PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping do të takojë homologun e vet rus Putin
2015-07-06 15:53:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të takohen për herë të dytë këtë vit, gjatë vizitës së kreut kinez të shtetit në Rusi këtë javë për të marrë pjesë në dy samite ndërkombëtare.

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohet në kryeqendrën e Republikës së Bashkortostanit të Rusisë Ufa Samiti i 7-të i BRICS-it, kurse të enjten dhe të premten takimi i 15-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Xi Jinping-u dhe Vladimir Putini do të diskutojnë lidhur me bashkërendimin e planeve të të dy vendeve për të rritur shkëmbimet tregtare dhe infrastrukturën rajonale, bashkëpunimin dypalësh brenda kornizave shumëpalëshe, duke përfshirë BRICS-in dhe OBSh-në, si dhe për bashkëpunimin në çështjet globale dhe rajonale, bëri të ditur për mediat të hënën zv.ministri i Jashtëm i Kinës Cheng Guoping.

Cheng tha se bashkëpunimi kino-rus nuk drejtohet kundër ndonjë pale të tretë, por është një model i ri marrëdhëniesh mes vendesh mbi bazën e bashkëpunimit dhe reciprocitetit.

Duke komentuar lidhur me njoftimet që Greqia është ftuar në samitin e BRICS-it, zv.ministri i Jashtëm kinez Cheng Guoping u shpreh se Rusia ka ftuar vende të tjera, përveç atyre anëtare të BRICS-it, por nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeministrit grek apo jo. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China