[Cri online/Shqip] 2009-10-01
Ceremonia kremtuese me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës
Këtu është sheshi Tiananmen në kryeqytetin e Kinës, Pekin. Sot ju transmetuam drejtpërdrejt prej këtej mitingun e festimit të 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.
60 vjet më parë, më 1 tetor 1949, udhëheqësi i Kinës së Re, Mao Ce Dun shpalli këtu përpara botës krijimin e Republikës Popullore të Kinës.
60 vjet kaluan shumë shpejt. Sot Kina është shndërruar nga një vend dikur i varfër e i prapambetur në fuqinë e tretë ekonomike në botë dhe pozita e saj ndërkombëtare është ngritur pandërprerë.
Sot rreth 200 mijë përfaqësues të kombësive dhe të qarqeve të ndryshme të Pekinit, përfaqësues të provincave, rajoneve autonome dhe të qyteteve në varësi të drejtpërdrejtë të pushtetit qendror të mbarë vendit, përfaqësues të rajoneve të Hong-Kongut, të Makaos dhe të Tajvanit dhe përfaqësues të bashkatdhetarëve me banim jashtë vendit e të miqve të huaj, u festua bashku jubileu i 60-të i Kinës së Re.
Mitingu festiv i sotëm u zhvillua në sheshin Tiananmen, që është sheshi më i madh qytetës në botë. Në veri të sheshit gjendet tribuna Tiananmen, dikur hyrja kryesore e Pallatit Perandorak. Pas qindra vjetëve, ajo ruan edhe sot shkëlqimin e dikurshëm.
Platforma e presidiumit të mitingut ndodhej pikërisht në tribunën Tiananm, nga ku udhëheqësit kinezë soditën prej andej parakalimin e ushtarëve dhe mjeteve dhe armatimeve të ushtrisë kineze si dhe manifestimin e masave popullore.
Në qendër të sheshit Tiananmen gjendet Monumenti i Heronjve të Popullit, që është në përkujtimin e dëshmorëve të rënë për krijimin e Kinës së Re dhe për rilindjen e kombit kinez. Mbi monument është gdhendur mbishkrimi i lënë nga kryetari Mao Ce Dun "Pavdekësi heronjve të popullit".
Në veri të Monumentit të Heronjve të Popullit kinez, ngritur portreti i madh i doktorit Sun Jat Sen, pionieri i revolucionit demokratik kinez dhe themeluesi i Partisë Guomindanase të Kinës. Në fillim të shekullit të 20-të, Sun Jat Sen udhëhoqi revolucionin demokratik kinez, që përmbysi dinastinë e fundit feudale në Kinë.
Për të shtuar edhe më shumë atmosferën e gëzueshme festive, në të dy anët e sheshit "Tiananmen" ishin vendosur 56 kolona të kuqe, secila me një peshë prej 26 tonëshe, si simbol i solidaritet të 56 kombësive të Kinës.
Mbi sheshin Tiananmen, janë varur 60 fenerë të mëdhenj të kuq, për jubileun e 60-vjetorit të Kinës së Re.
Tani në qendër të sheshit, ishin vendosur 80 mijë të rinj e të reja, të cilët me kurora shumëngjyrëshe në duar shfaqën njëra pas tjetrës 41 pamje në sfondin e sheshit. Në shesh ishin vendosur gjithashtu një bandë frymore ushtarake e përbërë nga 1500 orkestrues, një orkestër popullore prej 2500 orkestrues dhe një korr, të cilët interpretuan marshe dhe kënduan në shesh.
(Në orën 9 e 57 minuta të paraditës filloi kënga e marshimit)
Udhëheqësit e Partisë dhe shtetit të Kinës Hu Jintao, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qinglin, Li Changchun, Xi Jinping, Li Keqiang, He Guoqiang dhe Zhou Yongkang ishin vendosur në tribunën Tiananmen. Morën pjesë gjithashtu udhëheqës të tjerë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të Asamblesë Kombëtare Popullore, të Këshillit të Shtetit, të Konferencës Konsultative Politike dhe të Këshillit Ushtarak Qendror të Kinës, si dhe përfaqësues të veteranëve. Ceremonia filloi në orën 10 të paradites.
Sekretari i Komitetit të Partisë për qytetin e Pekinit, Liu Çi deklaroi të hapur mitingun e qarqeve të ndryshme të kryeqytetit për festimin e 60-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës dhe dhënien e të shtënave të përshëndetjes.
Mitingun e festimit e drejtoi Liu Çi, i cili e deklaroi mitingun të hapur.
U dha përshëndetja me të shtëna, 60 të shtëna që simbolizonin jubileun e 60 vjetorit të Kinës së Re.
Nën gjëmimin e të shtënave, 200 ushtarë pjesëmarrës në paradë u nisën nga Monumenti i Heronjve të Popullit, të prirë nga flamuri kombëtar i Republikës Popullore të Kinës - flamuri i kuq me 5 yje. Pasi marshuan 185 metra drejt veriut, ata arritën në vendin e ngritjes së flamurit kombëtar në pjesën veriore të sheshit Tiananmen, ku kryen ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit.
Liu Çi: Të qëndrojmë solemnisht! Të ngrihet flamuri kombëtar dhe të këndojmë himnin kombëtar.
Liu Çi: Të fillojë parada ushtarake!
Kështu filloi parada solemne ushtarake. Në mes tingujve të "Marshit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze", sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak Hu Jintao, i hipur në një veturë të markës "Flamuri i kuq" të prodhimit kinez, u nis nga ura "Jin Shui Qiao" për në bulevardin "Çang-an".
Kryetari Hu Jintao, i hipur në veturë, kaloi në revistë forcat ushtarake pjesëmarrëse bë paradë që ishin rreshtuar nga Tiananmen e deri në Jianguo-men.
Hu Jintao përshëndeste: Përshëndetje, shokë! Jeni të lodhur!
Komandantët e formacioneve përgjigjeshin: Përshëndetje, kryetar! I shërbejmë popullit!
Kryetari Hu Jintao, i hipur në veturën e hapur, kaloi nga perëndimi në lindje, duke kaluar radhazi 44 kuadratet e forcave tokësore, detare e ajrore, të reparteve të trupave të artilerisë së dytë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, të reparteve të Policisë Popullore të Armatosur, të Milicëve Popullorë dhe të reparteve të shërbimit rezervist.
Ai parakaloi në radhë të parë 14 kuadratet e këmbësorisë. Ato janë nga forcat tokësore, detare e ajrore, nga trupat e artilerisë së dytë, nga trupat e Policisë së Armatosur, nga milicët popullorë, nga repartet rezerviste dhe nga akademitë e shkollat ushtarake. Kjo është hera e parë që trupat e posaçme marrin pjesë në paradën e Festës Kombëtare, gjë që flet për ndryshimet e reja në përbërjen e ushtrisë.
Përbërja e reparteve të këmbësorisë mishëronte historinë dhe traditat e ushtrisë kineze. Forcat e armatorusa, që merrnin pjesë në paradë, ishin nga ato që patën merita të mrekullueshme, u treguan të shkëlqyer në luftën kundër tërmetit dhe në ndihmën në raste fatkeqësie, në veprimet paqeruajtëse e në luftën kundër terrorizmit dhe në veprimet e shumëllojshme ushtarake ndërkombëtare etj.
Nga përbërja e forcave tona të armatosusa del se, me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe nxitjen e reformës ushtarake me karakteristika kineze, cilësia e tyre është ngritur dukshëm.
Kryetari Hu Jintao përshëndeste komandantët e ushtarët: "Përshendetje, shokë!"
Komandantët dhe ushtarët përgjigjeshin njëzëri: "Përshendetje, komandant!"
Kryetari Hu Jintao vazhdonte: "Shokë, jeni të lodhur!"
Komandantët dhe ushtarët thërrisnin: "I shërbejmë popullit!".
Më pas, kryetari Hu Jintao kaloi me radhë edhe 30 kuadratet e armatimeve me atë të tankeve të tipit të ri 99 në krye. Armatimet e tipit 52, duke përfshirë edhe aeroplanin paralajmërues, automjetin e luftës të tipit të ri, radarin e tipit të ri, aeroplanin pa pilot, satelitin e telekomunikacionit, pajisjet moderne të informacionit, që merrnin pjesë kësaj here në paradë, janë prodhuar plotësisht në Kinë. Pjesa më e madhe e tyre marrin pjesë në paradë për herë të parë.
Ndër to, kuadratet e armatimeve, si ato të policëve të armatosur, të përbërë nga "sulmuesi i leopardit të dëborës", të radarëve të tipit të ri, të ushtarëve të telekomunikacionit, të aeroplanëve vëzhgues pa pilot, të raketave kruis. dolën për herë të parë përpara publikut. Megjithëse një pjesë e pajisjeve ishin inspektuar edhe në të kaluarën, ato janë tipat e rinj; aftësia luftarake është ngritur më tej. Në epokën e re, tipat e pajisjeve të ushtrisë kineze janë më të shumta, niveli i prodhimit në vend është ngritur shumë dhe përqindja e informatizimit është rritur më tej.
Në mbrojtjen kombëtare, Kina ndjek politikën thjesht të mbrojtjes. Ajo i kushton më shumë rëndësi mbrojtjes së sovranitetit, sigurisë dhe tërësisë territoriale, garantimit të interesave të zhvillimit kombëtar dhe mbrojtjes së interesave të popullit, duke u përpjekur të krijojë një ushtri të fuqishme që t'u përshtatet nevojave të sigurimit e të zhvillimit të vendit dhe të konsolidimit të mbrojtjes kombëtare, për të realizuar ribashkimin dhe lulëzimin e vendit krahas fuqizimit të ushtrisë.
Kina zbaton strategjinë ushtarake të mbrojtjes aktive. Kjo strategji i përmbahet gjithmonë parimit të vetëmbrojtjes më parë dhe kundërsulmit më pas.
Kina këmbëngul në konceptin e ri të sigurisë me besim reciprok, me leverdi reciproke e të barabartë dhe me bashkëpunim. Ajo është për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe problemeve të vështira në mënyrë paqësore, si dhe për nxitjen e dialogut paqësor dhe bashkëpunimin me vende të ndryshme, duke kundërshtuar zgjerimin e aleancave ushtarake dhe agresionin e ekspansionin. Kina ka dhënë seriozisht premtimin që, qoftë tani apo edhe në të ardhmen dhe pavarësisht nga niveli i zhvillimit, nuk do të synojë kurrë për hegjemoni dhe ekspansion ushtarak.
Kina mban lart flamurin e paqes e të bashkëpunimit, ndjekja me vendossmëri e rrugës së zhvillimit paqësor dhe i përmbahet strategjisë së hapjes me leverdi të ndërsjellë, për të nxitur krijimin e një bote harmonike me paqe afatgjatë dhe me lulëzim të përbashkët.
Kryetari Hu parakaloi ushtarët dhe u kthyen nga "Jian Guomen" në tribunën Tiananmen.
Me rastin e 60-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kaloi me frymën e vet të burrërisë para udhëheqësve të shtetit dhe para popullit. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Hu Jin Tao përshëndeti ushtarët në bulevardin Çangan dhe kaloi përpapra tribunës Tiananmen.
Pasi mbaroi kalimin në revistë të ushtarëve, kryetari Hu Jintao u vendos në tribunën Tiananmen.
Filloi parakalimi solemn, trupat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore kaluan para tribunës.
Që nga krijimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, u zhvilluar 13 parada ushtarake dhe kjo e some është e 14-ta. Ajo do të jetë një shfaqje e përqendruar e sukseseve të arritura në mbrojtjen kombëtare dhe në zhvillimin e ushtrisë onë gjatë 60 vjetëve të Republikës Popullore të Kinës, sidomos gjatë 30 vjetëve të zbatimit të politikës së reformës dhe të hapjes. Ajo është edhe një shfaqje e zhvillimigt të ushtrisë kineze në 82 vjetët pas formimit të saj, sidomos në shekullin e ri dhe epokën e re.
Më 1 tetor të vitit 1949, si sot 60 vjet më parë, kryetari Mao Ce Dun shpalli selemnisht në tribunën Tiananmen para tërë botës se u krijua qeveria qendrore popullore e Republikës Popullore e Kinës dhe, që nga kjo kohë, populli kinez u ngrit më këmbë! Në atë ceremoni madhështore që i tërhoqi vëmendjen tërë botës, Ushtria Popullore, kjo ushtri që përballoi sfidën e luftës 22-vjeçare, krijoi Kinën e Re dhe hapi erën e re të historisë së kombit kinez, kaloi para anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe liderëve të shtetit, me Mao Ce Dunin në krye.
Më 1 tetor të vitit 1984, me rastin e 35-vjetorit të Kinës së Re, kryeprojektuesi i reformës dhe i hapjes së Kinës, kryetari i Këshillit Qendror Ushtarak Ten Hsiao Pin, hipur në veturë, parakaloi komandantët dhe ushtarët e 3 forcave të ushtrisë kineze. Ajo ishte parada e 13-të pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, ishgte edhe parada e parë ushtarake pasi shoqëria dhe ekonomia kineze hynë në epokën e re historike të zhvillimit të shpejtë.
Më 1 tetor të vitit 1999, në paradën ushtarake me rastin e 50-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës, ish-kryetari i shtetit Jiang Zëmin kaloi në revistë 3 forcat e armatosura të Kinës në sheshin Tiananmen. Ushtria kineze nxiti aktivisht reformën ushtarake me karakteristika kineze dhe u përpoq të realizojë zhvillimin kapërcyes. Në kushtet e reja historike, modernizimi i ushtrisë dhe i mbrojtjes kombëtare të Kinës arriti një nivel të ri.
Pas hyrjes në shekullin e ri, partia dhe qeveria kineze i kushtuan rëndësi gjendjes së përgjithshme strategjike të sigurisë së vendit dhe të zhvillimit, për të realizuar ribashkimin e lulëzimin e vendit krahas forcimit të ushtrisë në procesin e krijimit të gjithanshëm të shoqërisë komode; mbrojtja kombëtare dhe zhvillimi i ushtrisë hynë në epokën e re të zhvillimit.
Ushtria kineze vepron aktivisht për t'u përshtatur me prirjen e reformës ushtarake në botë dhe është përpjekur të rrritjë aftësinë në përballimin e rreziqeve të shumëllojshme ndaj sigurisë dhe në kryerjen e veprimeve të shumëllojshme ushtarake, të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe interesat detare të vendit, të sigurojë ribashkimin e atdheut dhe stabilitetin shoqëror dhe të japë aktivisht ndihmë për paqen botërore.
