PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizitë e suksesshme e presidentit të Kinës në Kazakistan
2013-09-09 09:27:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev gjatë takimit me homologun Xi Jinping, tha se vendi i tij shpreson të mbështetet në zvhillimin e shpejtë ekonomik të Kinës.

Lideri kazak i bëri këto vlerësime ndërsa shoqëroi presidentin kinez Xi Jinping në vizitën në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, njëherësh vendlindja e Nazarbayev.Të dy udhëheqësit fluturuan drejt Astanës, në bordin e avionit të kreut të shtetit kinez.

Presidenti i Kazakistanit shprehu dëshirën për hartimin e strategjive dypalëshe të bashkëpunimit. Ndërsa homologu i tij kinez Xi Jinping tha se përveç rritjes ekonomike, Kina do të ristrukturojë më tej cilësinë e zhvillimit ekonomik.

Të dy liderët vlerësuan se vizita e kreut të shtetit kinez Xi në Kazakistan ishte e suksesshme, pasi të dy palët ranë dakord për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe nënshkruan një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China