PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vendet e BRICS-it do të thellojnë bashkëpunimin
2015-07-10 14:05:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe:合作---Hé Zuò---Bashkëpunim


Më 9 korrik, u zhvillua Samiti i 7-të i liderëve të vendeve të BRICS-it në Ufa të Rusisë. Qysh nga viti 2009 kur nisi ky bashkëpunim , BRICS po luan një rol më të rëndësishëm konstruktiv në fushën e administrimit të ekonomisë globale. Në situatën e uljes ekonomike globale, zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në kuadër të BRICS-it ishte tema kryesore e samitit të Ufas.

Zv-ministri i jastëm i Rusisë Sergey Ryabkov u shpreh në një konferencë shtypi se BRICS është bërë qendra e re e botës. Ai tha: "Tani BRICS realizoi zhvillimin e vet dhe ka ndikim të dukshëm në botë, si një sistem demokratik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në skenën e ndryshimeve globale, BRICS ka treguar aftësi për përballimin e sfidave të sigurisë etj."

Rezultatet më të rëndësishme në samitin e Ufas të BRICS janë miratimi i 6 dokumenteve të rëndësishme duke përfshirë "Deklaratën e Ufas", "Planin e veprimit të vendeve të BRICS", "Strategjinë e partnerëve ekonomikë të vendeve të BRICS" "Memorandumin e krijimit të uebsajtit të përbashkët të BRCKS", marrëveshjet e bashkëpunimit bankar të vendeve të BRICS-it etj. Studiuesi i Qëndrës së Analizave të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës Leonid Gusev u shpreh se 5 vendet e BRICS-it luajnë rol nxitës në ekonominë globale. Rezultatet e arritura në samitin Ufa do të konsolidojnë bazën e bashkëpunimit të tanishëm dhe do të krijojnë mjedis të ri për thellimin e bashkëpunimit shumëpalësh në të ardhmen.

Në samitin e Ufas, "Lidhja ekonomike midis Brezit ekonomik të rrugës mendafshit dhe Planit rus të bashkëpunimit ekonomik Euro-Aziatik " fitoi përkrahjen e vendeve të tjera të BRICS-IT. Studiuesi i Qëndrës së Studimit të Politikës Rajonale të Rusisë Artur Suleymanov tha:"Kjo është një tendencë aktive dhe do të luajë rol të rëndësishëm për politikën rajonale aktuale si dhe do të zgjerojë hapërsiën e bashkëpunimit ekonomik të vendeve të BRICS-it."

Në fushat ekonomike dhe financiare, liderët e 5 vendeve të BRICS-it u shprehën se Banka e Zhvillimit të Ri e krijuar nga vendet e BRCS-it do të përcaktojë projektet e investimeve në fillim të vitit 2016. Ministri i Financave i Rusisë Anton Siluanov u shpreh se tani zhvillimi i ekonomisë globale kërkon engergji të reja dhe Banka e Zhvillimit të Ri e BRICS-it do të plotësojë organizmat e tanishme financiare ndërkombëtare, për zhvillimin e infrastrukturës së vendeve anëtare.

Ai tha: "Një bankë e re do të sjellë fonde të reja dhe projekte të reja. Banka e re përputhet me interesat e Rusisë, por edhe me interesat e vendeve të tjera. Me shtimin e këtij organizmi financiar ndërkombëtar, më shumë projekte do të fitojnë fonde, njëkohësisht do të nxitet zhvillimi i ekonomisë botërore."

Specialistët rusë mendojnë se krijimi i sistemit të bashkëpunimit financiar të vendeve të BRICS-it jo vetëm është i favorshëm për forcimin e të drejtave të vendeve në zhvillim, por ndikon pozitivisht dhe në veprimtarinë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar etj. Ata theksojnë se zhvillimi ekonomik kërkon mjedis të sigurtë të politikës rajonale dhe vendet e BRICS-it luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit rajonal. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China