Kina ka hartuar kursin e strategjinë ushtarake të mbrojtjes aktive dhe të shkathët në epokën e re dhe i ka kushtuar rëndësi ndalimit të krizave dhe të luftërave, duke krijuar forca të fuqishme frenuese me efektivitet të lartë dhe duke vepruar në mënyrë të shkathët për këtë qëllim. Kina i përmbahet gjithmonë politikës së mospërdorimit e para të armëve bërthamore, këmbëngul në strategjinë bërthamore të vetëmbrojtjes dhe nuk zhvillon garën e armatimeve bërthamore me asnjë vend tjetër. Ushtria kineze i përmbahet seriozisht qëndrimit të mbrojtjes së vendit të vet, ruan maturinë në përdorimin e armëve dhe përpiqet për të ulur rreziqet dhe shpenzimet e luftës. Ushtria kineze ështëë një forcë e rëndësishme e ruajtjes së paqes në botë.
Kur siguria dhe sovraniteti i vendit sfidohen, kur interesat e kombit kinez cenohen, kur pasuria dhe jeta e masave popullore kërcënohen, ushtarakët kinezë i konsiderojnë nevojat e vendit si përgjegjësinë e tyre të shenjtë, vënë gjithmonë në plan të parë interesat e popullit dhe sulmojnë në vijën e parë të frontit me vetëmohim. Në veprimet e përbashkëta të sigurimit ndërkombëtar dhe rajonal, në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në veprimet kundër terrorizmit dhe të ndihmës humanitare ndërkombëtare po shihen gjithnjë e më shumë ushtarë kinezë. Ushtria kineze bën aktivisht shkëmbime të shumta ushtarake dhe nxit krijimin e sistemit të besimit reciprok ushtarak. Ajo ka fituar dashurinë e masave popullore të mbarë vendit dhe respektin e komunitetit ndërkombëtar.
Liu Çi lajmëroi filloimin e parakalimit
Që nga fillimi i parakalimit veç e veç e deri në arritjen e Rojë së Nderit të 3 forcave ushtarake në vijën e përshëndetjes u përshkruan më 2 minuta e 39 sekonda
Filloi parakalimi solemn veç e veç me rastin e Ditës Kombëtare!
Forcat e armatosura të Republikës Popullore të Kinës përbëhen nga trupat në shërbime dhe ato me shërbime përgatitore, trupat e Policisë së Armatosur dhe milicienët popullorë. 14 kuadratet e këmbësorisë, 30 kuadratet e armatimeve dhe 12 kuadratet e forcave ajrore, që marrin pjesë në parakalimet veç e veç, përbëhen nga repargtet e zonave të ndryshme ushtarake, të llojeve të ndryshme të forcave, të llojeve të ndryshme të armëve, të trupave të policisë së armatosur dhe të trupave të ushtarëve civilë të banorëve të Pekinimt.
Jehonte muzika "Marshi i parakalimit veç e veç". Banda që kishte detyrën e shoqërimit është një bandë ushtarake e përbërë nga 1000 veta.
Repartet, që marrin pjesë në paradë, kaluan para tribunës madhështore Tiananmen, për t'u treguar liderëve të shtetit, popullit të mbarë vendit dhe tërë botës sukseset e shkëlqyeshme të zhvillimit të ushtrisë kineze dhe për të shfaqur forcën e saj të madhe në mbrojtjen e interesave të vendit dhe në nxitjen e paqes e të zhvillimit të botës.
Që nga koha kur Roja e Nderit e 3 forcave arrinte në vijën e përshëndetjes e deri në kalimin e kuadrateve të këmbësorisë kalonte vijën e përshëndetjes ishin 8 minuta e 11 sekonda.
1 Kuadrati i Rojës së Nderit të 3 forcave ushtarake (31 sekonda)
Flamuri ushtarak është simboli i nderit të ushtrisë, është edhe shenja e fitores. Roja e Nderit e forcave tokësore, detare dhe ajrore kaloi e para sheshin Tiananmen, duke mbrojtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës,.
Ky repart, që quhet "Shembulli ushtarak", ka kryer mbi 3000 detyra në emër të kombit dhe ka parë momente historike, si kthimi i Hong-Kongut dhe i Makaos në gjirin e atdheut, duke shfaqur para botës pamjen e ushtrisë kineze dhe nderin e republikës sonë.
2 Kuadrati i studiuesve të akademive të trupave të këmbësorisë (35 sekonda)
Pas kuadratit të Rojës së Nderit, ishte kuadrati i përbërë nga kursistët e Akademisë së mekanizmave të trupave të këmbësorisë në Shi Jiazhuang.
Pas kërkimeve dhe zhvillimit prej 82 vjetësh, një numër i madh kuadrosh ushtarakë të tipit të ri dhe shumë të kualifikuar u bënë forcë kurrizore e zhvillimit të ushtrisë sonë.
3 Kuadrati i reparteve këmbësore (36 sekonda)
Kaloi një kuadrat i trupave të këmbësorisë, i përbërë nga trupat me tradita të lavdishme të Ushtrisë së Kuqe. Ky repart, që u krijua nga vetë Mao Ce Duni në vitin 1933 dhe që u quajt "Divizioni i parë i Ushtrisë së Kuqe", është pagëzuar me beteja të panumërta dhe prej saj kanë dalë shumë heronj luftarakë.
Sot, forcat tokësore të Kinës janë shndërruar në forca tokësore moderne të përbëra nga trupat këmbësore, trupat e blinduara, trupat e artilerisë, trupat e mbrojtjes kundër-ajrore, trupat rezistencës elektronike, trupat e fluturimit ajror etj.
4 Kuadrati i trupave të luftimeve specifike (35 sekonda)
Po kalon kuadrati i trupave të luftimeve specifike, i cili del për herë në parë në paradë ushtarake me rastin e Ditës Kombëtare.
Forcat e trupave të luftimeve specifike kineze po realizojnë hap pas hapi shndërrimin historik nga trupa tradicionale të zbulimit në trupa të tipit të ri të luftimeve të posaçme.
5 Kuadrati i kursistëve të forcave detare
Kaloi kuadrati i kursistëve të forcave detare.
Pas 60 vjet zhvillimi, forcat detare të Kinës janë bërë lloj kompleks i forcave ushtarake, të përbëra nga forcat me anije detare, forcat me nëndetëse, ushtarët e aviacionit, forcat e mbrojtjes bregdetare, forcat e luftimeve tokësore etj.
6 Kuadrati i reparteve të marinarëve (36 sekonda)
Kuadrati i reparteve të marinarëve, i përbërë nga kursistët e
Akademisë së nëndetëseve të forcave detare, është kuadrati i njerëzve të moshës më të re në paradën e kësaj here, mosha mesatare e tyre është vetëm 18-vjeçare.
7 Kuadrati i korpusit të këmbësorisë detare
Parakaloi me hapa të mëdhenj kuadrati i korpusit të këmbësorisë detare të Kinës, i cili quhet "shpata amfibe". Korpusi i këmbësorisë detare të Kinës ka aftësi të shumëllojshme luftarake në tokë, mbi det dhe nën ujë, ka ushtarë të mrekullueshëm në luftën tokësore, janë dragonj në luftën e posaçme mbi det dhe janë grusht në zgjidhjen e incidenteve të papritura, duke luajtur rol të veçantë në garantimin e sigurisë së kufirit detar, në respektimin e interesave të detit, në ndihmën për luftën në ishuj etj.
8 Kuadrati i kursistëve të fluturimit
Kuadrati i kursistëve të fluturimit përbëhet nga kursistët e Universitetit të Aviacionit të Forcave Ajrore. Pas 60 vjet zhvillimi, forcat ajrore kineze janë bërë lloj kompleks i forcave ushtarake që përfshin ushtarët e aviacionit, ushtarët e mbrojtjes kundërajrore, ushtarët desantë, ushtarët e radioteknikës, ushtarët elektronike për kundërshtim etj.
9 Kuadrati i ushtarëve desantë
Me pas parakaloi me hapa të mëdhenj edhe kuadrati i repartit të ushtarëve desantë. Populli kinez nuk do të harrojë se, pas rënies së tërmetit të madh në Wenchuan, këta ushtarë u hodhën nga ajri prej një lartësie 5000 metrash, duke u përballur me motin e keq dhe kushtet e ndërlikuara të terrenit. Ata u bënë kështu mishërim të gjallë të parimit thelbësor të ushtrisë kineze të shërbimit popullit dhe treguan cilësinë e fortë ushtarake të tyre.
10 Kuadrati i kursistëve të trupave të artilerisë së dytë (të reparteve të raketave) (35 sekonda)
Ishte radha e kuadratit të kursistëve të trupave të artilerisë së dytë. Trupat e artilerisë së dytë, trupat e raketave, janë forca bërthamore të frikësime e strategjike të Kinës. Ato janë bërë shtylla strategjike dhe mbështetja e fortë e sigurimit dhe e zhvillimit të vendit tonë.
11 Kuadrati i ushtareve të tri forcave
Kuadrati i ushtareve plot me trimëri të tri forcave.
Në çështjen e mbrojtjes kombëtare, në kolonat e shpëtimit në fatkeqësi, në vijën e parë në malet e larta dhe në ishujt, kudo duken figurat e bukura të vajzave ushtareve.
12 Kuadrati i policëve të armatosur
Parakaloi kuadrati i policëve të armatosur, i përbërë nga kolona e përgjithshme e policëve të armatosur të Pekinit. Policia e Armatosur e Popullit Kinez ka misionin dhe përgjegjësinë e mbrojtjes së sigurisë së vendit e të stabilitetit shoqëror, si dhe të garantimit të jetës së përditshme të popullit etj.
Në postet e rojës së policëve, në vendndodhjen e incidenteve të papritura, në vijën e parë të ndihmës për shpëtim në fatkeqësi, funksionarët dhe pjesëtarët e Policisë së Armatosur harrojnë sigurinë e vet dhe hapin një hapësirë qetësie për harmoninë shoqërore dhe lumturinë e popullit.
13 Kuadrati i ushtarëve me shërbime paraprake
Parakaloi kuadrati i ushtarëve me shërbime paraprake, i përbërë nga divizioni i artilerisë kundërajrore me shërbime paraprake të Pekinit. Trupat me shërbime paraprake kanë ushtarët zyrtarë si bërthamë dhe ushtarët me shërbime paraprake si bazë.
14 Kadrati i ushtareve civile (35 sekonda)
Po afrohet kuadrati i përbërë nga milicët popullorë të kryeqytetit. Ndër ta, përfshihen nëpunës, punonjës të ndërmarrjeve, të rinj dhe student.
Ata janë forca përgatitore ushtarake të vendit.
Faza e tretë: Nga kalimi i kuadratit të këmbësorisë nga vija e përshëndetjes deri në mbërritjen e atij të armatimeve në vijën e përshëndetjes. (2 minuta)
Më pas, 30 kuadratet e armatimeve kaluan para tribunës së përshëndetjes.
Këto mjete e pajisje janë studiuar dhe prodhuar nga vetë Kina, mbi 90 % dalin para publikut për herë të parë, duke treguar në mënyrë të përqendruar rezultatet e përparimit tekniko-shkencor dhe të krijimit të risive teknologjike dhe duke shfaqur plotësisht meritat e mëdha të modernizimit të mbrojtjes kombëtare dhe të ushtrisë kineze.
Nga arritja e kuadratit të armatimeve në vijën e përshëndetjes derisa të kalojë gjithësisht nga kjo vijë. (21 minuta e 11 sekonda)
1 Kuadratet e tankeve (51 sekonda)
Dy kuadratet e tankeve të tipit të ri janë "pararoja" të kuadrateve të armatimeve.
Kuadrati i parë i tankeve përbëhej nga "regjimenti i Ushtrisë së Kuqe", që u formua në vitin 1928 dhe që është një njësi me histori më të gjatë sa Republika jonë popullore.
2 Kuadrati i dytë i tankeve (43 sekonda)
Kuadrati i dytë i tankeve përbëhej nga tanket e tipit 96A. Aktualisht trupat kineze përsosen kryesisht me tanke të tilla për luftë.
3 Kuadrati i mjeteve sulmuese amfibe të tipit 05 (42 sekonda)
.Prejardhja e kësaj trupe ka qenë reparti pjesëmarrës në kryengritjen e Nanchangut më 1 gusht të vitit 1927. Kjo kryengritje shënoi lindjen e Ushtrisë Popullore të udhëhequr nga Partia Komuniste e Kinës. Më pas ajo u bë ushtria e parë me mjete sulmuese amfibe në historinë e Kinës.
4 Kuadrati i automjeteve ushtarake me zinxhir (39 sekonda)
Parakaluan dy kuadrate të automjete ushtarake me zinxhir.
Kuadratet e automjeteve ushtarake me zinxhir të tipit të ri janë tregues i rëndësishëm i modernizimit të forcave tokësore të Kinës. Në epokën e re, niveli i informacionit të mekanizmit të forcave tokësore të Kinës është ngritur shumë, forca mekanike, sulmuese dhe mbrojtëse është forcuar dukshëm dhe aftësia e luftimit në kushte të ndërlikuara terreni është ngritur nga të gjitha anët.
5 Kuadrati i automjeteve ushtarake me rrota
Automjetet ushtarake me rrota të tipit të ri, që po kalojnë tani, kanë ngritur dukshëm aftësinë gjeneratore, të luftimit të informacionit.
6 Kuadrat i automjeteve të këmbësorisë
Kuadrati i mjeteve luftarake amfibe të tipit 05, që u afrua, është formuar nga një brigadë e këmbësorisë detare.
Kjo brigadë këmbësorie, e krijuar në vitin 1980, është një trupë e re amfibe. Mjetet luftarake amfibe të përsosura nga ajo, kanë funksion të mirë gjenerator, forcë të madhe sulmuese dhe aftësi të mirë të përgjithshme mbrojtëse, duke i futur mjetet e pajisjet luftarake të këmbësorisë detare të Kinës në radhën e mjeteve e të pajisjeve më moderne në botë.
7 Kuadrati i automjeteve luftarake të ushtarëve desantë
Kuadrati i automjeteve luftarake të ushtarëve desantë ishte veshur me uniforma blu dhe drejtonte automjete luftarake të ushtarëve parashutistë të brezit të parë të prodhuara nga Kina vetë.
