
Foto nga VCG
Ekspozita e Shtatë Ndërkombëtare të Importeve të Kinës (CIIE) arriti rezultate të pasura, tregojnë të dhënat. Vëllimi i synuar i transaksioneve vjetore ishte 80,01 miliardë dollarë, një rritje prej 2,0% krahasuar me sesionin e mëparshëm. Në ekspozitë morën pjesë 3.496 ekspozues nga 129 vende dhe rajone. Për herë të parë u ekspozuan 450 produkte, teknologji dhe shërbime të reja. Ekspozita kombëtare u rinovua sërish, duke promovuar më tej bashkëpunimin praktik në tregti dhe investime.
J

Foto nga VCG
ashtë ambienteve të CIIE, një sërë politikash hapjeje sollën gëzim për miqtë e huaj. Më 8 nëntor Kina zgjeroi "rrethin e saj të miqve", duke zbatuar politikën pa viza për nëntë shtete, përfshirë Sllovakinë dhe Norvegjinë. Disa ditë më parë u "pastruan" të gjitha kufizimet për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit të Kinës. Në këtë mënyrë, më shumë të huaj mund të vijnë më lehtësisht në Kinë. Ndërkohë zhvillimi i investimeve të huaja në Kinë është më i qetë dhe hapësira për bashkëpunim më e gjerë.
Në sferën globale, janë veçanërisht të vlefshme përpjekjet e Kinës për të zgjeruar vazhdimisht hapjen. Aktualisht, rritja ekonomike botërore është e ngadaltë, tendencat anti-globalizuese janë në rritje, unilateralizmi dhe proteksionizmi tregtar janë gjithashtu në rritje, ndaj hapja dhe mundësitë janë bërë mallra të rralla.
"Raporti i Hapjes Botërore 2024" i publikuar gjatë Ekspozitës së Shtatë Ndërkombëtare të Importeve në Kinë, tregoi se indeksi i hapjes botërore në vitin 2023 ra me 0.12% nga viti në vit; përkatësisht 0.38% dhe 5.43% më i ulët se në 2019 dhe 2008. Tronditja dhe tkurrja janë të dukshme. Ndërkohë indeksi i hapjes së Kinës në vitin 2023 u rrit 11.89% krahasuar me vitin 2008, duke u renditur ndër më të lartët në botë.

Foto nga VCG
Aktualisht, teksa shumë kompani të huaja "nxitojnë" për të rezervuar në Ekspozitën e ardhshme të Importeve, sipërfaqja e ekspozitës e sapo nënshkruar ka kaluar 100,000 metra katrorë. Në fund të muajit do të organizohet Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Promovimit të Zinxhirëve të Furnizimit të Kinës, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar të zinxhirëve industrialë dhe zinxhirëve të furnizimit.
Hapja është një simbol dallues i modernizimit të stilit kinez. Gjithashtu një mall i pakët që Kina i ofron botës. Kjo është arsyeja pse kompanitë e huaja e konsiderojnë "ardhjen në Kinë" si një angazhim afatgjatë. Siç tha edhe Presidenti i Grupit Grundfos të Danimarkës në Kinë, nga hapja dhe toleranca e Kinës mund të përfitojë çdo i huaj dhe çdo ndërmarrje e financuar nga jashtë. (Çang Çuo)
