PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Etiopia nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi
2014-05-05 09:57:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang filloi zyrtarisht turneun e tij në katër vende të Afrikës.

Ndalesa e tij e parë është kryeqyteti i Etiopisë, ku janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi që mbulojnë fusha të tilla si teknologjia, infrastruktura dhe financat.

Kryeministri Li dhe homologu i tij etiopian, Hailemariam Desalegn, u zotuan gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Kryeministri kinez tha Pekini e mbështet Etiopinë të krijojë zona speciale ekonomike dhe parqe industriale, duke premtuar të ndajë eksperiencën në këtë fushë.

Gjatë qëndrimit në Addis Ababa, Li Keqiang pritet të mbajë një fjalim në selinë e Bashkmit Afrikan, me temë marrëdhëniet Kinë - Afrikë. Pas tre ditë qëndrimi në Etiopi, Li Keqiang do të vazhdojë vizitat në Nigeri, Angola dhe Kenia. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China