8 Kuadrati i autoblindave të policisë së armatosur (37 sekonda)
Kuadrati i autoblindave të bardhë përbëhej nga autoblinda të tipit 08 të policisë së armatosur. Kjo trupë, që quhet "grupi sulmues i leopardit", përbëhej nga kolona e madhe e luftës së posaçme e policëve të armatosur të Pekinit.
Kjo është një forcë sulmuese, e ngarkuar me zgjidhjen e incidenteve të papritura, me përballimin e akteve terroriste, me ruajtjen e qëndrueshmërisë shoqërore etj. Pas krijimit të saj në vitin 2007, kolona e madhe e luftës së posaçme e Pekinit ka kryer në mënyrë të shkëlqyeshme zgjidhjen e incidenteve të papritura, goditjen e krimeve të dhunës dhe misionin e rëndësishëm të mbrojtjes së sigurisë etj.
9 Kuadrati i baterisë së obusëve autonomë me zinxhir
Parakaluan menjëherë 5 kuadrate të artilerisë.
I pari ishte kuadrati i obusëve autonomë me zinxhir të tipit 05.
10 Kuadrati i baterisë së obusëve autonomë me zinxhir
Bateria e obusëve autonomë me zinxhir të tipit 07 ka pasur merita të shkëlqyera në vitet e luftës. Ky lloj arme artilerie, që ka qenë quajtur si e shpejta e luftës, është përsosur tani me teknologji digjitale.
11 Kuadrati i baterisë së obusëve mortajë autonom me rrota (37sekonda)
Kaloi kuadrati i baterisë së obusëve mortajë autonomë me rrota.
Pajisjet e obuzit mortajë autonom shënojnë ndryshimin e ri të formimit të forcës së zjarrit të artilerisë së Kinës, mënyrat e goditjes janë më të shumta dhe të gjalla, aftësia e mësimit për mjedisin e luftës është forcuar më tej.
12 Kuadrati i baterisë së topave sulmues autonome me rrota (39 sekonda)
Më pas ishte kuadrati i baterisë së topave sulmues autonomë 100 milimetrash me rrota. Pajisjet e këtij topi sulmues shënojnë përsosjen e mëtejshme të sistemit të pajisjeve tokësore, edhe aftësia e ndihmës është ngritur dukshëm.
13 Kuadrati i baterisë së raketahedhësve (44 sekonda)
Parakaloi para tribunës kuadrati i baterisë së raketahedhësve nga lartësi e madhe, e përbërë nga 16 automjete luftarake. Raketahedhësit e tipit të ri prej 300 milimetrash nga lartësia gjenden mrekullisht.
14 Kuadrati i baterisë së raketave anti-tanke
Po vjen kuadrati i raketave të rënda kundër tankeve, i përbërë nga 18 automjete të lëshimit të raketave kundërtanke.
15 Kuadrati i artilerisë automatike kundërajrore me zinxhir (37sekonda)
Më pas ishte radha e kuadratit të trupave të artilerisë kundërajrore, e cila është sistemi i armëve tokësore të mbrojtjes kundërajrore që përbëhet nga raketat kundërajrore me artileri kundërajrore. Ky sistem është me shpejtësi të madhe, qitje të saktë, aftësi të lartë kundër ndërhyrjeve dhe mund të kundërshtojë me efektivitet objektet e ulëta ajrore.
16 Kuadrati i raketave kundërajrore (38 sekonda)
Parakaloi kuadrati i raketave kundërajrore fushore të përmirësuara 7B "Flamuri i kuq".
Në epokën e re, forcat tokësore kineze janë pajisur gradualisht me një sërë mjetesh moderne, si raketa kundërajrore fushore, sistemin e radarëve të tipit të ri dhe i drejtimit me informacion, duke përmirësuar hap pas hapi sistemin unik të luftës kundërajrore me hetim të paralajmërimit, kontrollin e drejtimit, kundërshtimin e informacionit dhe pengimin e zjarrit etj.. Aftësia kundërajrore është ngritur dukshëm.
17-19 Kuadratet e raketave kundërajrore nga anija, të raketave kundër anijeve dhe të raketave të bregdetit kundër anijeve (126 sekonda)
Radhën më pas e kishin 3 kuadratet e raketave kundërajrore nga anije, të raketave kundër anieve dhe raketave të bregdetit kundër anijeve.
Forcat detare janë lloj i forcave ushtarake strategjike të Kinës, të ngarkuara me detyrat e garantimit të sigurisë kombëtare në det, të sovranitetit të ujërave territoriale dhe të interesave kombëtare në det etj.
Gjatë 60 vjetëve, forcat detare kineze kanë kryer kurorësisht detyra të ndryshme, si ndihma e shpëtimi në raste rreziqesh dhe fatkeqësish në det, mbrojtja e anijeve të peshkimit, ndihma e garantimi i studimeve shkencore dhe prodhimit etj.
Flotat e forcave detare të Kinës kanë vizituar edhe mbi dhjetëra vende të të pesë kontinenteve dhe kanë qenë në gjirin e Adenit, në hapësirën detare të Somalisë, për të mbrojtur anijet, duke luajtur rol të rëndësishëm për ndërtimin e oqeanit harmonik dhe ruajtjen e paqes botërore.
20 Kuadrati i raketave tokë-ajër (44 sekonda)
Kaloi kuadrati i raketave tokë-ajër i kuq-9, që përbëhej nga kontingjenti i ri i raketave tokë-ajër të forcave ajrore të Kinës. Kjo trupë ka krijuar risi në historinë e mbrojtjes kundërajrore botërore, pasi ka qëlluar me raketë kundërajrore një aeroplan zbulues nga një lartësi e madhe.
21 Kuadrati i baterisë së raketave kundërajrore i kuq-12 (40 sekonda)
Atëherë kaloi kuadrati i baterisë së raketave kundërajrore i kuq-12.
Trupat e raketave kundërajrore janë reparte të posaçme ushtarake që luftojnë nga toka kundër ajrit. Ato janë themeluese të sistemit të luftës kundërajrore.
22 Kuadrati i radarëve të lëvizshëm (42 sekonda)
Parakaluan radarët e lëvizshëm. Kjo ishte hera e parë që ata merrnin pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës Kombëtare.
Vitet e fundit forcat ajrore të Kinës i konsiderojnë paralajmërimin dhe zbulimin si epiqendrën e ndërtimit të informacionit. Ndërtimi i radarëve të tipit të ri dhe pajisjeve paralajmëruese në platforma të shumta, duke nxitur integrimin e rrjetit të radarëve me informacionet e paralajmërimit, kanë krijuar në përgjithësi sistemin e kontrollit dhe të paralajmërimit me masa paralajmëruese nga toka e ajri dhe gëzojnë informacionet e integruara nga toka dhe ajri, duke u bërë rojë e atdheut.
23 Kuadrati i ushtarëve të ndërlidhjes (38 sekonda)
Radha ishte më pas e kuadratit të ndërlidhësve. Edhe për repartet e ndërlidhjes ishte hera e parë që u shfaqen në paradë. Ata e kanë prejardhjen nga trupa e parë e radios që ka lindur në vitin 1931 në ish-Ushtrinë e Kuqe.
Në epokën e re ndërlidhësit kinezë kanë forcuar ndërtimin e infrastrukturës së informacionit dhe të sistemit të informacionit drejtues të tipit të ri, duke formuar sistemin mbrojtës të informacionit, i cili është kabllor, satelitor, komunikacionin me valë të shkurtër si mbështetje dhe me integrimin e transmetimit, të trajtimit, të shërbimeve dhe të mbrojtjes, mund të mbulojë nga të gjitha anët dhe është i besueshëm, është ushtari udhëheqës i ndërtimit të informacionit të ushtrisë kineze.
24 Kuadrati i aeroplanëve pa pilot (39sekonda)
Për kuadrati i aeroplanëve pa pilot ishte hera e parë që merrte pjesë në paradë.
Me ndryshimin e pandërprerë të mënyrës së luftës dhe të luftimit, platforma luftarake nga ajri pa pilot do të zërë vend më të rëndësishëm në luftën e ardhshme.
25 Kuadrati i pajisjeve të prapavijës. (41sekonda)
Kuadrati i pajisjeve të prapavijës, që mori pjesë për herë të parë në paradë ushtarake, ishte formuar nga makinat e operacioneve fushore, makinat e përgatitjes së ushqimeve, makinat e pastrimit të ujit, makinat e furnizimit të naftës dhe makinat e rënda të platformës.
Duke marrë parasysh nevojën e kryerjes së misioneve të shumëllojshme ushtarake, trupat e prapavijës të ushtrisë kineze po shpejtojnë shndërrimin e sistemit të garantimit në integrimin, mënyra e garantimit po bëhet më shoqërore, masat e garantimit po shkojnë më të informacionit dhe administrata e prapavijës po bëhet më shkencore. Të gjitha këto po afrohen me objektivin e prapavijës më moderne në të gjitha drejtimet.
26 Kuadratet e baterisë së raketave të zakonshme të tipit B nr. 15 "Dong Feng" (46 sekonda)
Parakaluan kuadratet e trupave të raketave që kanë tërhequr shumë vëmendjen e njerëzve të ushtrisë kineze. 5 kuadratet e mrekullueshme parakaluan. Në krye të tyre ishin trupat e brigadës së raketave konvencionale të tipit B15 "Dong Feng", që quhet "Brigada e parë e raketave konvencionale" në Kinë.
Trupat e raketave përbëjnë forcën bërthamore të Kinës në zbatimin e ndikimit strategjik. Ato kanë kryesisht detyrat e frenimit të përdorimit të armëve bërthamore të vendeve të tjera ndaj Kinës, si dhe të hakmarrjes bërthamore dhe detyrat e zakonshme të goditjes së saktë me raketa konvencionale.
27 Kuadrati i raketave konvencionale të tipit "A Dong Feng-11"
Parakaloi edhe kuadrati i baterisë së raketave konvencionale të tipit "A Dong Feng - 11". Raketat e këtij lloji mund të bëjnë goditje të saktë në çdo kohë, në çfarëdo kushtesh atmosferike e nga të gjitha anët kundër objektivave të shumëllojshëm.
Trupat e raketave konvencionale të Kinës janë krijuar në vitet '40 të shekullit të kaluar.
28 Kuadrati i raketave kruis "Shpata e gjatë -10" (47 sekonda)
Edhe raketat kruis u dukën për herë të parë në paradë ushtarake. Lindja e tyre është kapërcim dhe tejkalim i mënyrës së goditjes dhe aftësisë së luftimit të reparteve të raketave strategjike të Kinës.
Raketat kruis me bazë në tokë kanë rreze të gjatë veprimi dhe saktësi të lartë. Ato mund të fluturojnë ulët, të fshihen, të kapërcejnë rrethimin, të godasin vazhdimisht, tamam si një shpatë e mprehtë për të bërë goditjen e mesme dhe të lartë kundër armiqve. Ato janë raketa strategjike të Kinës dhe janë rezultat i nxitjes së ndërtimit të informacionit.
29 Kuadrati i baterisë së raketave konvencionale të tipit "C Dong Feng nr. 21" (50 sekonda)
Parakaloi gjithashtu kuadrati i raketave tokë-tokë të tipit të ri me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.
Trupat e raketave konvencionale të Kinës janë të ngarkuara kryesisht me detyrat e goditjes së saktë me bazë në tokë për objektet e rëndësishme në luftën strategjike.
30 Kuadrati i baterisë së raketave bërthamore të tipit "A Dong Feng nr. 31" (69 sekonda)
Parakaloi edhe kuadrati i baterisë së raketave bërthamore. Forca bërthamore strategjike është shenja e dukshme e forcave mbrojtëse kombëtare të Kinës. Me zhvillimin e pajisjeve bërthamore strategjike, aftësia e Kinës në frenimin e krizave të luftës dhe respektimin e paqes botërore është forcuar pandërprerë.
Kina i përmbahet gjithmonë politikës së mospërdorimit e para të armëve bërthamore dhe të këmbënguljes në strategjinë bërthamore të vetëmbrojtjes dhe nuk zhvillon garën e armatimeve bërthamore me asnjë vend. Armët bërthamore të raketave të trupave të dytë të artilerisë nuk i drejtohen asnjë vendi në kohë të zakonshme, ndërsa nëse Kina kërcënohet, ajo do të ngrejë nivelin e paralajmërimit dhe do të bëjë përgatitje për kundërpërgjigje për të frenuar armiqtë të përdorin armë bërthamore ndaj saj. Nëse sulmohet me armë bërthamore, Kina do të përdorë armë bërthamore si raketat, për t'iu kundërvënë me vendosmëri armiqve.
Faza e 5-të
Kuadrati i armatimeve kaloi nga vija e përfundimit të parakalimit derisa aeroplani udhëheqës i skalionit ajror arriti sipër Monumentit të Heronjve të Popullit (12 sekonda)
3 Skuadrilja e aeroplanëve bombardues
Skalioni ajror në paradë formohej nga 9 aeroplanë bombardues -6H.
Vitet e fundit forcat ajrore të Kinës këmbëngulin në zhvillimin e informacionit, me ndërtimin e sistemit të informacionit të komandimit në krye, të përmirësohet pandërprerë paralajmërimi zbulues, kontrolli i komandimit, forca e goditjes dhe ndërtimi i sistemit të garantimit të gjithanshëm, u përmirësua dukshëm mjedisi i informacionit dhe u ngrit në përmasa të mëdha aftësia e luftimit.
4 Skuadrilja e aeroplanëve të furnizimit dhe të marrjes së vajit (48 sekonda)
Fluturoi skuadrilja e aeroplanëve të furnizimit dhe të marrjes së vajit! Ajo përbëhet nga 2 aeroplanë bombardues për furnizimin me vaj në ajër -6 dhe 4 aeroplanë gjuajtës të tipit të ri.
5 Skuadrilja e aeroplanëve bombarduese dhe gjuajtëse
Më pas fluturoi skuadrilja e aeroplanëve bombardues dhe gjuajtëse e përbërë nga 15 aeroplanë bombardues e gjuajtëse -7 të tipit A të reparteve të aviacionit të forcave detare. Aeroplani gjuajtës mund të mbajë raketa ajër-ajër dhe raketa ajër-det etj. Ai është shpata e mprehtë në një luftë të mundshme në të ardhmen.
