Qindra kinezë profesorë e studentë dhe përfaqësues të komunitetit kinezo-amerikan protestuan para ndërtesës së televizionit ABC në Çikago dhe në pjesë të tjera të SHBA-së, kundër retorikave raciste.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Ndal racizmit", "ABC nuk duhet t'i mësojë fëmijët të vrasin", "Të shkarkohet Jimmy Kimmel".
Demonstruesit reaguan pas transmetimit të një materiali, ku për zgjidhjen e çështjes së borxheve që SHBA-ja i ka Kinës, një fëmijë tha: "Vritini të gjithë në Kinë".
ABC dhe Jimmy Kimmel kanë kërkuar ndjesë. (Ardi Pulaj)