PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcohet partneriteti Kinë-Indi
2015-07-09 09:47:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje se Kina dhe India duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një partneritet më të fortë në kuadër të vendeve të BRICS-it. Këtë apel ai e bëri gjatë takimit me kryeministrin indian Narendra Modi në Samitin vjetor të vendeve të BRICS-it dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Kreu i shtetit i Kinës vlerësoi progresin e shënuar në bashkëpunimin dypalësh, që nga vizita në muajin maj në Kinë e kryeministrit Modi.

Lidhur me problemin e kufirit kino-indian, Xi Jinping tha se të dyja palët duhet të menaxhojnë dhe të kontrollojnë dallimet, në dobi të paqes dhe të sigurisë në zonën kufitare.

 

Nga ana e tij kryeministri Modi shprehu dëshirën për forcim të bashkëpunimit strategjik me Kinën dhe trajtimit të dallimeve në mënyrën e duhur.

Ky është takimi i 4-të midis liderëve të të dy vendeve, pas takimit të tyre të parë në Brazil në qershorin e vitit të kaluar.

(Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China