6-----8 Skuadrilja e aeroplanëve gjuajtës
Skuadrilja e aeroplanëve gjuajtës, fluturoi më pas, ishte e formuar me 16 aeroplanë gjuajtës -8F, 15 aeroplanë gjuajtës -10 dhe 12 aeroplanë -11.
Këto 3 lloje aeroplanësh janë aeroplanë luftarakë të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina për veprime të ndryshme në çfarëdo kushtesh atmosferike, janë edhe forca kryesore të luftës për të marrë të drejtat e kontrollit të ajrit, të sulmimit në ajër dhe të mbrojtjes kundërajrore.
Gjatë 60 vjetëve, forcat ajrore kineze kanë mbrojtur hapësirën ajrore të atdheut dhe e kanë kryer gjithmonë me besnikëri misionin e vet në luftën kundër ndërhyrjes së armiqve nga ajri, në detyrat e garantimit të projekteve të rëndësishme tekniko-shkencore e në kyçe urgjente të shpëtimit në fatkeqësi, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për sigurimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
9-11 Skuadrilja e parë, e dytë dhe e tretë e helikopterëve (129 sekonda)
3 skuadrilje helikopterësh fluturuan më pas në një lartësi të ulët. Ato janë të formuara nga 10 helikopterë të tipit -8, 18 helikopterë zbulues dhe 18 helikopterë të armatosur, të cilët janë përkatësisht nga trupat e ushtarëve të pilotëve dhe të aviacionit të forcave ajrore, dhe trupat e aviacionit të forcave tokësore.
B Në një luftë të ardhshme, roli i helikopterit do të jetë i rëndësishëm, se ai do të ngarkohet me detyrat e zbulimit nga ajri, të transportimit të ushtarëve, të sulmimit nga ajri i objekteve në tokë, të hedhjes nga ajri dhe kërkimit e shpëtimit, me prioritetin e tij si karakteristika e mësimit për gjendjen e arenës së luftës dhe shkathtësinë teknike të tij. Helikopterët ngarkohen detyra të rëndësishme edhe në veprimet anti-terroriste, në zgjidhjen e incidenteve të papritura, në bërjen e skicave e të matjeve nga ajri dhe në veprimet ushtarake jo luftarake.
12 Skuadrilja e aeroplanëve të stërvitjeve
Skuadrilja e aeroplanëve, që fluturuan të fundit sipër Tiananmenit, ishte skuadrilja e aeroplanëve të stërvitjes, e cila përbëhej nga 15 aeroplanë të stërvitjeje nr. 8, të ardhur nga Akademia e Fluturimit e Forcave Ajrore.
Ato që drejtonin aeroplanët e lartë të stërvitjes ishin pilote femra, të cilat fluturojnë në hapësirë me talentin e tyre dhe lënë pasionin e tyre romantik në hapësirë.
Faza e 7-të: Pas kalimit të skuadriljeve dhe para fillimit të manifestimit të masave popullore
Ushtria kineze e vë gjithmonë në plan të parë ruajtjen e sovranitetit të atdheut, sigurinë dhe tërësinë territoriale, garantimin e interesave të zhvillimit të vendit dhe interesave të popullit. Ajo shërben si Muri i Madh i çeliktë në mbrojtjen e atdheut socialist.
Kombi kinez e do paqen, i përmbahet gjithmonë me këmbëngulje politikës së vetëmbrojtjes kombëtare dhe politikës së jashtme të pavarësisë e autonomisë, përkrah strategjinë e vetëmbrojtjes bërthamore dhe i kushton forca krijimit të një bote me paqe të gjatë dhe me lulëzim të përbashkët të vendeve të ndryshme.
Liu Çi: Tani fillon manifestimi i masave popullore.
Sekretari i komitetit të Pekinit për qytetin Pekin, Liu Çi shpalli fillimin e manifestimit të masave popullore.
"recitimi për flamurin e kuq" fillon, 1 minutë e 30 sekonda
Manifestimi i masave popullore në aktivitetet e sotme kishte temë 7-pikash, të cilat ishin: krijimi me të gjitha përpjekje i një kauze të re, reforma e hapja, kalimi ndër shekuj, zhvillimi shkencor,sukseset e shkëlqyeshme, Kina e bollshme dhe e ardhmja e bukur. 36 kuadrate dhe 6 shfaqje të lëvizshme argëtuese të përbëra nga 100 mijë përfaqësues të qarqeve të ndryshme dhe 60 makina të zbukuruara kaluan nga qendra e sheshit Tiananmen, të reagojnë njëri-tjetrin me 41 piktura të paraqitura nga 80 mijë të rinj dhe të reja në shesh me 49 ndryshime të sfondeve në bulevardin Çang-an do të shfaqet procesi i historisë së Kinës. Sheshi Tiananmen u bë deti i gëzueshëm i ditës, pranë urës Jinshuiqiao u shfaq shkëmbimi i emocioneve midis popullit dhe udhëheqësve, në kryeqytetin Pekin u shfaq pasioni i bijave dhe bijve kinezë jashtë dhe brenda vendit për atdheun.
Kuadratet e Rojës së nderit
Përpara kuadrateve të masave popullore ishin kuadratet e Rojës së nderit, të flamurit kombëtar, të stemës kombëtare, të shenjës së ditës kombëtare dhe të numrit të vitit, të shoqëruara nga tingujt e melodisë "Balada për flamurin e kuq", 1949 të rinj mbajnë lart flamurin e madh kombëtar, kurse 2009 të rinj të tjerë marshojnë duke rrethuar makinën e zbukuruar të stemës kombëtare.
Pjesa e pare: krijimi me të gjitha përpjekjet i një kauze të re
Balada për flamurin e kuq
Kaloi tema e parë e manifestimit të masave popullore: krijimi me të gjitha përpjekjet i një kauze të re.
Së pari ishte kuadrati i luftimit, i përbërë nga 2400 veta. Ky kuadrat na tregoi historinë e revolucionit të popullit kinez për krijimin e Republikën Popullore të kinës nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Në kuadrat përfshiheshin 100 moshatarë të Republikës Popullor të Kinës që janë rritur së bashku me Republikën tonë popullore. Ata mbanin në dorë lule të kuqe, duke rrethuar makinën e zbukuruar. Njëkohësisht, sfondi i sheshit Tiananmen ndryshoi në shkronjat "Përshëndetje heronjve popullorë".
Makina e zbukuruar e këtij kuadrati ishte me një gjatësi prej 31 metrash dhe me gjerësi prej 15 metrash. Në makinën e zbukuruar vareshin figurat e dekoratës së "1 Gushtit", dekoratës së pavarësisë e lirisë dhe dekoratës së çlirimit. Ato janë dekorimi përkatësisht i personave që patën merita gjatë luftës së revolucionit agrar, gjatë luftës kundër pushtuesve japonezë dhe luftës çlirimtare. Këto tri dekorata përgjithësojnë historinë e lavdishme të revolucionit kinez. Në makinën e zbukuruar, janë 20 përfaqësues të ushtarakëve veteranë që patën merita për krijimin e Kinës së Re.
(përgatitje: Dekorata e 1 Gushtit u jepet atyre që patën merita gjatë luftës revolucionare nga viti 19927 deri në vitin 1937. Më 1 gusht të vitit 1927, Partia Komuniste e Kinës filloi kryengritjen në Nançang, duke hapur perden e udhëheqjes së luftës së armatosur nga Partia Komuniste e Kinës dhe të krijimit të forcave të armatosura revolucionare. Në vitin 1937, Ushtria e kuqe qendrore përfundoi marshimin e gjatë prej 12,5 mijë kilometrash, duke transferuar bazën e luftës nga Ruijin të provincës Jiangxi në Yan'an të provincës Shenxi, duke hapur epokën e re të revolucionit kinez.
Dekoratë e pavarësisë dhe lirisë u jepet atyre që patën merita gjatë revolucionit nga viti 1937 deri në vitin 1945. Më 7 korrik të vitit 1937 ushtria agresive japoneze krijoi incidentin e urës "Lugouqiao" duke shpërthyer nga të gjitha anët luftën për pushtimin e territorit kinez. Partia Komuniste e Kinës udhëhoqi popullin kinez të këmbëngulte në luftën 8-vjeçare dhe më 15 gusht të vitit 1945 Japonia shpalli kapitullimin pa asnjë kusht dhe populli kinez fitoi plotësisht luftën. Dekorata e çlirimit u jepet atyre që patën merita gjatë luftës revolucionare nga viti 1945 deri në vitin 1950. Pasi populli kinez fitoi luftën kundër pushtuesve japonezë, shpërtheu lufta civile në të gjitha fushat dhe, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, masat popullore çliroi tërë Kinën pas një lufte të armatosur 5-vjeçare!)
( muzika Lindja e kuqe)
Më pas ishte radha e kuadratit të hapjes së epokës së re, i përbërë prej 2700 vetash. Ata mbanin shiritë të mëndafshit të kuq dhe çuan portretin e madh të themeluesit të Kinës së Re Mao Ce Dun në qendër të sheshit. Ndërkohë, sfondi i sheshit bëhet në tingujt e këngës " Socializmi është i mirë."
Mao Ce Dun qe bërthama e kolektivit udhëheqës të brezit të parë të Partisë Komuniste të Kinës. Ai udhëhoqi Partinë Komuniste të Kinës në hapjen e një rruge të rrethimit të qyteteve nga fshatrat dhe të marrjes së pushtetit me forca të armatosura, duke krijuar idenë e Mao Ce Dunit dhe duke themeluar Republikën Popullore të Kinës. Kështu ai pati merita të pashlyeshme historike.
Para 60 vjetëve, edhe në këtë ditë, Mao Ce Duni shpalli seriozisht në Sheshin Tiananmen: U formua sot qeveria qendrore popullore e Republikës Popullore të Kinës!
Me shpalljen e Republikës sonë Popullore, u çliruan dhe u zhvilluan forcat prodhuese, Kina e vjetër gjysmë feudale dhe gjysmë koloniale, që pësoi agresionin 100-vjeçar të vendeve të huaj u shndërrua në një vend të ri socialist që administrohet nga vetë populli. Ky ishte revolucioni më i madh në historinë e Kinës, që hapur erën e re të historisë së Kinës, dhe që nga ajo kohë, populli kinez hyri në rrugën e lulëzimit.
(kuadrati 36) Parakaloi kuadrati i parullave të idesë së Mao Ce Dunit i përbërë nga 3300 veta. Nën drejtimin e idesë së Mao Cai Dunit, popujt e kombësive të ndryshme të Kinës bëjnë përpjekje të paepura duke hapur kauzë të re të zhvillimit të kombit kinez.
Parakaloi dhe kuadrati i parullave të idesë së Mao Ce Dunit i përbërë nga 3300 veta. Nën drejtimin e idesë së Mao Cai Dunit, popujt e kombësive të ndryshme të Kinës bëjnë përpjekje të paepura duke hapur kauzë të re të zhvillimit të kombit kinez.
muzikë: Pa Partinë Komuniste të Kinës nuk do të kishte Kinën e re
Kaloi kuadrati i luftimit, i përbërë prej 3300 vetash. Njerëzit mbanin në duart kurorë me lule dhe rrethojnë makinën e zbukuruar që po shkon në qendër të sheshit. Në makinë rrinë 20 përfaqësues të punëtorë të dalluar të fazave të ndryshme pas krijimit të Kinës. Pikërisht grupi i punonjësve me ata në krye, korrën suksese në ndërtimin e Republikës sonë Popullore. Modeli i shfaqur në makinën e zbukuruar si Ura e Lumit Jance tregon sukseset e asaj kohe.
Në vitet e para të Kinës së re, populli kinez krijoi çështjen me duart e vdeta. Në vitin 1959 në Daqwing të verilindjes së Kinës u zbulua fusha naftëmbajtëse, gjë që i dha fund historisë së varfërisë së Kinës në naftë. Në vitin 1968, u ndërtua ura mbi lumin Jance në pjesën e qytetit Nanikin dhe në vitin 1970 Kina lëshoi satelitin e parë artificiar rreth Tokës. Të gjitha këto nxitën procesin e industrialoizimit të Kinës dhe u bënë shënja simbolike të popullit kinez në ndërtimin e vendit me forcat e veta.
në anën diplomatike, në vitin 1953 i ndjeri kryeministër i Kinës Çu En Lai paraqiti për herë të parë 5 parimet e bashkekzistencës paqësore dhe tani këto parime janë pranuar nga shumica dërrmuese e vendeve të botës. Ato luajtën një rol të madh në nxitjen e paqes botërore dhe të miqësisë ndërkombëtare. Në vitin 1971, Kina e re rifilloi statusin e ligjshëm në OKB-në, duke krijuar mjedisin e dobishëm për zhvillimin e mëvoshëm të Kinës.
grupi i shfaqjes
Më pas parakaloi grupi i shfaqjes së daulles në mesin e trupit, i përbërë nga më se 1000 fshatarë nga Ansai i provincës Shanxi të Kinës. Shfaqja e tyre titullohet "Ndjenja e gëzimit". Zhurma e fortë e daulles, valle të zjarrta dhe buzëqeshja e përzemërt shfaqin gëzimet e popullit kinez për çlirimin dhe veteqeverisjen.
Daullja në mesin e trupit është një formë popullore e kërcimit me daulle që përhapet gjerësisht në krahina të ndryshme në veri të Shanxi-së. Kjo daulle "Ansai" shfaqet zakonisht në mënyrë kolektive dhe shfaq bukurinë mashkullore të burrave në rrafshnaltën "Huangtu" të Kinës nëpërmjet valleve heroike dhe mjeshtrisë së fortë të bjerjes në daulle të kërcimtarëve.
Ansai ndodhet në veri të zonës Yanan të provincës Shanxi dhe ishte një vend i rëndësishëm ushtarak në histori. Sipas gojëdhënës, daullja në mesin e trupit konsiderohej nga ushtarët njësoj si armë shpatë, heshtë, shigjetë etj. Kur pësonin sulmin e befasishëm të armiqve, ushtarët i binin daulles për të alarmuar, kur luftonin, ata i binin daulles për të ngritur moralin, kurse kur merrnin fitoren, ushtarët i binin daulles për kremtim. Me kalimin e kohës, daullja në mesin e trupit u shndërrua gradualisht në një valle folklore e banorëve vendorë për lutje, për korrje dhe për kremtimin e Festës së Pranverës.
Filloi muzika "Tregimet e pranverës"
Pjesa e dytë: Reforma e hapjes ndaj botës së jashtme
U dha më pas shfaqja me temën e dytë të parakalimeve të masave popullore: "Reforma e hapja ndaj botës së jashtme".
