Anija “Oriku” shpëton 19 emigrantë në bordin e një gomoneje
2024-10-10 11:24:29
Anije ne Egje (Foto RTSH)
Anija shqiptare “Oriku”, pjesë e misionit në detin Egje, në bashkëpunim me rojën bregdetare greke dhe atë turke, i ka ardhur në ndihmë një gomoneje me 19 emigrantë me kombësi të ndryshme nga Lindja e Mesme.
Lajmi u bë i ditur nga Forca Detare, e cila theksoi se emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan për procedurat e mëtejshme, shkruan “ATSH”. Në korrik të këtij viti, anija shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi edhe një gomone në vështirësi me 20 persona në bord. (Elona)
Lajmet Kryesore