PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping mbërrin në Uzbekistan
2013-09-09 10:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti të dielën në Tashkent, duke filluar vizitën shtetërore në Uzbekistan.

Z. Xi do të takohet me homologun e vet uzbekistanas Abduganiyevich Karimov, si dhe me kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Ilgizar Sabirov. Të dyja palët do të publikojnë gjithashtu edhe një dokument lidhur me arritjet e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa sektorët dhe sipërmarrjet përkatëse do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.

Kina dhe Uzbekistani i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike ndërmjet tyre në vitin 1992. Vitin e kaluar, kur presidenti Karimov vizitoi Kinën, të dyja vendet krijuan partneritetin strategjik mes tyre. Kina dhe Uzbekistani e kanë zgjeruar pandërprerë bashkëpunimin konkret në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, sigurisë dhe kulturës. Tani Kina është bërë partnerja e dytë më e madhe tregtare e Uzbekistanit dhe eksportuesja kryesore e pambukut nga ky vend i Azisë Qendrore.

Para Uzbekistanit, kreu i shtetit kinez Xi Jinping kreu një vizitë zyrtare në Kazakistan.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China