Parakaloi kuadrati "Tregimet e pranverës", i përbërë nga rreth 3000 njerëz. Njerëzit hynë në qendrën e sheshit duke mbajtur në dorë lule të verdha mimoze dhe duke rrethuar portretin e madh të projektuesit të përgjithshëm të reformës dhe të hapjes së Kinës me botën e jashtme Teng Siaopin.
Teng Siaopin ishte bërthama e kolektivit udhëheqës qendror të brezit të dytë të Partisë Komuniste të Kinës dhe ishte projektuesi i përgjithshëm i reformës e i hapjes me botën e jashtme dhe i ndërtimit të modernizimit të Kinës. Në dhjetor të vitit 1978, u zhvillua plenumi i tretë i Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 11-të të Partisë Komuniste të Kinës. Në këtë plenum, Teng Siaopin paraqiti konceptin për çlirimin e mendimeve dhe për synimin e së vërtetës nga faktet, si dhe teorinë e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze. Qysh nga ajo kohë, Kina ka hyrë në etapën e re të reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme. Në vitin 1979, Teng Siaopin paraqiti propozimin për ndërtimin e rajoneve të posaçme ekonomike, për hapjen e 14 qyteteve bregdetare dhe për ndërtimin e hapjen e zonës së re "Pudong" të Shangait, duke nxitur krijimin e strukturës së hapjes së gjithanshme të Kinës me botën e jashtme. Në Kongresin e 15-të të Partisë Komuniste të Kinës të zhvilluar në vitin 1997, teoria e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze u përmbledh shkurtimisht në teorinë e Teng Siaopinit.
Për të zgjidhur problemet e Hong-Kongut, të Makaos dhe të Tajvanit dhe për të realizuar ribashkimin paqësore të atdheut, Teng Siaopin, duke u nisur nga faktet, paraqiti konceptin "Një Kinë, dy sisteme". Në bazë të këtij koncepti, në vitin 1997, Hong-Kongu u kthye në atdhe dhe në fund të vitit 1999, edhe Makao u kthye në atdhe.
Në fushën diplomatike, Teng Siaopini u shpreh se paqja e zhvillimi janë dy probleme kryesore të botës së sotme dhe paraqiti politikën e jashtme paqësore të pavarur e autonome. Nën drejtimin e tij, në vitin 1978 u nënshkrua traktati i paqes e i miqësisë midis Kinës dhe Japonisë, në vitin 1979 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe SHBA-së, në vitin 1989 u normalizuan marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht Kina ka zhvilluar aktivisht marrëdhëniet miqësore me vendet fqinje dhe me vendet e botës së tretë, duke krijuar pamjen e re në punët e jashtme të Kinës.
Nëpërmjet praktikës së pandërprerë, populli kinez ka nxjerrë një mendim të madh unanim: (zëri i Teng Siaopinit...) "Ecim në rrugën e vet duke ndërtuar socializmin me karakteristika kineze."(akustika...brohoritjet...)
Në vitin 1978, fshatarët kinezë nënshkruan për herë të parë kontratën e prodhimit për të zbatuar sistemin e përgjegjësisë së marrjes së tokës për përdorim nga familja. Kështu fshatarët fituan të drejtën autonome të prodhimit dhe të shpërndarjes dhe si rezultat, u ngrit entuziazmi i fshatarëve duke nxitur zhvillimin bujqësor. Pas kësaj nisme, Kina ka zgjidhur gradualisht me sukses problemin e ushqimeve dhe të vesh-mbathjeve të popullit të mbarë vendit.
Në vitin 1980, në qytetet bregdetare të Kinës Juglindore Shenzhen, Zhuhai, Shantou dhe Xiamen u krijuan rajone të posaçme ekonomike, që u bënë dritare dhe parcela eksperimentale të reformës dhe të hapjes me jashtë të Kinës. Krijimi i rajoneve të posaçme ekonomike ushtroi ndikimin e madh mbi zhvillimin e ekonomisë kineze dhe u bë një pikë kryesore e re e rritjes së ekonomisë kineze.
Në të njëjtën kohë, Kina arriti edhe shumë suksese të dukshme në fusha të tjera. Në vitin 1984, qitësi kinez Xu Haifeng fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit duke realizuar fitimin nga Kina të medaljes së artë të parë në Lojërat Olimpike.
Muzika "Rinia"
Më pas u pa vallja e madhe kolektive "Kina rinore", të shfaqur nga 676 veta. Reforma e hapja me botën e jashtme kanë ndryshuar rrënjësisht pamjen e vjetër, në Kinë kudo janë plot me gjallëri. Kërcimtarët duke mbajtur në dorë shami të kuqe shfaqin entuziazmin e të rinjve kinezë të brezit të ri.
Në vitin 1977, rifilloi zbatimi i sistemit të provimeve për pranimin e studentëve të rinj në shkolla të larta që u ndërpre për 10 vjet. Kjo masë ndezi zjarrin e shpresës të dhjetra milionë të rinjve dhe ndryshoi fatin e tyre, njëkohësisht përgatiti shumë talente të shquar për ndërtimin e modernizimit të Kinës duke nxitur progresin shoqëror dhe procesin e modernizimit të atdheut. Mund të themi se rifillimi i sistemit të provimeve për pranimin e studentëve të rinj në shkolla të larta ndryshoi jo vetëm fatin e njerëzve të një brezi, por edhe fatin e Kinës.
Filloi muzika "Hyrja në epokën e re
Pjesa e tretë, Tejkalimi shekullor
Radha e parakalimiet të masave popullore që shënoi pjesën e tretë me temë: "Tejkalimi shekullor". Në krye të parakalimeve ishte kuadrati "Hyrja në epokën e re", njerëzit vinin duke mbajtur portretin e madh të njeriut bërthamor të kolektivit udhëheqës qendror të brezit të tretë Jiang Zemin. Mandati i Jiang Zeminit tejkaloi fundin e shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit të 21-të, prandaj ky formacion katror emërohet fomacioni i tejkalimit shekullor.
Gjatë mandatit të Jiang Zeminit, në Kinë u arritën pandërprerë rezultate të reja të reformës dhe të hapjes me botën e jashtme dhe bashkimi i Kinës me botën u thellua pandërprerë dhe statusi ndërkombëtar i Kinës u ngrit më tej. Gja e gëzueshme për të gjithë kinezët, ishte fakti se pas sundimit 150-vjeçar kolonial anglez, në vitin 1997, Hong-Kongu u rikthye në Kinë. Në vitin 1999, Makao që u sundua nga Portugalia si koloniale, u rikthye në gjirin e atdheut. Në Hong-Kong e Makao zbatohet sistemi "një vend me dy sisteme", faktet shumëvjeçare kanë vërtetuar se kjo politikë është e suksesshme dhe përputhet me kushtet shtetërore të Kinës. Në vitin 2001, Kina u pranua në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ekonomia kineze ka ruajtur për shumë vjet me radhë rritjen e shpejtë me ritëm dyshifror.
Jiang Zemin(Zëri i Jiangut...) "Ta çojmë pandërprerë përpara çështjen e socializmit me karakteristika kineze në fitren e re dhe të krijojmë bashkë jetën e lumtur dhe të ardhmen e bukur tona."
(Kuadrati me parrulla)
Erdhi më pas kuadrati me parrulla. Dy parrulla në këtë kuadrat janë "Ndërtojmë në mënyrë të gjithanshme shoqërinë komode" dhe "T'i përmbahemi mendimit të rëndësishëm '3 përfaqësime'".
Në plenumin e 5-të të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 15-të të Partisë Komuniste të Kinës, të mbajtur në vitin 2000, u paraqit se qysh nga shekulli i ri, Kina ka hyrë në etapën e re të ndërtimit në mënyrë të gjithanshme të shoqërisë komode dhe të shpejtimit të modernizimit socialist. Në vitin 2002, Partia Komuniste e Kinës qartësoi detyrën e ndërtimit në mënyrë të gjithanshme të shoqërisë komode në Kinë në 20 vjetët e ardhshëm. Sipas këtij projekti, ekonomia do të zhvillohet më tej, demokracia do të përsosej më tej, shkenca e arsimi do të përparonin më tej, kultura do të lulëzohet më tej, shoqëria do të jetë më e harmonishme dhe jeta e popullit do të jetë më e pasur.
Jiang Zemini krijioi mendimin e rëndësishëm "3 përfaqësime", domethënë Partia Komuniste e Kinës përfaqëson gjithmonë forcat më të përparuara prodhuese të Kinës, përfaqëson drejtimin e përparimit të kulturës së përparuar kineze dhe përfaqëson interesat themelore të popullit.
(Fillon muzika "Kënga e lumit Jance")
(Kuadrati i shfaqjes)
Pas parakalimeve të masave popullore filloi vallja e madhe kolektive "Tejkalimi shekullor". Më se 600 kërcimtarë të veshur me pardesy të gjata, me pantallona me ngjyra të ndryshueshme dhe me këpucë të ngjyrës së argjendtë shfaqin vrullin e popullit kinez për tejkalimin e shekullit të ri. Melodia shoqëruese e valles quhet "Kënga për lumin Jance". Lumi Jance është lumi i parë i madh i Kinës.
(Fillon muzika "Lumenjtë e malet")
(Pjesa e katërt: Zhvillimi shkencor)
Më pas parakalimet e masave popullore hynë në pjesën e katërt, tema kryesore e kësaj pjese është "zhvillimi shkencor". Kuadrati i parakalimeve masive mbante portretin e madh të udhëheqësit të tanishëm suprem kinez Hu Jintao.
Kolektivi i ri i udhëheqësve të Partisë Komuniste të Kinës me Hu Jintao si sekretari i përgjithshëm ka hasur një sërë provash gjatë qeverisjes, njëkohësisht ka krijuar mrekulli të njëpasnjëshme. Gjendja epedemike e Sarsit në vitin 2003, fatkeqësia e ngricës me shi e dëborë dhe tërmeti i fuqishëm në Wenchen në vitin 2008 ishin prova të papara për popullin kinez. Siç tha Hu Jintao në zonën e prekur nga fatkeqësia në Sichuan: "Popullin heroik kinez nuk mund ta trembë kurrë asnjë vështirësi."
Pas 3 muajve pas rënies së tërmetit në Wenchuan, në gusht të vitit 2008, u zhvilluan me sukses në Pekin Lojërat e 29-ta Olimpike Verore. Këto lojërat hapën një portë të re për njohjen e Kinës nga bota. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Zhak Rog vlerësoi se Lojërat Olimpike të Pekinit janë vërtet të pashembullta në botë.
Kina krijon gjithmonë mrekulli në krizë. Qysh nga viti i kaluar, ekonomia botërore është futur në krizën financiare, edhe ekonomia kineze ka pësuar goditjen e kësaj krize. Për ta përballuar krizën financiare, qeveria kineze ka marrë një sërë masash. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze ruajti 7.1% rritjen dhe ka lindur prirje e përmirësimit. Zhvillimi shkencor e ka ndihmuar Kinën të dalë së pari jashtë hijës së krizës financiare!
Hu Jintao: "Të luftojmë për fitoren e re të ndërtimit të gjianshëm të shoqërisë komode dhe për shënimin e një faqjeje të re të jetës së bukur të popullit!"
(Filloi muzika "Sot është ditëlindja jote")
(Kuadrati i shfaqjes)
Në fund të parakalimeve ishte vallja e madhe me mëngë të ujit "Fatmirësia atdheut". Vallja me mëngë të ujit vjen nga vallet operistike kineze. Në mëngë të kërcimtarit qediset një copë mëndafshi i bardhë që i ngjan valës së ujit, prandaj kjo valle emërtohet vallja me mëngë të ujit.
(Fillon muzika "Në arat me shpresë")
(Pjesa e pestë: Sukseset e shkëlqyeshme)
Më pas parakalimet masive hynë në pjesën e pestë, tema kryesore e kësaj pjese ishte "Sukseset e shkëlqyeshme". Gjatë 60 vjetëve, Kina ka ndryshuar rrënjësisht pamjen. Në këtë pjesë, u shfaqën sukseset e Kinës në të gjitha fushat.
(Kuadrati i bujqësisë)
Në radhë të parë të parakalimeve ishte kuadrati i zhvillimit bujqësor i përbërë nga përfaqësuesit e fshatarëve. Në makinën e zbukuruar ishin vendosur kallinjtë e mëdhenj të grurit që simbolizojnë korrje të bollshme. Në këtë makinë qëndronte edhe akademiku i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës Yuan Longping që quhet "Ati i hibridit të orizit të kryqëzuar".
Kina është vendi i madh bujqësor dhe ka 800 milionë popullsi fshatare, bujqësia është baza e shtetit dhe e ekonomisë. Zhvillimi 60-vjeçar i bujqësisë kineze ka krijuar një mrekulli, domethënë ushqehen 22% të popullsisë së botës me 7% të tokave të punueshme të botës. Në fillim të krijimit të Kinës së Re, bujqësia kineze ishte në gjendjen shumë të prapambetur. Atë kohë, Kina u detyrua të importonte shumë drithëra për ta përmbajtur popullsinë që rritej dita ditës, njëkohësisht banorët furnizoheshin me triskë të bukës me sasi të caktuar, të dhënë nga qeveria. Por tani vëllimi mesatar i prodhimit të drithërave për frymë kineze ka kaluar nivelin mesatar të botës, përqindja e vetëfurnizimit me drithëra ka arritur në 95%.
Zhvillimi i bujqësisë kineze lidhet me një sërë politikash bujqësore të qeveisë. Pas shpalljes së Kinës së Re, në Kinë u zbatua në mënyrë të gjithanshme reforma agrare dhe si rezultat, fshatarët morën për herë të parë tokë. Në vitet '80 të shekullit të kaluar, fshatrat kineze filluan t'u shpërndanin fshatarëve toka të pronësisë kolektive me kontratë për vetëadministrim e mbjellje, kështu fshatarët morën të drejtën autonome të përdorimit dhe të shpërndarjes për tokat e kontraktuara, duke ngritur shumë entuziazmin e tyre. Në vitin 2005, Kina anuloi edhe taksën bujqësore me një histori mbi 2000 vjeçare.
