Posta e Kinës kryeson operatorët globalë postarë për nga të ardhurat dhe fitimet
2024-10-10 11:28:08

foto nga VCG

foto nga VCG

Posta e Kinës u rendit e para në mesin e operatorëve postarë globalë si nga të ardhurat ashtu edhe nga fitimet në listën e “Fortune Global 500” për vitin 2024.

Liu Aili, kryetar i “China Post Group Corporation Limited”, tha se kompania kishte forcuar vazhdimisht konkurrencën e saj kryesore.

Posta e Kinës ka krijuar një rrjet të gjerë dërgesash, duke operuar 120.000 kamionë dërgesash dhe 42 avionë mallrash, bën të ditur “Xinhua”.

Ofruesi shtetëror i shërbimit postar mbajti funksionim të qëndrueshëm në tetë muajt e parë të vitit, me të ardhura prej 472.17 miliardë juanë (66.9 miliardë dollarë amerikanë) dhe fitime prej 70.48 miliardë juanë, tha Liu në një fjalim me rastin e Ditës Botërore të Postës.

Kompania do të fokusohet në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të shpërndarjes rurale, duke integruar industritë lokale në rrjete më të mëdha ekonomike dhe duke ndihmuar prodhuesit e vegjël bujqësorë të arrijnë tregjet kombëtare. (Elona)