PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, Organi i lartë legjislativ rishikon marrëveshjen bankare BRICS
2015-06-24 19:33:12 CRI Komenti juaj Printoni

Legjislativi i lartë i Kinës, të mërkurën filloi rishikimin e marrëveshjes BRICS për themelimin e Bankës për Zhvillim të Ri, me qëllim për të financuar infrastrukturën në bllokun BRICS dhe ekonomitë e tjera në zhvillim.

Marrëveshja u nënshkrua nga pesë prej anëtarëve të bllokut - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut - më 15 korrik të vitit të kaluar gjatë samitit të gjashtë të BRICS-it.

Kjo do të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur të gjitha vendet antare të BRICS-it do të kenë depozituar instrumentet e pranimit, ratifikimit ose miratimit.

Marrëveshja mbi bankën bazë të Shanghait ishte ratifikuar në Indi dhe Rusi që nga 27 prilli, deklaroi Zv/Ministri i Financave Shi Yaobin, ndërkohë që marrëveshja do të rishikohet në seancën dymujore të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Pasi marrëveshja të miratohet nga Komiteti i Përhershëm, qeveria kineze do ta nënshkruajë për 10 miliardë dollarë amerikanë siç është parashikuar, theksoi Shi. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China