Për shkak që Kina siguron gjithmonë 1.8 miliardë mu toka të punueshme dhe që njëkohësisht zbaton bujqësinë moderne dhe mbjelljen tekniko-shkencore, Kina ka garantuar sigurinë e drithërave. Kina ka zgjidhur vetë problemin e ushqimeve të 1.3 miliardë popullsisë, ky është kontributi i madh i Kinës për zhvillimin e njerëzimit.
(Kuadrati i fshatrave të tipit të ri)
Pas kuadratit të zhvillimit bujqësor ishte kuadrati i ndërtimit të fshatrave të tipit të ri, ky kuadrat përbëhej nga drejtuesit e pasurimit të familjeve fshatare e të fshatrave dhe nga punonjësit në fshat.
Në fillim të këtij shekulli, qeveria kineze filloi të zbatojë kursin e përkrahjes së industrisë ndaj bujqësisë dhe të përkrahjes së qyteteve ndaj fshatrave.
Tani qeveria kineze zbaton në fshatrat jo vetëm arsimin falas të detyrueshëm, por edhe sistemin e tipit të ri të bashkëpunimit mjekësor. Këtë vit, filloi edhe prova e sigurimeve shoqërore të pleqërisë të tipit të ri në fshatrat, fshatarët do të fillojnë të gëzojnë këto sigurime si qytetarët.
Tani në rreth 90% e fshatrave administrative kineze janë hapur linja rrugore të autobusit, gjysma e familjeve fshatare kanë instaluar telefon, 95% e fshatrave janë ndërlidhur me internet dhe shumë fshatarë kanë mësuar të kërkojnë informacione të nevojshme në internet.
(Kuadrati i industrisë)
Më pas erdhi kuadrati i përbërë nga punëtorët dhe fshatarët që punojnë në qytet. Rrota me dhëmbë në makinën dekorative simbolizonte forcën dinamike të pashterrshme të përparimit të industrisë kineze.
Në fillim të shpalljes së Kinës së Re, baza industriale ishte shumë e dobët.
Pas 60 vjet zhvillimesh, industria kineze ka marrë një hop thlbësor dhe është krijuar gradualisht sistemi modern industrial. Sot Kina është bërë për mbi 10 vjet me radhë vendi i parë i madh i prodhimit të çelikut në botë. Kur ekonomia globale është në gjendjen e uljes, në vitin 2009, vëllimi i shitjes së automjeteve në Kinë ka zënë vendin e parë në botë për 7 muaj me radhë. Kina është zhvilluar në një vend me nivelin e mesëm industrial nga një vend i prapambetur bujqësor. Në bazë të pavarur e autonome, Kina i përmbahet rrugës së tipit të ri të industrializimit me karakteristika të veta, duke nxitur me përpjekje bashkimin e informatizimit me industrializimin.
Ka njerëz që thonë se Kina me 60 vjet ka kaluar procesin e industrializimit të vendeve të zhvilluara që harxhuan zakonisht 200 deri 300 vjet, kjo mund të quhet mrekullia e paparë historike në historinë e njerëzimit.
(Kuadrati i transportit)
Kaloi përfaqësuesit e sektorit të transport-komunikacionit, ky kuadrat shfaqi sukseset 60-vjeçare të Kinës në fushën e transportit.
Tani, krahas internetit, ka edhe një rrjet që mbulon tërë Kinën, domethënë rrjeti i përgjithshëm i transportit tokësor, ajror e ujor. Në Kinë, pavarësisht se ku do të shkoni, ky rrjet i transportit do t'ju japë lehtësi.
Tani infrastruktura e transportit, teknologjia e instalimet e transportit në Kinë janë përmirësuar shumë, vëllimi i ngarkim-shkarkimit të mallrave në portet e mbarë vendit zë vendin e parë në botë, gjatësia e përgjithshme e rrugëve automobilistike zë vendin e dytë në botë. Treni "Hexie" i projektuar e i prodhuar vetë nga Kina ka hapur kohën e shpejtësisë së madhe të hekurudhës kineze. Aeroplani reaktiv i pasagjerëve i linjës degë, i studiuar e i prodhuar vetë nga Kina ka fluturuar drejt qiellit. Transporti ka ndryshuar jetën dhe ka zvogëluar distancën.
(Kuadrati i ndërtimit energjetik)
Më pas kuadrati i ndërtimit energjetik i përbërë nga përfaqësuesit e punonjësve të sektorit energjetik kinez kaloi në sheshin qendror dhe makina e zbukuruar e këtij kuadrati eci me energjinë e re.
Sukseset në fushën e ndërtimit energjetik gjatë 60 vjetëve pas krijimit të Kinës së Re ndahen në dy pjesë. Së pari, Kina i përmbahet gjithmonë sistemit të vetëfurnizimit me energji. Për shembull në fushën e ndërtimit hidraulik, para krijimit të Kinës së Re, në Kinë kishte vetëm 22 rezervuarë të mëdhnj e të mesëm dhe disa rezervuarë të vegjël, gjatësia e digëve të lumenjve ishte vetëm 42 mijë kilometra. Tani Kina ka ndërtuar një sërë objektesh hidraulike si vepra Sanxia në lumin Jance, vepra Xiaolangdi, vepra e transportit të ujit nga jugu në veri etj.
Krahas këtyre, pas fillimit të reformës e hapjes me botën e jashtme, Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin energjetik ndërkombëtar dhe ka forcuar pandërprerë lidhjet me energjinë botërore. Bashkëpunimi energjetik ndërkombëtar i Kinës është zgjeruar gradualisht në fusha të uraniumit natyror, të qymyrgurit, të energjisë elektrike, të energjisë së erës, të lëndëve djegëse biologjike etj. nga fushat e naftës dhe të gazit natyror në fillim. Është krijuar struktura energjetike: "Mosshkëputja e Kinës nga bota dhe mosshkëputja e botës nga Kina".
(Kuadrati i mbrojtjes së mjedisit ekologjik)
Radha ishte më pas e kuadratit të mbrojtjes së mjedisit ekologjik, i përbërë nga punonjësit dhe vullnetarët e mbrojtjes së mjedisit. Në makinën e zbukuruar, fëmijët luanin në barkë në mjedisin e bukur që rriten të lumtur në vatrat e gjelbra. Me zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës, vetëdija e kinezëve për mbrojtjen e mjedisit është forcuar pandërprerë.
Në vitet '60 të shekullit të kaluar, Kina publikoi rregulloren e parë të përgjithshme ligjore të mbrojtjes së mjedisit dhe në vitet '90, mbrojtja e mjedisit u përcaktua si një politikë shtetërore. Kina e konsideron realizimin e zhvillimit të vazhdueshëm si një strategji shtetërore duke nxitur fuqimisht ndërtimin e qytetërimeve ekologjike.
Tani mbrojtja e mjedisit ekologjik është bërë një modë publike. Në verë, në shumë familje kineze zbatohet sistemi: "mosulja e temperaturës së kondicionerit të ajrit nën 26 gradë celcius", i paraqitur nga qeveria. Më shumë njerëz kanë filluar të zgjedhin mjetet e transportit publik për udhëtim. Në pranverë, në Kinë ka edhe tradita e mbjelljes vullnetare të pemëve.
(Kuadrati i politikës demokratike)
Pas kuadratit të mbrojtjes së mjedisit ekologjik ishte kuadrati i politikës demokratike. Ky kuadrat përbëhej nga deputetët e Asamblesë Popullore, anëtarët e Konferencës Konsultative Politike të Popullit, personalitetet e partive demokratike, personalitetet pa parti dhe personalitete të qarqeve të ndryshme fetare, industrialo-tregtare, të Hong-Kongut, të Makaos, të Tajvanit dhe të emigrantëve kinezë jashtë vendit.
(Kuadrati i qeverisjes sipas ligjit)
Më pas erdhi kuadrati i qeverisjes sipas ligjit. Kushtetuta është ligji themeltar i Kinës. Qeverisja sipas ligjit është strategjia bazë e Kinës për qeverisjen e vendit, është sinjali i rëndësishëm i progresit të qytetërimeve shoqërore dhe është garancia themelore e stablitetit afatgjatë të vendit. Sot është krijuar në përgjithësi sistemi socialist ligjor me karakteristika kineze, është vënë në zbatim strategjia bazë e qeverisjes sipas ligjit, pikëpamja socialiste ligjore është pranuar gjerësisht.
(Kuadrati i zhvillimit tekniko-shkencor)
Erdhi kuadrati i zhvillimit tekniko-shkencor i përbërë nga punonjësit tekniko-shkencorë, inxhinierët e teknikët. Në makinën e zbukuruar të këtij kuadrati kishte një model të kompjuterit dhe një të tavolinës së punës në laborator.
Gjatë 60 vjetëve, çështja tekniko-shkencore kineze ka kaluar një rrugë të jashtëzakonshme të zhvillimit. Në fillim të shpalljes së Kinës së Re, në Kina kishte vetëm mbi 30 institucione të posaçme studimore, numri i punonjësve të shkencës e teknikës të mbarë vendit nuk kaloi 50 mijë veta. Shkencëtarët e teknikët kinezë nisën çështje duke kapërcyer vështirësi, si rezultat, një sërë suksesesh tekniko-shkencore si satelit, orizi i hibridit të kryqëzuar, insulinë artificiale e gjedhit, pikturë e saktë e 1% rendit të planit të grupit të gjeneve të njerëzimit etj. kanë shfaqur potencialin tekniko-shkencor të Kinës.
(Kuadrati i fluturimit të anijeve kozmike "Shenzhou")
Kaluan përfaqësues të shkencëtarëve dhe të teknikëve të fluturimit kozmik. Gjatë 60 vjetëve, çështja e fluturimit kozmik e Kinës ka hyrë në nivelin e përparuar botëror duke kaluar një proces të jashtëzakonshëm të luftimit. Nga lëshimi me sukses nga Kina i anijes së provës kozmike pa pilot "Shenzhou nr.1" dhe deri tek lëshimi i anijes kozmike me kozmonautë "Shenzhou nr.6" dhe asaj "Shenzhou nr.7", si dhe deri tek planifikimi i lëshimit në vitin 2010 të laboratorit kozmik "Tiangong nr.1", mund të themi se kinezët jo ecin, por vrapojnë në udhën drejt hapësirës kozmike.
Në vitin 2003, Yang Liwei udhëtoi me anijen kozmike me kozmonaut "Shenzhou nr.5" të projektuar e prodhuar nga vetë Kina dhe u bë kinezi i parë që hyri në hapësirën kozmike dhe Kina u bë vendi i tretë në botë që mund të zhvillojë fluturimin kozmik me kozmonautë.
Tani po dal jashtë modelit të kabinës kozmike në makinën e zbukuruar heroi kozmik Zhai Zhigang, ai shfaqi përsëri momentin historik të daljes për herë të parë të kinezëve jashtë kabinës në hapësirën kozmike. Më 27 shtator të vitit 2008, Zhai Zhigang udhëtoi me anijen kozmike "Shenzhou nr.7" dhe bëri ecjen në hapësirën kozmike që zgjati 19 minuta e 35 sekonda duke lënë për herë të parë gjurmat e kinezëve në këtë hapësirë.
(Kuadrati i zhvillimit arsimor)
Më pas kaloi kuadrati i zhvillimit arsimor i përbërë nga përfaqësuesit e pedagogëve dhe të studentëve. Modeli i librit në makinën e zbukuruar shfaqte sukseset e zhvillimit të çështjes arsimore të Kinës.
Në fillim të krijimit të Kinës së Re, ndër 600 milionë popullsi të Kinës kishte mbi 400 milionë analfabetë dhe përqindja e analfabetëve në fshat kaloi mbi 95%. Në vitin 1986, Kina publikoi "Ligjin e arsimit të detyrueshëm të Republikës Popullore të Kinës" duke nxitur zhvillimin e shpejtë të çështjes së arsimit bazë në Kinë. Në vitin 2001, Kina shpalli ndaj botës realizimin e objektivit strategjik "popullarizimi i përgjithshëm i arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar dhe zhdukja në përgjithësi e analfabetëve të rinj dhe të rritur". Njëkohësisht arsimi i lartë kinez ka realizuar kalimin e tij në përhapjen e gjerë. Tani në Kinë, ndër çdo 10 nxënës që marrin pjesë në provimet e pranimit në shkolla të larta, 6 prej tyre mund të hyjnë në shkolla të larta për studime.
(Kuadrati i lulëzimit kulturor)
Kaloi kuadrati i përbërë nga artistë dhe amatorë të artit. Ky kuadrat shfaqi sukseset 60-vjeçare të Kinës në fushën kulturore. Në këtë kuadrat ishte edhe Wang Lu nga radio jonë.
Në fillim të shpalljes së Kinës së Re, çështja kulturore e shkatërruar pritej të rimëkëmbej në mënyrë të gjithanshme. Në vitin 1949, në Kinë kishte vetëm 55 biblioteka, banorë të theshtë nuk kishin ca raste të shikonin televizion e film. Gjatë 60 vjetëve, qeveria kineze ka shtuar pandërprerë fonde në çështjen kulturore. Tani sasia e bibliotekave publike në krahinat e ndryshme kineze ka arritur në mbi 2800, sasia e muzeve ka arritur në mbi 1000 dhe hapen falas ndaj shoqërisë.
Për të pasuruar jetën kulturore të fshatarëve, sektorët përkatës kinez kanë nisur edhe projektin e ndërlidhjes në çdo fshat të radios dhe të televizionit duke zgjidhur problemin e dëgjimit të radios dhe të shikimit të televizionit në fshat.
(Kuadrati i zhvillimit sportiv)
Paloi pastaj kuadrati i zhvillimit sportiv i përbërë nga sportistët, punonjësit sportivë dhe amatorët sportivë. Makina e zbukuruar e sukseseve sportive me 3 kate përfaqësonte përkatësisht ushtrimet masive sportive, fizkultura tradicionale dhe fizkultura e garës.
Pas shpalljes së Kinës së Re, ushtrimet masive sportive janë lulëzuar shumë, cilësia fizikee dhe entuziazmi i kinezëve për kalitjet sportive janë ngritur pandërprerë. Qeveria kineze ka vendosur se qysh nga ky vit, 8 gushti i çdo viti është dita e kalitjeve masive sportive e Kinës.
Në fushën botërore të garës sportive, sportistët kinezë kanë fituar suksese të njëpasnjëshme. Pas shpalljes së Kinës së Re, sportistët kinezë kanë fituar në garat e ndryshme sportive mbi 2300 tituj të kampionit botëror, duke shënuar ose thyer rreth 1200 rekorde botërore.
