Më tepër<<< Komenti im<<<
Zhao Xiaoyong është i mendimit se tani në NVM-të ka tre probleme: vështirësitë për të mbledhur fonde, niveli i ulët i administrimit të ndërmarrjeve dhe aftësia e dobët e inovacionit teknologjik.
Masat e propozuara:
1. Për të zgjidhur vështirësitë e mbledhjes së fondeve, propozohet që ndërmarrjet shtetërore të sigurimeve të marrin pjesë në garantimin e mbledhjes së fondeve për NVM-të nëpërmjet fondeve dhe shërbimeve financiare të tyre.
2. Për të ngritur nivelin e administrimit, duhet të trajtohen periodikisht menaxherët e NVM-ve, duke i drejtuar ato të zhvillohen sipas politikave të vendit tonë. Pastaj duhet të forcohet trajnimi i punëtorëve, duke ngritur aftësinë e tyre profesionale.
3. Për të forcuar inovacionin teknologjik të NVM-ve, duhet të përkrahim industrializimin teknologjik. Unë propozoj që ndërmarrjet që kanë fituar çmime shtetërore në fushën teknologjike të aplikojnë kreditë. Shteti do t'u japë këtyre ndërmarrjeve garanci për të forcuar besimin e bankave për të dhënë kredi. Për të kërkuar produktet e reja, ndërmarrjet mund të zhvillohen me përkrahjen e "inkubatorit të ndërmarrjeve" përkatës. Qeveria duhet të përkrahë hartimin nga ndërmarrjet të standardit teknik të produkteve, duke forcuar ndikimin e markave të produkteve.