PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rekord nga shitja e biletave të kinemave
2016-04-04 09:53:13 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat e fundit zyrtare tregojnë se fitimet nga shitja e biletave të kinemave në Kinë gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë arritur shifrën rekord 14.47 miliardë juanë, ose 2.2 miliardë dollarë amerikanë, rreth 50 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i shikuesve në kinema në tre muajt e fundit ka qenë mbi 400 milionë, duke shënuar po ashtu rekord.

Filmat e prodhuar në vend zunë më shumë se 70 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga shitja e biletave, nga të cilët vetëm filmi "Sirena" me regji të Stephen Chow siguroi më shumë se 3.3 miliardë juanë.

Ndër filmat e huaj, filmi i animuar "Zootopia" siguroi të ardhurat më të mëdha nga shitja e biletave, me një vlerë 1.3 miliardë juanë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China