(Kuadrati i Lojërave Olimpike të Pekinit)
"Më jep 16 ditë, i kthej botës 5000 vjet." Nga 8 deri më 24 gusht të vitit 2008, Kina organizoi me sukses një Olimpiadë me karakteristika dhe me nivel të lartë.
Me shoqërimin e muzikës së këngës tematike të Lojërave Olimpike të Pekinit "Unë e ti", parakaloi kuadrati i Lojërave Olimpike të Pekinit i përbërë nga modelet e stadiumit "Fole e zogut", të pishtarit "Re fatmirë" dhe të maskotëve olimpik. Në këtë kuadrat grumbulloheshin përfaqësuesit e vullnetarëve, të ndërtuesve dhe të punonjësve të Lojërave Olimpike që shfaqën gëzimet e popullit kinez për realizimin e ëndrrës njëqindvjeçare olimpike. Në ekranin e madh në makinën dekorative u shfaqën momente të shkëlqyeshme në Lojërat Olimpike të Pekinit.
(Kuadrati i popullsisë dhe i shëndetësisë)
Kuadrati i shëndetësisë i përbërë nga punonjësit mjekësorë, shëndetësorë dhe të planifikimit familiar, u shfaqën tema të shëndetit, të jetës dhe të shpresës.
Gjatë 60 vjetëve pas shpalljes së Kinës së Re, sistemi publik shëndetësor dhe sistemi i shërbimeve mjekësore të Kinës janë përmirësuar pandërprerë, është krijuar në përgjithësi sistemi bazë i sigurimeve mjekësore dhe gjendja shëndetësore e njerëzve është përmirësuar pandërprerë. Tani mosha mesatare e kinezëve është ngritur në 73 vjeçe nga 35 vjeçe, përqindja e vdekjes së grave shtatzënë, e grave në lindje dhe e foshnjave është ulur shumë. Mund të themi se kinezët po jetojnë më gjatë dhe me shëndet më të mirë.
Krahas këtyre, në vitet '70 të shekullit të kaluar, Kina filloi të zbatojë politikën e planifikimit familiar. Nga zbatimi i kësaj politike për mbi 30 vjet në Kinë lindën 400 milionë më pak, si rezultat, dita me "1.3 miliardë popullsi" në Kinë dhe dita me "6 miliardë popullsi" në botë u shtynë për 4 vjet. Në të kaluarën shumë njerëz kritikonin politikën e popullisë të Kinës, kurse tani gjithnjë e më shumë njerëz kanë vlerësuar se politika e popullsisë e Kinës ka dhënë kontribut të madh.
(Kuadrati i familjeve harmonike)
Kinezët flasin shpesh: "Me harmoninë familjare lulëzohet gjithçka." Në makinën e zbukuruar të kuadratit të familjeve harmonike kishte një model i bukur i lagjes së banimit. Përfaqësuesit e çiftit të ri, të familjeve të lumtura, të njerëzve me aftësi të kufizuara fizike, të punonjësve të lagjes etj. në makinë vishen me kostume solemne të festës dhe të buzëqeshur përshkruan një pikturë të bukur të familjeve harmonike.
(Kuadrati i bashkimit)
Tani po vjen kuadrati i bashkimit. Ky kuadrat përbëhej nga përfaqësuesit e masave popullore nga qarqet e ndryshme të kryeqytetit dhe të njerëzve që morën pjesë në punë kundër përmbytjeve, rreziqeve dhe tërmetit, dhe shfaq shpirtin e bashkimit. Kinezët flasin shpesh: "Kur një njeri has vështirësi, ia zgjasin dorë të gjithë të tjerët." Makina e zbukuruar e këtij kuadrati shfaqi pamjet prekëse të popullit të kombësive të ndryshme kineze, të bashkuara si një trup i vetëm në luftën kundër fatkeqësive.
Vështirësitë do të nxitin rimëkëmbjen e një vendi. Gjatë 60 vjetëve, Kina ka pësuar fatkeqësi të panumërta, si për shembull tërmeti i fuqishëm në Tangshan në vitin 1976, tërmeti i fuqishëm në Wenchuan në vitin e kaluar, fatkeqësia e përmbytjeve në vitin 1989, fatkeqësia e ngrirjes me shi e dëborë në vitin e kaluar etj. Populli kinez nuk frikësohet kurrë para fatkeqësive të ndryshme.
(Kuadrati: Zemra ime kineze)
Kaloi kuadrati "Zemra ime kineze" i përbërë nga përfaqësuesit e personave të kthyer në atdhe pas studimeve jashtë vendit dhe të emigrantëve kinezë jashtë vendit.
Gjatë 60 vjetëve pas shpalljes së Kinës së Re, numri i kinezëve që kanë dalë jashtë vendit për studime është shtuar pandërprerë. Tani studentët kinezë studiojnë pothuajse të gjitha specialitetet në mbi 100 vende e rajone të botës. Njëkohësisht Kina ka krijuar kushte të ndryshme për të tërhequr talentet e shquara për t'u kthyer në atdhe dhe gjithnjë e më shumë studentë jashtë vendit kanë zgjedhur kthimin në atdhe për punësim.
Edhe emigrantët kinezë jashtë vendit i kushtojnë shumë vëmendje zhvillimit të atdheut. Për shembull, në fillim të reformës dhe të hapjes me botën e jashtme, shumë emigrantë kinezë jashtë vendit u kthyen në atdhe për investime, tani shumë prej tyre merren aktivisht me zhvillimin e arsimit, marrin pjesë në luftën kundër fatkeqësive të natyrës, në ndihmën ndaj të varfërve, në nxitjen e miqësisë midis Kinës e vendeve të tjera etj. duke dhënë kontributin e vet për zhvillimin e Kinës.
(Kuadrati "Një botë")
Më pas ishte radha e kuadratit "Një botë", i përbërë nga përfaqësuesit e miqve ndërkombëtarë, të specialistëve të huaj, të studentëve të huaj që studiojnë në Kinë dhe të agjencive me investime të huaja në Pekin.
Orbita eliptike që rrethon Tokën në makinën e zbukuruar tregonte temën kryesore kohore të botës së sotme "Paqe, zhvillim e bashkëpunim". Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina i përmbahet gjithmonë politikës së jashtme paqësore, të pavarur e autonome dhe rrugës së zhvillimit paqësor. Veçanërisht gjatë 30 vjetëve pas fillimit të reformës dhe të hapjes me botën e jashtme, Kina është shkrirë aktivisht në komunitetin ndërkombëtar, ka marrë pjesë në mbi 100 organizata ndërkombëtare ndërqeveritare, ka nënshkruar mbi 300 komunikata ndërkombëtare, ka marrë pjesë në 22 veprime paqeruajtëse të OKB-së dhe ka dërguar mbi 10 mijë persona paqeruajtës. Kina është bërë anëtare e rëndësishme e sistemit ndërkombëtar.
(Fillon muzika "Dua Kinën")
Pjesa e gjashtë: Kina e bukur
U shfaq më pas tema "Kina e bukur" e parakalimeve masive. 34 makina të zbukuruara dhe të projektuara nga të gjitha provincat, rajonet autonome e qytetet e varura direkt nga qendra dhe rajonet e Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit do të kalojnë me radhë qendrën.
(grupi i shfaqjes)
U dha vallja e madhe kolektive e bashkimit të kombësive "Dua Kinën" e shfaqur nga 900 veta. Kërcimtarët e veshur me kostume solemne të festës të kombësive të ndryshme na afrohen duke kënduar e vallëzuar. Njëkohësisht, piktura e sfondit në sheshin u shndërrua në " Rroftë uniteti i madh midis popullit të të gjitha kombësive".
Kina është një vend i bashkuar me shumë kombësi, 56 kombësi janë të lidhura me njera-tjetrën.
Pas shpalljes së Kinës së Re në vitin 1949, qeveria qendrore filloi të zbatojë politikën kombëtare të barabartë, të bashkimit dhe të ndihmës me njeri-tjetrin dhe midis kombësive të ndryshme u krijuan marrëdhëniet e tipit të ri, domethënë kombësia hane nuk ndahet nga pakicat kombëtare, pakicat kombëtare nuk ndahen nga kombësia hane dhe pakicat e ndryshme kombëtare nuk ndahen me njera-tjetrën. Në vitin 1955, qeveria qendrore zbatoi sistemin e autonomisë rajonale të kombësive që siguroi statusin dhe të drejtat e barabarta të pakicave kombëtare në fushën politike dhe plotësoi dëshirën e pakicave kombëtare për pjesëmarrjen në jetën politike të shtetit. Njëkohësisht qeveria qendrore respekton e mbron lirinë e besimit fetar të pakicave kombëtare, inkurajon pakicat kombëtare të përdorin dhe të zhvillojnë gjuhën dhe shkrimet e veta, mbron e zhvillon kulturën tradicionale të pakicave kombëtare dhe respekton doket e zakonet e tyre. Krahas këtyre, në fushën financiare, të lindjes, të arsimit etj., pakicat kombëtare gëzojnë politikat e privilegjuara.
(Filloi pastaj muzika e këngës "Të udhëheq Kinën" të kënduar nga Mei Jia e Dai Yuqiang)
(Kuadrati "Bashkimi e luftimi")
Parakaloi kuadrati "Bashkimi e luftimi" i përbërë nga 2200 veta.
Gjatë 60 vjetëve pas shpalljes së Kinës së Re, kombësitë e ndryshme çojnë përpara njera-tjetrën dhe zhvillohen së bashku duke dhënë kontributin e vet për ndërtimin e vendit. Për shembull, Rajoni Autonom i Tibetit ka ruajtur për 8 vjet me radhë mbi 12% rritjen ekonomike; GDP-ja e Rajonit Autonom të Sinjiang-Ujgurit u shtua në 420.3 miliardë juanë të vitit 2008 nga 1.2 miliardë juanë të vitit 1955; Rritja ekonomike e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme zë vendin e parë në mbarë vendin për 7 vjet me radhë; GDP-ja e Rajonit Autonom të Ningxia-Huit u shtua në 107 miliardë juanë të vitit 2008 nga 329 milionë juanë të vitit 1958 ; GDP-ja e Rajonit Autonom të Guangxi-Zhuanit u shtua në mbi 590 miliardë juanë të vitit 2007 nga 14.6 miliardë juanë të vitit 1958.
(Fillon muzika "Dua Kinën")
(Kuadrati "Kina e bukur")
Më pas erdhi kuadrati "Kina e bukur" i përbërë nga 6200 veta, ky ishte kuadrati me numrin më të madh të pjsëmarrësveve në parakalimet masive. Ata hynë duke mbajtur në dorë kallinj gruri me ngjyrë të artë e të argjendtë në qendrën e sheshit bashkë me 34 makina të zbukuruara që përfaqësojnë 31 provincat, rajonet autonome, qytetet e varura direkt nga qendra dhe rajonet e Hong-Kongut, të Makaos dhe të Tajvanit.
Më pas pamë makinën e zbukuruar "Këngët e Pekinit" që shfaqi konceptin "Pekini humanitar, Pekini tekniko-shkencor dhe Pekini i gjelbër". Pekini është kryeqyteti i Kinës dhe është qendra politike, ekonomike, kulturore dhe e transportit e Kinës. Qyteti Pekin ka një histori mbi 3000 vjeçare dhe është qyteti me trashëgimi më të shumta kulturore botërore në glob.
Më pas pamë makinën e zbukuruar "Retë e velat mbi detin Bohai" që shfaqi projektin e qytetit Tianjin për ndërtimin e një qyteti ndërkombëtar të portit, të një qendre ekonomike veriore dhe të qytetit ekologjik. Qyteti Tianjin ndodhet në qendrën e zonës ekonomike rreth detit Bohai dhe është qyteti më i madh i hapur bregdetar në veri të Kinës dhe quhet "Perla e detit Bohai". Tianjini është edhe vendlindja e industrisë kineze në kohën moderne, qyteti më i herët i hapur bregdetar në kohën moderne dhe qendra industriale e lundrimit detar në veri të Kinës.
s
Provinca Hebei është zona e rëndësishme e prodhimit të drithërave dhe të pambukut në Kinë dhe është qendra e transportit, veçanërisht ka kushte të favorshme të transportit detar. Tani provinca Hebei ka krijuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me 170 vende e rajone të botës.
Provinca Shanxi është një nga vendlindjet e kombit kinez dhe ka një histori të gjatë, burime të pasura turistike dhe quhet "muze i kulturës së lashtë kineze". Në Shanxi ka burime të pasura të minieralëve dhe janë zbuluar më se 120 mineralë, ndër to vëllimi i rezervës së qymyrgurit zë vendin e parë në Kinë. Kjo provincë është një nga 6 bazat kryesore të qymyrgurit në botë.
Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme ndodhet në zonën kufitare në veri të Kinës. Ai u krijua në vitin 1947 dhe është rajoni i parë autonom i pakicave kombëtare në Kinë.
Provinca Liaoning ndodhet në jug të Kinës Verilindore. Kur sapo u shpall Kina e Re, u përcaktua statusi i bazës së vjetër industriale i kësaj province. Gjatë dhjetrave vjetëve, provinca Liaoning ka dhënë kontributin e madh për nxitjen e procesit të industrializimit të Kinës së Re.
Provinca Jilin ka toka pjellore dhe burime të pasura turistike, ndër to rajoni i mbrojtjes natyrore në malin Changbaishan është një nga vendet me mjedisin më të mirë ekologjik në botë dhe quhet muze natyror.
Provinca Heilongjiang quhet hambari i madh i drithërave dhe fusha e madhe naftëmbajtëse e Kinës që ka dhënë kontributin e madh për sigurinë ushqimore dhe energjetike të vendit.
Shangai është qyteti më i madh në Kinë dhe është një nga 4 qytetet e varura direkt nga qendra të Kinës, ku ka bazë më të madhe industriale dhe port më të madh të tregtisë së jashtme të Kinës. Shangai është jo vetëm qendra tekniko-shkencore, tregtare, financiare dhe e informacioneve e Kinës, por edhe një qytet ku mblidhen kulturat botërore. Shangai po bën përpjekje për t'u ndërtuar si qendra financiare ndërkombëtare dhe qendra e lundrimit. Në vitin 2010, në Shangai do të organizohet Ekspozita Botërore që do t'i sjellë raste të reja të zhvillimit.
