besoj se me pak çmime më të lira për mallrat kineze që shiten në Shqipëri, besoj se do të ketë një ofertë më të madhe dhe besoj se mallrat kineze do të ecin më shumë në këto kohë.

 

Gjithë këto mallra, që unë shikoj këtu, elektrike për shtëpinë, kush shiten më shumë, ku janë më të nevojshme për t'u konsumuar, pra që blihen më shumë. Siç dihet më të nevojshme janë llambat.

  

Çdo familje duhet të ketë ndriçim në shtëpi dhe mallrat më të kërkuara nga njerëzit janë llambat, neonet, prizat, çelësat elektrikë të shtëpisë, pasi këto janë edhe gjëra që nga luhatjet e energjisë në Shqipëri edhe digjen dhe këto kërkohen gjithmonë më shumë në tregun shqiptar.

Dhe një tjetër tregtar që merret me mallra që vijnë nga Kina këtu në Shqipëri, mallra që natyrisht janë të domosdoshme këtu në Shqipëri. Unë shikoj që dyqani këtu është i mbushur me abazhurë, mbase me zbukurime që nevojiten për çdo familje shqiptare, të cilët kanë nevojë për këto mallra. Mund të prezantoheni, si quheni?  

 

Përshëndetje, unë jam Erlis Maçi, jam një biznesmen i vogël mund të themi. Punojmë kryesisht me abazhurë porcelani, të cilat i importojmë nga Kina. Zakonisht sjellim abazhurë, llamba të ndryshme, vazo të ndryshme porcelani, në të cilat kuptohet që Kina është një nga më të mirat në botë. Ne i marrit të një cilësie jashtëzakonisht shumë të mirë dhe që kanë ecur në Shqipëri, pasi Shqipëria po ecën goxha mirë. Çmimet janë të arsyeshme krahasuar me nivelin e jetesës këtu në Shqipëri, nuk janë shumë të shtrenjta. Në bazë të nivelit të jetesës shkojnë edhe çmimet. Ka edhe çmime të shtrenjta, ka edhe të lira, siç e shihni vetë. Këta abazhurë variojnë në çmime të ndryshme.


Gazmend               Erlis Maçi

 

Ka ndikuar ndopak kriza ekonomike në 2010-n për ecjen e këtyre mallrave për konsum?

 

Kriza ekonomike ka ndikuar pak, pasi këta mund të quhen si objekte luksi, si dhe jo të domosdoshme, jo bazike për njerëzit, por që për rregullimin e shtëpive të ndryshme, njerëzit kanë filluar t'i blenë sa më shumë këto abazhurë, zbukurime, vazo që vijnë nga Kina.

 

Shteti kineze po zhvillon dy sesione, që do të jenë në ndihmë të biznesit të mesëm dhe të vogël, dhe kjo është një gjë shumë e mirë ndaj krizës ekonomike, në të cilën janë të gjithë, pra jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera të botës. Si mendoni, malli që importohet nga Kina, për të pasur çmime më të lira, do të ishte kjo edhe në favor tëndin edhe të konsumatorit këtu në Shqipëri?

 

Mundet që po të jetë ajo cilësi që ne marrim, me çmime më të ulëta, normale që do të ketë shitje më të mëdha dhe nuk do të ndikonte shumë kriza. Por në qoftë se, duke e krahasuar me krizën, në qoftë se ulet edhe cilësia dhe ulen edhe çmimet, besoj që shitjet do jenë po aty. Po të jetë kjo cilësi dhe çmime të ulëta, besoj që do të ketë shitje më shumë në Shqipëri. Pra e njëjta cilësi me çmim të ulët. Ulja e cilësisë do të ndikonte drejtpërdrejt në shitjen e produkteve. Kështu mendoj unë.

 

Një familje që s'ka edhe shumë mundësi, mund të marrë një abazhur që kushton më lirë, ndoshta ato duan më luks, mund të marrin një më të bukur, pra më të shtrenjtë.

