PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Politika e re e Greqisë në portin e Pireut
2015-02-02 10:55:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ardhja në fuqi më 27 janar e qeverisë së re greke përfshin disa ministra që kundërshtojnë masat shtrënguese. Në të njejtën ditë kabineti i ri qeveritar deklaroi ndërprerjen e procesit të privatizimit të portit të Pireut, për të mbajtur premtimin elektoral për ndalimin e shitjes së kapitaleve shtetërore.

Në programin e sotëm, do të t'ju flas për politikën e re të Greqisë mbi portin e Pireut, ku janë kryer investime të mëdha kineze.


[foto nga ATSH]

Qeveria e re greke: nuk do të shesim portin

"Nuk do të shesim pjesën dërrmuese të aksioneve të portit të Pireut," tha më 27 janar zv.ministri i Transportit Detar të Greqisë Thodoris Dritsas gjatë një interviste për agjencinë Reuter. Sipas tij përparësi e qeverisë së re do të jenë interesat e qytetarëve dhe çdo marrëveshje duhet të përputhet me kërkesat e shoqërisë dhe të ekonomisë. Ai shtoi se qeveria do të ndërpresë procesin e shitjes së aksioneve të portit të Pireut dhe do të ruajë pronësinë shtetërore.

Si pjesë përbërëse e marrëveshjes së ndihmës të arritur midis Greqisë, BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Greqia duhet të shiste kapitale shtetërore në shkëmbim të ndihmave. Sipas projektit të privatizimit të pronës shtetërore, pala greke organizoi tender të hapur për shitjen e 67% të aksioneve të portit të Pireut. Reuter raporton se pala greke përfshiu grupin kinez të transportit oqeanik COSCO si dhe 4 shoqëri të tjera në listën përfundimtare të kandidatëve për tender, që parashikohet të mbarohet para fundit të këtij muaji.

Krahas portit të Pireut, që është më i madhi në vend, Greqia kishte planifikuar të shiste edhe portin e saj të dytë më të madh, atë të Selanikut si dhe kapitale të tjera shtetërore.

Sipas mediave greke, në ceremoninë e emërimit më 28 janar, zv.ministri i Transportit Detar Thodoris Dritsas tha se qeveria e re respekton marrëveshjen ekzistuese me grupin kinez COSCO dhe mban qëndrim serioz për zbatimin e kontratës. Por zvministri ka shtuar se "ndërprerja e procesit të privatizimit të portit nuk ka lidhje fare me marrëveshjen me COSCO-n."

Vështirësitë e investimeve kineze

Në qershor të vitit 2008, grupi kinez i transportit oqeanik COSCO mori me koncension përdorimin e dokeve të konteinerëve nr.2 dhe nr. 3 të portit të Pireut për 35 vjet. Në vitin 2010, COSCO filloi të administronte zyrtarisht doket e këtij porti. Më 22 janar 2015, COSCO zhvilloi në Athinë ceremoninë e fillimit të punimeve të zgjerimit të dokut nr.3 të portit të Pireut.

Sipas marrëveshjes me palën greke, projekti i zgjerimit të dokut nr.3 do të përfundojë në 4 vjet dhe porti i Pireut pritet të bëhet një nga qendrat kryesore të konteinerëve të Mesdheut. Porti i Pireut, si porti më i madh i Greqisë quhet "dera jugore e Evropës". Pozicioni gjeografik e bën Pireun një nyje të rëndësishme të strategjisë "Linja ekspres tokë-det Kinë-Evropë", të ndërtuar bashkërisht nga Kina dhe vendet evropiane.

Gazeta amerikane "The Wall Street Journal" vë në dukje se pas ndërtimit 5 vjeçar, investimet e COSCO-s janë bërë një nga rastet e privatizimit më të suksesshme në Greqi, vitet e fundit. Qysh nga viti 2008, kur nisi bashkëpunimi midis Kinës dhe Greqisë, porti i Pireut është bërë një nga portet me rritjen më të shpejtë në botë për vëllimin e ngarkim-shkarkimit, me një rritje prej 4.3 herë gjatë 6 vjetëve.

Nga një studim i Bankës Kombëtare të Greqisë del se deri në vitin 2018, projekti i ndërtimit të portit të Pireut, duke përfshirë doket nr.2 dhe nr.3, do t'i shtojë Greqisë 2.5% të vlerës së prodhimit të përgjithshëm dhe do të krijojë afro 125 mijë vende pune.

