PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca, Gjermania dhe Ukraina, thirrje për armëpushim
2015-02-02 10:13:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e presidentit francez bëri të ditur se të dielën është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit Hollande, kancelares gjermane Merkel dhe presidentit ukrainas Poroshenko. Në bisedën 45-minutëshe palët bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainën Lindore.

Hollande, Merkel dhe Poroshenko diskutuan mbi gjendjen në Ukrainë, duke shprehur keqardhje për rezultatin e bisedimeve të Minsk-ut (3 palët pjesëmarrëse janë Ukraina, OSBE-ja dhe Rusia), ku nuk u arrit asnjë progres.

Ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma deklaroi të shtunën në Minsk se bisedimet 3-palëshe u ndërprenë për shkak të kërkesave nga të armatosurit në Ukrainës Lindore.

Ai nënvizoi se ka dy shkaqe për këtë, "së pari, në këtë takim nuk ishin të pranishëm liderët e dy 'republikave' të Ukrainës Lindore Zakharchenko dhe Plotnitsky, që nënshkruan Marrëveshjen e Minskut. Së dyti, përfaqësuesit e të armatosurve civilë dhanë ultimatume, duke refuzuar negociatat mbi armëpushimin dhe tërheqjen e armëve të rënda," u shpreh Kuchma.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China