Zëdhënësi i sesionit të pestë të legjislaturës së 11-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Zhao Qizheng u shpreh se politika e Kinës për prodhimin e energjisë bërthamore mbështetet tek siguria absolute.
Këto komente Zhao i bëri gjatë konferencës për shtyp në Pekin, pas pyetjes së një gazetari japonez se cilat janë mësimet që duhet të nxjerrë Kina pas incidentit në centralin bërthamor në Fukushima të Japonisë.
Zhao tha se qeveria kineze po përshpejton punën për përpilimin e rregullave të reja për sigurinë e shfrytëzimit të energjisë bërthamore, në mënyrë që të garantohet funksionimi i sigurtë i centraleve. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)