PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja paralajmëron rritjen e vuajtjeve të civilëve në Ukrainë
2015-03-03 10:18:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kombet e Bashkuara llogarisin se numri i të vrarëve në Ukrainën Lindore që nga fillimi i luftës një vit më parë i kaluar gjashtë mijët.

Zëvëndëskryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë të OKB-së, Fiona Frazer, shprehet se gjendja në Ukrainë është ende e rëndë, pavarësisht armëpushimit të tanishëm:

"Përshkallëzimi është veçanërisht shqetësues dhe unë mendoj se duhet të përqendrohemi tek njerëzit e prekur drejtpërdrejt në zonat e konfliktit dhe civilët që po vuajnë. Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar, pa ushqim, pa ndihmë shëndetësore, pa ujë e elektricitet."

Lufta në Donetsk dhe në Luhansk në Ukrainën Lindore filloi prillin e kaluar, një muaj pas aneksimit të gadishullit të Krimesë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov janë takuar të hënën.

Armëpushimi i brishtë thuhet se po respektohet gjerësisht, edhe pse ka pasur luftime sporadike.

Si Kievi, ashtu dhe rebelët e kanë tërhequr artilerinë e rënde në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Misk muajin e kaluar. (RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China