PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koncerti përkujtimor për Jackson u caktua më 26 shtator në Vjenë
2009-09-09 16:54:25 cri komenti juaj Printoni

Një koncert përkujtimi për mbretin e muzikës pop, Michael Jackson do të zhvillohet para Pallatit Schonbrunn në Vjenë më 26 shtator njoftoi në një konferencë për shtyp ditën e martë, organizatori i koncertit George Kindel..

Parashikohet që afro 65000 artdashës të Jackson nga të katër anët e botës, si dhe e ëma dhe fëmijët e Jackson të jenë të pranishëm në koncert.

Sipas Kindel, deri më tani, 13 artistë, përfshirë vëllai i Jackson, Jermaine Jackson, Mary J. Blige, këngëtarja R&B Akon, vokalistja Natalie Cole, motrat Slegde, dhe grupi US5 kanë njoftuar pjesëmarrrjen në koncert.

Por sipas tij, lista e aktorëve mbetet e pa konfirmuar.

Me këtë rast do të këndohen shumë nga këngët më të pëlqyeshme të Jackson si "Man in The Mirror", "Beat it", "Thriller" dhe "You are not Alone",.

Zv.kryetarja e Bashkisë së Vjenës, Renate Brauner tha se Vjena do të dhurojë 600.000 euro për koncertin, duke shprehur bindjen e saj që koncerti do ti sjellë Vjenës të ardhura në turizmin.

Siç mësohet se shitja e biletave do të nisë më 20 shtator.

Çmimi i biletës së rritjes më këmbë mund të kushtojë nga 63 deri 212 euro, ndërsa për vendet ulur çmimi vlerësohet në 378.815 euro.

Jackson vdiq më 25 qershor në banesën e tij të marrë me qera në Holmby Hills të Los Anxhelosit në moshën 50 vjeçare, pak ditë përpara koncertit së tij në Londër. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China