"Kur investuam në Greqi për portin, kishim një qëllim shumë të thjeshtë, të zgjeronim shërbimet në mbarë globin." Këtë e ka deklaruar njëri nga drejtuesit e lartë të COSCO-s, gjatë një interviste për gazetën kineze Xinjing Bao.

Por në fakt, qysh kur nisi veprimtarinë në Greqi, COSCO-ja është parë me dyshim nga grekët. Disa janë shprehur se investimet kineze do të godisnin punësimin e vendësve dhe madje sindikatat e portit të Pireut janë ankuar për të ardhurat e ulta nga pala kineze. SYRIZA, kur ishte në opozitë, e kritikoi qeverinë për "shitjen e pronësisë shtetërore me çmim të ulët" dhe madje, një pjesë parlamentarësh të kësaj partie nxitën grevën e punëtorëve të portit. Por me funksionimin disavjeçar në portin e Pireut shumë dyshime për COSCO-n u zhdukën gradualisht. Në portin e Pireut punojnë vetëm 7 administratorë kinezë, ndërsa numri i punonjësve grekë është mbi 1 mijë. Në një raport mbi grevën në këtë port gazeta amerikane "The Wall Street Journal" shkruan se pjesa dërrmuese e punëtorëve kanë një pagë mujore prej mbi 1200 euro, shifër kjo më e lartë se të ardhurat mesatare të grekëve, megjithëse më e ulët se paga para krizës monetare. Duke iu referuar një analisti grek, DW thekson se grekët, të mësuar me "jetën e rehatshme", nuk përshtaten me "jetën e vështirë" gjatë krizës.

Duke komentuar deklaratën e qeverisë së re greke mbi ndërprerjen e shitjes së aksioneve të portit e Pireut, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying theksoi se po bisedohet për këtë çeshtje me palën greke. "Kina ka shprehur bindjen se qeveria kineze dhe ajo greke do të kenë vullnet të vazhdojnë bashkëpunimin duke shënuar përparime të reja, në të mirë të të dy popujve."

"Politika e blatimit" do ta fusë Greqinë në vështirësi

Një personalitet i COSCO-s i tha gazetës kineze Global Times se plani i ndërprerjes së shitjes së portit të Pireut, si dhe kundërshtimi i masave shtrënguese përbëjnë parimin e krahut të majtë të qeverisë së re greke.

Profesori i çështjeve evropiane në Universitetin Fudan të Kinës, Ding

Chun është i mendimit se pas ardhjes në fuqi, Alexis Tsipras, në krye të SYRIZA-s, patjetër që do të lëshojë disa sinjale të reja për të mbajtur premtimet elektorale, ndaj është normale të marrë masa të çuditëshme.

Analisti grek i çështjeve ndërkombëtare Jokopreus i tha gazetës kineze Global Times se ndërprerja e procesit të privatizimit të portit të Pireut është një masë për të mbajtur premtimin ndaj zgjedhësve, por ai shprehu besimin se qeveria e Tsiprasit, duke u nisur nga gjendja e përgjithshme nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të nxituara, duke shmangur goditjen e mëtejshme në ekonominë greke.

Ndërsa agjencia britanike e lajmeve Reuter komenton se vendimi i Tsiprasit në ndërprerjen e privatizimit të portit të Pireut është një sinjal se ai ka mundësi të zbatojë premtimet elektorale, duke mos përfillur paralajmërimin e BE-së dhe të FMN-së, se privatizimi i kompanive shtetërore, përfshirë portin e Pireut është pjesë përbërëse e planit të ndihmës së tyre. Si rrjedhim, në tregun monetar të Greqisë u ndje një lëkundje e madhe dy ditë me radhë si dhe ranë aksionet e bankave. Investitorët shqetësohen se politika e re greke do të bjerë në kundërshtim me BE-në dhe FMN-në.

Uebsajti amerikan i transportit detar "Marinelink" shpreh mendimin se një sërë politikash të publikuara nga qeveria e re greke kanë një stil të theksuar "blatimi".

Aktualisht, Greqia ndodhet ende përpara vështirësisë fianciare, ndërsa masat anti-shtrënguese dhe kundër privatizimit do ta pengojnë të fitojë përkrahje monetare nga jashtë për rritjen ekonomike. Ndërprerja e privatizimit të portit të Pireut nuk do të ndikojë në funksionimin e tij afatshkurtër, por kjo ngjarje do të lëkundë besimin e investitorëve për Greqinë.

Zgjedhjet e përgjithshme të Greqisë përfunduan, por "pasgoditjet" e tyre do të vazhdojnë të ushtrojnë ndikime në eurozonë dhe në tërë botën. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China