 

Siç dihet Shqipëria është një vend që po ndërtohet i ri, pothuajse në çdo gjë, si në rregullimin e shtëpive edhe në ndërtimin shtëpive të reja, kështu që ne kemi mall për të plotësuar nevoja nga më të ndryshmet, nga më të lirat, për familje me mundësi ekonomike më të vogla, deri tek familjet që kanë të ardhura më të larta. Kështu që kanë mundësi të zgjedhin produktin e tyre në këto që shesim ne, në abazhurë.

 

 Atëherë, Erlis, unë ju uroj suksese, punë të mbarë dhe me këto dy sesione që po zhvillon shteti kinez, do të mund të ndihmohet mjaft biznesi i vogël dhe i mesëm edhe këtu në Shqipëri, sepse ne jemi një vend që po importojmë shumë mallra nga Kina, sidomos këto gjerat më të rëndësishme shtëpiake që i nevojiten çdo njeriu për shtëpinë e tij.

Jemi në një reportazh për radion e jashtme të Kinës, seksioni i gjuhës shqipe dhe ne qendër të reportazhit do të jetë sërish tregtia, pikërisht mallrat që vijnë nga Kina dhe shiten këtu në Shqipëri. Këtu pranë kam një tregtar. Nuk e di pra sa vite ka që merret me tregti, pra me mallra nga Kina.

 

Përshëndetje, unë quhem Endri Miliku, jam tregtar, përshëndes të gjithë dëgjuesit e Radio Kinës! Kam vite që merrem me biznesin e pajisjeve të brendshme shtëpiake, kryesisht dyer dhe së fundmi, po themi prej rreth katër vitesh, kam futur në biznesin tim, material i cili vjen posaçërisht për firmën time nga Kina, i një cilësie të mirë dhe klientela ime është shumë e interesuar, për arsye se raporti i çmimit me cilësinë është shumë i kënaqshëm.

 
Gazmend               Endri Miliku

Ndërkohë që tani është një krizë ekonomike, pra po ndjehet edhe në Shqipëri dhe në vitin 2010, ka rënë fuqia blerëseKëto janë shumë të nevojshme këto pajisje për shtëpitë dhe për masën e njerëzve duan që t'i blenë, por me krizën dhe me paratë, mbase është pak problem?

 

Në fakt konsumatori gjithmonë kërkon një çmim sa më të ulët, përgjithësisht duhet pasur parasysh raportin e cilësisë, por malli të cilin unë merrem nëpërmjet tregtisë me shtetin e Kinës, është që, edhe pse në kushtet e krizës, dhe ky lloj biznesi, ka pësuar edhe ai goditjet e veta, normalisht dihet, fuqia blerëse ka rënë, por që çmimi i mallit këtu vazhdon të jetë konkurrues në treg, sepse ruhet çmimi i cili është i pëlqyeshëm për klientët, por që edhe cilësia mbetet e pandryshuar, pra ndryshimi i cilësisë me ndryshimin e madh të çmimit, si arsye ose kërkesë gjatë kësaj periudhe të krizës, është i kënaqshëm.

 

Tani, Kina tani po zhvillon dy sesione dhe ka marrë një sërë masash për të ndihmuar biznesin e mesëm dhe të vogël në këtë krizë globale që po përjeton njerëzimi, jo vetëm këtu në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kjo është një ndihmë besoj për biznesin e mesëm dhe të vogël, edhe për juve si tregtar, mendoni se po të ishin çmimet më të lira, malli që ju do të blinit, do të shitej më shumë dhe do të kishte më shumë blerës?

 

Në momente krize, dihet që një çmim më i ulët, është më i leverdishëm. Fundja unë jam thjesht një tregtar që bën transportin dhe publicitetin, ose menaxhimin e shitjes së produkteve kineze, kryesisht, siç thashë për pajisje rregulluese për mjediset e brendshme të shtëpive, por që në këtë tregti, ne kemi pasur shumë bashkëpunim me miqtë tanë kinezë atje, ata e kanë kuptuar të gjithë situatën e krizës dhe çmimet nuk kanë pësuar rritje si pasojë e inflacionit të jashtëm dhe ne vazhdojmë normalisht tregtinë.