PLUGZZi, shërbimi më i ri në Ballkan, inovacion për bizneset dhe qytetarët
2024-10-10 11:16:09


Foto nga geekroom.al

Tashmë teknlogjia nuk njeh limite. Për herë të parë në Shqipëri, PLUGZZI vjen si një shërbim inovativ, i cili synon të jetë një risi e jashtëzakonshme që ofron karikim për telefonin, tabletin, kameran apo çdo pajisje tjetër që kërkon karikim përmes portave USB Type B, USB Type C dhe Lightning Cable.  Nëse lind pyëtja se si funksionon kjo pajisje, është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkohet  Plugzzi nga App Store dhe Play Store dhe më pas personi i interesuar vendos numri e telfonit në këtë aplikacion, merr kodin me SMS dhe pranon kushtet që kërkohen për të finalizuar regjistrimin. Nga ky moment, qindra stacione të vendosura në çdo zonë të qytetit do të vënë në dispozicionin tuaj PLUGZZI, të cilët mund të tërhiqen në çdo orë duke skanuar kodin QR të stacionit në app. Ju mund të përdorni PLUGZZi-n sipas nevojës dhe ta ktheni në të njëjtin ose në çdo stacion tjetër që mund të keni pranë kur smartphone të jetë i karikuar plotësisht. Këtë shërbim inovativ tashmë e gjen në çdo cep të qytetit, përfshirë institucionet shëndetësore dhe edukuese, baret, restorantet, pikat turistike dhe qendrat tregtare.

Foto nga geekroom.al

I riu Lejdi Imeraj, bashkëthemelues i Plugzzi ka treguar më shumë për shërbimet e ofruara.

“Ne ofrojmë në total për momentin dy shërbime; një që është lancuar dhe po mundohemi që të heqim stresin që kanë njerëzit kur janë pa bateri. Bëhet fjalë për stresin që kanë gjithë ditës kur  nuk kanë bateri, kryesisht në telefona që janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë dhe pastaj dhe me pajisjet e tjera të vogla elektronike, celualari,  kamerat për ata që i përdorin kamerat për të regjistruar momentet e tyre gjatë ditës, deri tek laptopi. Ne  jemi duke krijuar një rrjet në Shqipëri, po mundohemi jemi në hapa shumë të mirë në shpërndarje dhe mund ta gjesh shërbimin tonë gjithandej, mjafton të jesh i regjistruar në aplikacion me numrin tënd, të kesh një kartë banke krediti apo debiti, të marrësh një pluggzi dhe të vazhdosh jetën. Ti nuk je i lidhur me një kordon dhe në një prizë dhe duhet të rrish aty dhe të vazhdosh punën tënde. Pulgzzi është për ata që vrapojnë, që kanë një ditë dinamike.”-shprehet Lejdi Imeraj.

 Për revistën “Monitor”, Imeraj thotë se një sfidë ka qenë nëse do ta lançonin në Shqipëri.

“Duke qenë se kemi pasur vështirësi në kushtet që kërkon shërbimi, duke qenë se çdo gjë bëhet me kartë banke. Ne jemi të vetmit që e aplikojmë, të paktën si kompani shqiptare në botë, por në Shqipëri nuk e aplikon tjetërkush dhe ishte pengesa më e madhe dhe ishte mes pikëpyetjeve që ta bëjmë kompaninë në Shqipëri apo  në Europë. Ky ishte dhe një faktor që na shtyn ta bëjmë kompaninë jashtë, por fatmirësisht  ramë dakord me një nga bankat lider në Shqipëri, që e morën përsipër që ta realizojmë bashkë me partnerët. Ata bënë gjithë pjesën e implementimit të pagesës për të qenë i sigurt klienti, që është një nga proceset më të sigurt, nisur dhe nga certifikimi i sigurisë që kemi, jemi një nga 3 apo 4 kompanitë që operojmë në Shqipëri për çështjen e sigurisë së klientit.”


Foto nga geekroom.al.tech

Bashkëpunimi me një nga bankat e nivelit të dytë në vend i ka hapur rrugë këtij shërbimi në Shqipëri.

“Kjo ishte ajo që na ka dalë si pengesa më e madhe, pjesa e implementimit të pagesës të cilën më pas e zgjidhëm me bankën që jemi duke bashkëpunuar.”

Frika e një investimi të ri në vend i ka shoqëruar deri në momentet e fundit. Por në finale idea dhe realizimi janë pritur me sukses.

“Filluam të ofronim shërbimin dhe bëmë një event por aty u bë një lancim i shërbimit dhe prezantimi. Eventi pati shumë sukses, të nesërmen nuk pushuan telefonat nga bizneset që kërkonin një stacion Plugzzi. Kjo na dha më shumë energji në atë që po bënim, por ne e kemi pasur një historik më përpara që kemi nisur një biznes që kishte të bënte me teknologjinë dhe ka të bëjë prapë me teknologjinë.”

Foto nga businessmag.al

5 minutat e para të përdorimit janë falas.

“Sot biznesi është lider në fushën që operon, ne jemi të parët në Ballkan dhe kjo na jep avantazh. Kjo është një gjë që do ketë sukses sepse plugzzi nuk është vetëm ky shërbim por do ketë shërbime të tjera deri në fund të 2027. Për këtë  ka një plan produktesh dhe shërbimesh të tjera që nga mosha 6 vjeç deri në 100 do i mbulojë të gjitha. Çdokush do ketë një shërbim që mund ta marri në plugzzi, se çfarë shërbimi do marri do e zgjedhë ai, pra nuk ngel këtu.”

Pajisja e lancuar nga të rinjtë premton zero ankesa për baterinë e pajisjeve elektronike. PLUGZZi, i krijuar në fillim të vitit 2024 në Shqipëri, trajton problemin universal: telefonat tanë, të domosdoshëm, por vazhdimisht në prag të mbarimit të energjisë. Bateritë personale të energjisë megjithëse janë një rregullim i përkohshëm, vijnë me grupin e tyre të telasheve, si nevoja për t'i mbajtur ato të karikuara dhe bezdisja e mbajtjes së kabllove shtesë. PLUGZZi është shërbimi më i ri në Ballkan i aplikuar për herë të parë në  Shqipëri. Në të ardhmen planifikohen të paktën 100 stacione PLUGZZi në Greqi.