PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri: FNSH-ja në pikat kufitare, në rast dyndje refugjatësh
2016-03-03 10:05:32 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetëra oficerë policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shqipërisë (FNSH) janë dërguar në pikat e kontrollit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë për të përballuar fluksin e mundshëm të refugjatëve, raportoi të mërkurën Albanian Daily News.

Njësitë e FNSH-së janë dërguar në pika të ndryshme kufitare si atë të Qafë Thanës, Kapshticës, Tre Urave, Kakavijës dhe Qafë Botës, për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njësitë e specializuara për menaxhimin e turmave të cilat janë vënë në kufirin jugor të Shqipërisë do të mbështeten nga njësitë e Drejtorisë së Kufirit.

Disa media po spekullojnë se emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme në përpjekje për të arritur në Europë mund të gjejnë një rrugë të re: emigrantët në të ardhmen mund të hyjnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe mund të kalojnë drejt Europës Perëndimore nëpërmjet Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China