Provinca Jiangsu ndodhet në deltën e lumit Jance dhe ka toka pjellore e burime të pasura. Jiangsu është provinca e madhe ekonomike e Kinës, në vitin 2008, GDP-ja e kësaj province i kaloi 3 trilionë juanët, përmasat e rritjes ishin shumë më të mëdha se niveli mesatar i mbarë vendit.
Provinca Zhejiang ndodhet në zonën bregdetare në juglindje të Kinës. Bujqësia dhe industria e kësaj province janë të përparuara. Pas fillimit të reformës dhe të hapjes me botën e jashtme, ndërmarrjet e lokalitetit dhe të qytezës në provincën Zhejiang janë zhvilluar shumë shpejt që janë bërë fuqia që nxitin rritjen ekonomike të kësaj province.
Provinca Anhui ndodhet në lindje të Kinës dhe është një nga vendlindjet e rëndësishme të qytetërimeve kineze para historisë. Në vitin 1978, 18 familje fshatarësh të fshatit Xiaogang të Fengyangut të provincës Anhui nënshkruan kontratën e vetëadministrimit të tokave dhe fshati Xiaogang u bë vendlindja e reformës fshatare kineze.
Provinca Fujian ndodhet në zonën bregdetare në juglindje të Kinës dhe është vendlindja e famshme e emigrantëve në Kinë. Numri i emigrantëve kinezë dhe i kinezëve jashtë vendit me prejardhjen nga Fujiani i kalon 10 milionët.
Pas shpalljes së Kinës së Re, provinca Jiangxi ka dhënë kontributin e madh për sigurinë ushqimore të vendit. Vitet e fundit, Jiangxi ka bërë përpjekje të mëdha për ndërtimin e qytetërimeve ekologjike dhe i përmbahet rrugës së zhvillimit të vazhdueshëm për të realizuar zhvillimin e shpejtë dhe të mirë ekonomik.
Provinca Shandong po bën përpjekje për të ndërtuar zonën blu ekonomike. Gadishulli i Shandongut ka linja të bregut detar mbi 3000 kilometra të gjatë dhe ka burime të pasura detare dhe është një nga rajonet me ekonominë më të lulëzuar oqeanike në Kinë.
Provinca Henan është vendlindja e rëndësishme e qytetërimeve kineze dhe e kombit kinez. Pas shpalljes së Kinës së Re, Henani është jo vetëm provinca e madhe bujqësore dhe me shumë popullsi, por edhe provinca e re e madhe ekonomike e industriale. Provinca Henan është edhe nyja e rëndësishme e hekurudhës, e rrugës automobilistike, e avionit, e telekomunikacionit dhe e energjisë në Kinë.
Provinca Hubei është nyja e transportit ujor e tokësor në Kinë dhe është një nga bazat e rëndësishme të prodhimit industrial të Kinës, sektori i automjeteve është sektor shtylle në këtë provincë.
Provinca Hunan ndodhet në rrjedhën e mesme të lumit Jance ku prodhohen peshq e oriz dhe është një provincë tradicionale bujqësore. Hunan është edhe vendlindja e Mao Cedunit.
Provinca Guangdong ndodhet në zonën bregdetare në jug të Kinës është një nga provincat me ekonominë më të përparuar në Kinë. Në vitin 1980, në Shenzhen, Zhuhai, Shantou të provincës Guangdong dhe në Xiamen të provincës Fujian u krijuan rajone të posaçme ekonomike që u bënë dritare e parcela eksperimentare e reformës dhe e hapjes me botën e jashtme të Kinës.
Rajoni Autonom i Guangxi-Zhuanit ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe është rajoni me popullsinë më të shumtë të pakicave kombëtare në Kinë. Guangxi ka panorama të bukura dhe zakone magjepse të pakicave kombëtare që kanë tërhequr shumë turistë vendës dhe të huaj.
Provinca Hainan është provinca më e re dhe rajoni më i madh i posaçëm ekonomik në Kinë. Klima e Hainanit në të 4 stinët është shumë e rehatshme, burimet turistike janë shumë të pasura.
Po shohim makinën e zbukuruar "Këndimi në Sanxia" që shfaq veprën hidraulike Sanxia në qytetin Congqing, një nga 4 qytetet e varura direkt nga qendra të Kinës. Vepra Sanxia është projekti më i madh hidraulik në botë që shfaq inteligjencën dhe fuqinë e udhëheqësve dhe të popullit kinez.
Më 12 maj të vitit 2008, në Wenchuan të provincës Sichuan ra tërmeti i fuqishëm 8 ballësh duke shkaktuar vrasjen e plagosjen e rëndë. Populli i Sichuanit nuk frikësohet para fatkeqësisë, me ndihmën e përkrahjen e popullit të mbarë vendit dhe të miqve të mbarë botës, populli i Sichuanit po bën përpjekje për të rindërtuar vatrat e tij.
Provinca Guizhou është një provincë ku banojnë 49 kombësi. Çdo kombësi ka kulturë e zakone të veta e të veçanta dhe çdo vit në Guizhou ka mbi 1000 festa të kombësive.
Guizhou është edhe provinca e madhe energjetike e Kinës dhe ka burime të pasura ujore e të qymyrgurit. Rakia Maotai e prodhuar në qytezën Maotai të Guizhout quhet rakia kombëtare e Kinës dhe është një nga 3 rakitë kryesore të distiluara të botës.
Provinca Yunnan është provinca me kombësi më të shumta në Kinë dhe ka 52 kombësi, ndër të cilat kombësia Yi është pakica kombëtare me popullsi më të shumë. Krahas këtyre, Yunnani quhet edhe "mbretëria e kafshëve", "mbretëria e bimëve" dhe "mbretëria e metaleve paferroze" dhe ka burime të pasura turistike.
Pas çlirimit në vitin 1951 në mënyrë paqësore të Tibetit, kombësia tibetiane fitoi të drejtat e njëjta me kombësi të ndryshme të mbarë vendit. Reforma demokratike e vitit 1959 anuloi sistemin e bujkrobërisë duke çliruar mbi 1 milion bujkrobër. Në vitin 1965, u krijua Rajoni Autonom i Tibetit dhe populli tibetian fitoi të drejtën e vetëadministrimit të çështjeve në këtë rajon. Vitet e fundit, zhvillimi ekonomik e shoqëror në Tibet ka arritur suksese të mëdha, niveli i jetesës së popullit është ngritur pandërprerë.
Provinca Shenxi ndodhet në qendër të hartës gjeografike të Kinës dhe është një nga vendlindjet e rëndësishme të paleontologjisë kineze dhe të qytetërimeve të kombit kinez. Këtu ishte qendra e shumë dinastive në historinë kineze dhe ishte vendi ku përhapen më herët jashtë vendit qytetërimet historike të kombit kinez. Rruga e famshme e mëndafshit nisej nga kjo provincë.
Po shikojmë tani makinën e zbukuruar me temën "vepra melodie e botës së lulëzuar", e cila tregon vitalitetin e ri të linjës së mëndafshit të lashtë të provincës Gansu. Provinca Gansu gjendet në rrjedhën e sipërme e të mesme të Lumit të Verdhë, është një nga burimet e kombit kinez, në dinastinë Han dhe Tang të Kinës së lashtë, Gansu ka qënë qendra e shkëmbimit të kulturës lindore dhe perëndimore, edhe linja e rëndësishme të mëndafshit të tregtarëve, duke lënë relikte të bollshme, si guva Mogao është thesari kulturor më i madh i botës dhe u përfshi në listën e trashëgimive kulturore botërore.
Qing Hai gjendet në veri të rafshnaltës së Qinghai-Tibetit, është burimi i Lumit Jance, i Lumit të Verdhë dhe të Lumit Lancangjiang, duke u quajtur si burimi i Lumenjëve dhe pagoda e ujit të Kinës. Atje ka burime të bollshme, vëllimi i rezervës së shumë mineralëve zë vendin e parë të vendit.
rajoni autonom Ningxia-Hui gjendet në linjën e mëndafshit, ka qytetërim të lashtë të lumit të verdhë, duke u quajtur si Jiang Nan i kufirit, atje mbijetojnë 31 kombësi, është rajoni më i madh i banimit të kombësisë hui të Kinës, është edhe një rajon autonom në shkallë të provincës të administruar nga këmbësia hui.
Rajoni autonom Singjiang-ujgur është rajoni më i madh administrativ i shkallës provinciale të Kinës, u krijua në vitin 1955. Singjiang është vendlindja e valleve dhe të këndimit, vendlindja e frutave të Kinës. Ish-kryeministri i Kinës Çu En Lai e quajti vendin e thesarit.
Në vitin 1842 të kohës së luftës së opiumit, Hongkongu u zhyt si kolonia e Anglisë. Më 1 korrik të vitit 1997 Kina rifilloi sovranitetin për Hongkongun. Sipas politikës "një shtet me dy sisteme" u krijua rajoni i posaçëm administrativ i Hongkongut, hongkongasit administrojnë vet Hongkongun. Gjatë 12 vjetëve pas rikthimit të Hongkongut në gjirin e atdheut, forca ekonomike e Hongkongut u shtua fuqimisht, dhe jetesa e banorëve u përmirësua, statusi ndërkombëtar ngrihet pandërprerë. Aktualisht Hongkongu është qendra e rëndësishme ndërkombëtare e financave, e shërbimeve dhe e lundërimit, është edhe një nga rajonet më të pasura të botës.
Makao ka qenë një fshat i vogël peshkatar, në shekullin e 16-të u huazua nga Portugalia. Më 20 dhjetor të vitit 1999 Kina riushtroi sovranitetin mbi Makaon, sipas kursit: Një shtet me dy sisteme, u krijua rajoni i posaçëm administrativ i Makaos dhe zbatohet politika e vetqeverisjes së banorëve të Makaos dhe e administatës së lartë. Pas rikthimit prej 10 vjetësh, ekonomia shoqërore e Makaos hyri në fazën e shpejtë të zhvillimit, aktualisht Makao është rajoni me popullësi më të dentur në mbarë botën, është edhe një nga qytetet më të pasura në botë.
Ishulli Tajvan gjendet në zonën detare jug-lindore të Kinës, dhe ndahet me pjesën kontinentale nga deti. Që nga lashtësia Tajvani ka qenë dhe është një pjesë e pandarë e territorit të Kinës. Pasi ndodhi tërmeti i madh në maj të vitit ë kaluar në Wenchuan të procincës Sichuan të pjesës së brendshme të Kinës, banorët e Tajvanit dhanë përkatësisht kontribute të tyre në gusht të këtij viti Tajvani është prekur rëndë nga tajfuni Morakot, banorët e pjesës së brendshme të Kinës kontribuan përkatësisht materiale dhe para, duke treguar dashurinë e thellë midis banorëve të dy brigjeve. Aktualisht zhvillimi paqësor i marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës përputhet me dëshirën e përbashkët të popujve midis dy brigjeve.
Këto makina të zbukuruara demonstruan plotësisht malet e lumenjtë e bukura, doket e zakonet e krahinave të ndryshme të Kinës, si dhe sukseset e ndritura dhe të ardhmen e bukur të Kinës, duke shfaqur urime të sinqerta të popujve të kombësive të ndryshme për atdheun, janë edhe një demonstrim i mrekullueshëm i Kinës përpara botës.
Muzika
Pjesa e 7-të e ardhmja e bukur
U shfaq më pas tema e fundit e parakalimeve të masave popullore, e ardhmja e bukur. Kuadrati përbëhej nga të rinjtë, ata janë e ardhmja e atdheut dhe shpresa e kombit. Me të rinjtë në fund të parakalimeve masive ka kuptim që çështja e socializmit me karakteristika kineze do të trashëgohen brez pas brezi.
(Kuadrati: Vizatimi i tablosë së mrekullueshme)
Në krye ishte kuadrati i vizatimit të tablosë së mrekullueshme. Kur Partia Komuniste e Kinës të krijohet për 100 vjet, do të krijohet edhe një shoqëri komode në nivel më të lartë dhe në favor të mbi një miliard njerëzve, kur Kina e Re të shpallet për 100 vjet, do të realizohet në përgjithësi modernizmi, të krijohet një vend modern socialist i fuqishëm, i begatshëm, demokratik, i qytetëruar dhe harmonik, ky objektiv vizaton tablon e mrekullueshme për të ardhmen e Kinës.
(rreshtat e shfaqjes)
Më pas u admirua shfaqja e daulleve dhe e burive, ky rresht përbëhej nga 1400 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore.
(kuadrati i pishtarëve të yjeve)
Parakaloi kuadrati i përbërë nga pionierët. Pionierët janë nga organizata e fëmijëve kinezë. Në Kinë fëmijët nga mosha 7-14 vjeçare pothuajse janë pionierë. Sivejt është edhe 60-vjetori i formimit të kësaj organizate kineze.
(Kuadrati i ardhshmërisë së bukur)
Mbi 5000 fëmijë pionierë mbanin tullumbace të bukura dhe kurora të luleve. Makina e zbukuruar me shporta të mëdha të luleve si kryesore është në kuptim se perspektiva e zhvillimit të atdheut është e mrekullueshme si lule.
Fëmijët e sotëm janë rritur në epokën e re të hapur. Formimi i mjedisit të hapur shoqëror është bazuar në politikën e hapur dhe të reformës. Transferimi i gjithanshëm i strukturës shoqërore, i sjellë nga politika e reformës dhe e hapjes, e çon Kinën në një etapë të re historike, gjendja politike dhe rendi shoqëror po shkojnë dita-ditës në konsolidim dhe stabilizim. Zhvillimi ekonomik po shpejtohet dita-ditës, mjedisi ideologjik dhe kulturor po lirohet dita-ditës, çështjet e ndryshme zhvillohen dita-ditës, të gjitha këto kanë krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e fëmijëve.
Duke shoqëruar nga melodia e vrullshme: Kënga për atdheun, fëmijët lëshuan tullumbacet dhe vrapuan duke brohoritur drejt urës Jinshuiqiao, mbi 60 mijë pëllumba fluturuan në qiellin blu. Sheshi "Tiananmen" u bë bota e luleve dhe deti i këngëve.
Liu Çi shpalli lajmëroi përfundimin e ceremonisë kremtuese!
Sekretari i Bashkisë së Pekinit Liu Çi shpalli përfundimin e ceremonisë kremtuese.
Radio e Jashtme e Kinës, të dashur dëgjues, ceremonia kremtuese me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës që ju transmetojmë drejtpërdrejt përfundoi. Mirudëgjofshim!