PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Rusi, ngushtimi i lidhjes midis Azisë dhe Europës
2015-07-09 09:58:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladmir Putin arritën një konsensus të gjerë mbi lidhjen e nismës së Kinës së "Rrugës së Mëndafshit" me atë të Rusisë për një Bashkim Ekonomik Euro-Aziatik.

Takimi i zhvilluar në qytetin Ufa të Rusisë është i dyti brenda dy muajve të fundit midis liderëve të të dy vendeve, para samitit vjetor të vendeve anëtare të BRICS-it dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Sipas Xi Jinpingut, rezultate të dukshme janë arritur në disa fusha të reja të bashkëpunimit për nxitjen e lidhjes Azi-Europë.

Siç mësohet, presidentët e Kinës dhe të Rusisë arritën konsensus mbi bashkëpunimin dhe disa projekte të tjera, duke rënë dakord që Organizata e Bashkëpunimit të Shangait do të jetë "platforma e parë" për zbatimin e projekteve.

Gjatë qëndrimit në Ufa, të mërkurën, presidenti Xi Jinping u takua edhe me kreyministrin indian Narendra Modi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China