Në ditën e parë të Qingming-ut (Dita e përkujtimit të të vdekurve) miliona kinezë kanë vizituar varret e familjarëve të tyre. Mësohet se 4 milion vetë në mbarë Kinën kryen të shtunën vizita në varreza, ndërsa pushteti vendor vuri në dispozicion 23 mijë punonjës për ruajtjen e rendit.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së pushimit me rastin e Qingmingut të jenë të kujdesshëm ndaj kushteve të motit dhe të trafikut. (Eda Merepeza)