PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
21 medalje ari në ditën e 11-të të "Londër 2012"
2012-08-08 10:30:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditën e 11-të të Lojërave Olimpike të Londrës, u fituan 21 medalje të arta.

Katër kampionë i përkisin gjimnastikës. Atleti Feng Zhe nga Kina fitoi në paralele; në traun e ekuilibrit fitoi atletja kineze Deng Linlin. Ndërsa në hekur horizontal për meshkuj dhe gjimnastikën ritmikepër femra triumfuan atletët nga Holanda dhe SHBA-ja.

Në finalen e ping pongut për femra në grup, ekipi kinez mundi Japoninë me rezultatin 3 me 0, duke u renditur në vendin e parë të kësaj displine.

Rusi Ilija Zakharov mori medaljen e artë në hedhje 3 metra nga trampolina, ndërsa Qin Kai dhe He Chong nga Kina u renditën pas tij, duke marrë medaljen e argjentë dhe të bronztë.

Lajm tronditës ishte se atleti kinez Liu Xiang u rrëzua gjatë garës së 110 metrave me pengesa dhe humbi rastin për të mposhtur kampionin kësaj disipline pas Lojërave Olimpike të Pekinit.

Deri më tani, atletët e 40 vendeve dhe rajoneve kanë marrë medalje të arta, ndërsa në total janë fituar 73. Kina renditet në vendin e parë me 34, SHBA-ja me 30, Britania e Madhe me 22, Koreja e Jugut me 12, Rusia me 10 dhe Franca me 8 medalje të arta. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China