Instituti i Konfucit ka për qëllim promovimin e gjuhës e të kulturës kineze, nëpërmjet zyrës shtetërore të mësimdhënies së gjuhës kineze jashtë vendit. Insitituti i parë i Konfucit në botë u krijua më 21 nëntor të vitit 2004 në Seul të Republikës së Koresë. Nëpërmjet zhvillimit 10 vjeçar, sot ky institut është përhapur në vende të ndryshme të botës.
Foto: 东方IC
Me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Institutit të Konfucit, ditët e fundit, u zhvillua mbledhja e 9-të e tij . Tema kryesore e këtij viti ishte "Pritja e 10-vjetorit të ardhshëm të Institutit të Konfucit". Zv-kryeministrja kineze, njëherësh kryetare e Këshillit të Institutit Liu Yandong u shpreh se duhet të përgatiten më shumë pedagogë të gjuhës kineze për zhvillimin e vazhdueshëm të Institutit.
Ru Si është një pedagoge e Institutit të Konfucit të Universitetit Najrobi të Kenias. Ajo u shpreh se tani më shumë kenianë shpresojnë të mësojnë gjuhën kineze në Insititutin e Konfucit për një të ardhme më të mirë :
"99% e tyre e mësojnë gjuhën kineze për gjetjen e një pune të mirë, sepse tani në Afrikë, veçanërisht në Kenia ka shumë kompani kineze. Disa kompani punësojnë punonjës vendës,pasi njohja e gjuhës kineze përbën një shans të madh për punësim. Në institutin tonë përgatisim kurse të ndryshme të gjuhës kineze për studentët e niveleve të ndryshme."
Si Ru Si dhe studentët e saj, tani më shumë të huaj kanë interes ta njohin kulturën e Kinës dhe shkojnë në Institutin ose Klasën e Konfucit për të mësuar gjuhën kineze. Disa vende madje lejojnë hapjen e Klasës së Konfucit në zyrën qeveritare. Shefja e zyrës së përhapjes së gjuhës kineze pranë Radios së Jashtme të Kinës Liu Shuangyan tha:
"Zyra e Klasës së Konfucit në Itali ndodhet në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe është e vetmja zyrë e një vendi të huaj në këtë seli. Kjo tregon ndikimin e madh të Klasës së Konfucit."
Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Institutit të Konfucit, zv-kryeministrja kineze Liu Yandong tha se gjatë 10 vjetëve, Instituti i Konfucit është zmadhuar dita-ditës dhe është shndërruar në një urë të shkëmbimeve gjuhësore e kulturore midis Kinës e botës. Ajo tha:
"Deri tani kemi hapur në 126 vende të botës 475 Institute Konfuci dhe 851 Klasat e Konfucit ku mësojnë gjithësej 3.45 milionë veta. 61 vende e Bashkimi Evropian e kanë pranuar mësimdhënien e gjuhës kineze në sistemin arsimor për shtetasit dhe numri i personave që mësojnë gjuhën kineze në botë ka arritur në 100 milionë. Gjatë 10 vjetëve, shpenzimet për hapjen e Institutit të Konfucit barazohen me fondet e ndërtimit të hekurudhave 10 kilometra të gjata në Evropë, ndaj me këto shpenzimet jo të larta , ne ndërtuam hekurudhën që lidh zemrat e popujve të vendeve të ndryshme."
Foto: 邱齐龙 / 东方IC
Liu Yandong shprehu dëshirën që në të ardhmen të shpejtohet lokalizimi i Institutit të Konfucit, ngritja më tej e nivelit të mësimdhënies, zgjerimi i shkëmbimeve humanitare dhe krijimi i modelit të ri të administrimit për zhvillimin e vazhdueshëm të institutit. Ajo theksoi posaçërisht rëndësinë e përgatitjes së pedagogëve vendës:
"Niveli i mësimdhënies është kyçi i Institutit të Konfucit dhe për të nxitur zhvillimin e institutit, duhet të përgatiten më shumë specialistë e pedagogë të talentuar vendës të gjuhës kineze. Njëkohësisht duhet të përdorim plotësisht teknologjinë IT për të pasuruar mënyrat e mësimdhënies duke ngritur nivelin e mësimdhënies."
Zv-rektorja e Universitetit Chulalongkorn të Tajlandës Kalaya Tingsabadh është e mendimit se përgatitja e pedagogëve vendës do të forcojë më tej ndikimin e Institutit të Konfucit duke nxitur përhapjen e kulturës kineze. Tani, Universiteti Chulalongkorn e ka nisur këtë veprimtari për të cilën ajo shprehet :
"Këtë vit, Universiteti Chulalongkorn krijoi trupën pedagogjike të gjuhës kineze me qëllim përgatitjen e pedagogëve të gjuhës kineze."
Pedagogia Ru Si e Institutit të Konfucit të Universitetit Najrobi të Kenias u shpreh se tani ky institut jep mësime sipas interesit të studentëve, por në të ardhmen duhet të forcohet më tej njohja e kulturës vendëse. Për këtë ajo shton :
"Instituti i Konfucit duhet të njohë thellë kulturën e zakonet vendëse, përndryshe është e vështirë të zhvillojë shkëmbime me banorët vendës. Instituti i Konfucit në një vend duhet të ketë karakteristikat e këtij vendi, kështu mund të tërheqë më shumë studentë." (Fani)