PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OBSh-ja paraqet projektin e përditësuar për sigurinë internetit
2015-01-10 11:01:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kina, Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani, gjashtë anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i dorëzuan të premten Kombeve të Bashkuara, një projekt të përditësuar të Kodit Ndërkombëtar të Sjelljes për Sigurinë e Informacionit.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, gjashtët shtetet anëtare u bëjnë thirrje të gjitha shteteve të OKB-së që të zhvillojnë bisedime të mëtejshme brenda kornizës së organizatës, për të arritur sa më parë një marrëveshje mbi rregullimin e informacionit dhe aktiviteteve në hapësirën e internetit.

Vitet e fundit, siguria e informacionit dhe hapësira kibernetike ka qenë një shqetësim universal i bashkësisë ndërkombëtare, me shkeljen e jetës private të qytetarëve dhe cenimin e sovranitetit kombëtar.

Kina, Rusia dhe shtete të tjera kanë paraqitur një projekt në shtator të vitit 2011, por këtë herë, gjashtë shtete të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i dorëzuan OKB-së versionin e përditësuar, duke bërë njëherësh dhe sugjerime të arsyeshme sipas ndryshimit të gjendjes ndërkombëtare. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China