PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prezantohet Progres Raporti i vitit 2015 i KE-së për Shqipërinë (ATSH)
2015-11-11 08:58:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin dhe kryeministri Edi Rama të martën pasdite dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp për pikat kryesore të progres-raportit të Komisonit Evropian për Shqipërinë. Ambasadorja Vlahutin tha se, Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon trajtimit të prioriteteve kyçe në rrugën e integrimit europian. Duke u ndalur te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, Vlahutin theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.Rëndësi e veçantë, tha ambasadorja e BE-së, "i jepet të drejtave të pronës, procesit të regjistrimit të pronë dhe të kompensimit.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se progres- raporti konfirmon se rruga e hapjes së negociatave kalon përmes reformës në drejtësi. Kreu i ekzekutivit theksoi se, raporti vlerëson një administratë profesionale, jo të stërpolitizuar apo stërkorruptuar, duke shtuar se do të ketë dënime dhe penalizime për shkelësit në të gjitha nivelet, përfshi dhe zyrtarët e lartë.(ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China