Shefi i NATO-s: Ukraina mund të përballet me situatë të vështirë energjetike në dimër
2024-10-10 11:15:04

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte (Foto ATSH)

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte (Foto ATSH)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Ukraina mund të përballet me dimrin më të ashpër që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.

Me Rusinë që po kryen sulme masive kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Rutte tha se kjo do të nxiste më shumë ndihmë ushtarake, në takimin e ardhshëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, shkruan “ATSH”.

Deklarata e Rutte u bë gjatë takimit në selinë e aleancës në Bruksel me presidentin finlandez, Alexander Stubb. Ky i fundit u bëri thirrje aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet mbi armët perëndimore të furnizuara në Ukrainë.

Mbështetësit e Ukrainës, përfshirë SHBA-në, deri më tani i kanë mohuar këto kërkesa nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit. (Elona)