PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping -BRICS të krijojë komunitetin e fatit të përbashkët
2015-07-10 08:57:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të BRICS-it të krijojnë komunitetin e fatit të përbashkët, si një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe për arritjen e begatisë së përbashkët. Ai e bëri këtë thirrje gjatë fjalimit të mbajtur në Samitin Vjetor të këtij blloku, për forcimin e tregut, mbajtur në qytetin rus Ufa.

Partneriteti i vendeve të BRICS-it është tema e sivjetme e samitit të pesë ekonomive në zhvillim, Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Takimi zhvillohet pas një ngadalësimi ekonomik të vendeve të BRICS-it si dhe të ekonomive të tjera në zhvillim.

Banka e Zhvillimit të Ri e BRICS-it me një kapital prej 100 miliard dollarësh amerikanë dhe Kontingjenti Rregullator i Rezervës me një tjetër kapital prej 100 miliard dollarësh, përbëjnë rezultatet e mëdha konkrete të takimit të Ufa-s.

Banka e Zhvillimit të Ri pritet të miratojë projektet e saj inauguruese të investimeve në fillim të vitit 2016. Përveç bashkëpunimit ekonomik, liderët e vendeve të BRICS-it diskutuan dhe çeshtje globale si lufta kundër terrorizmit, abuzimi me drogat dhe siguria kibernetike. Në përfundim të takimit liderët e BRICS-it miratuan Deklaratën e Ufas dhe një plan veprimi. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China