Kina trajtoi rreth 6.3 miliardë pako gjatë festës së Ditës Kombëtare
2024-10-10 10:20:35

foto nga VCG

foto nga VCG

Industria e dërgesave postare dhe ekspres në Kinë trajtoi rreth 6.3 miliardë pako gjatë festës shtatëditore të Ditës Kombëtare që përfundoi të hënën, duke reflektuar turizmin dhe konsumin e gjallë gjatë kësaj periudhe, bën të ditur “Xinhua”.

Gjithsej 3.16 miliardë pako u mblodhën gjatë festës, me vëllimin mesatar ditor të grumbullimit që u rrit me 28.4 për qind krahasuar me festën e Ditës Kombëtare vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Shtetërore e Postës të martën.

Numri i pakove të dorëzuara arriti në 3.12 miliardë dhe vëllimi ditor i pakove të dorëzuara u rrit me 26.7 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërmarrjet përkatëse kanë marrë masa të shumta për të përmbushur kërkesën e fuqishme në mbarë vendin, duke përfshirë zgjatjen e kohës së shërbimit. (Elona)