Biblioteka Kombëtare e Kinës regjistron përvojat e njerëzve në ngjarjet e mëdha të vendit
2024-10-10 14:43:57

foto nga

foto nga “People's Daily”

Në Bibliotekën Kombëtare të Kinës po mbahet ekspozita "Historitë tona, kujtimet e Kinës", e cila është një përmbledhje e punës dhjetëvjeçare të Qendrës mbi Projektin "Kujtimet e Kinës", të nisur nga kjo bibliotekë.

Ekspozita ndahet në tre pjesë: pasqyrimi i punës dhjetëvjeçare të Qendrës mbi Projektin "Kujtimet e Kinës", pesët temat kryesore dhe intervistimet për historitë gojore.

Veprimtaritë e rezultateve të rëndësishme të projektit "Kujtimet e Kinës", që nga nisja e tij pasqyrohen përmes pesë temave, si "Heronjtë", "Trashëgimia kulturore", "Kurrizi kombëtar", "Biblioteka" dhe "Familja - Vend". 

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Tema "Heronjtë" pasqyron historitë e Forcave të Bashkuara të Verilindjes kundër Agresorëve Japonezë (1932-1946), të atyre të Ekspeditës Kineze (1941-1945) dhe të Grupit të Vullnetarëve Amerikanë pranë Forcave Ajrore Kineze (Flying Tiger) (1941-1946).

Tema "Trashëgimia kulturore" përfshin rubrika si "Hieroglifet tona", "Tekstili dhe qëndisja në mëndafsh", "Arti i vernikut", "Trashëgimtarët përfaqësues të trashëgimive kulturore jomateriale në nivel kombëtar", "Klasikët gojorë të pakicave kombëtare me popullsi relativisht të pakët", etj.

Në temën "Kurrizi kombëtar" përfshihen intervista mbi rrëfimet gojore të 25 dijetarëve të rëndësishëm kinezë, si historiani i letërsisë kineze Feng Qiyong, virologu Gu Fangzhou, matematicieni Qiu Chengtong, etj.

Në temën rreth Bibliotekës, paraqiten historitë e punonjësve të bibliotekave të niveleve të ndryshme në Kinë.

Në temën "Familja - Vend", pasqyrohen eksperiencat dhe kujtimet e personave për ngjarjet e mëdha.

foto nga Biblioteka Kombëtare e Kinës

Në ambientet e ekspozitës, vizitorët mund të shikojnë mbi 180 video të rrëfimeve gojore dhe të shijojnë eksperiencat personale të të intervistuarve. Njëkohësisht, vizitorët mund të provojnë edhe vetë procesin e intervistimit, për të rrëfyer përvojat personale mbi temën "Historia ime me bibliotekën".

"Ftojmë të gjithë lexuesit të vijnë në Bibliotekën Kombëtare. Shpresojmë të dëgjojmë edhe historitë e tyre rreth leximit, bibliotekës dhe trashëgimisë kulturore. Shpresojnë që të ruajmë këto histori të banorëve të thjeshtë në Bibliotekën Kombëtare." tha Tian Miao, zv/Drejtor i Qendrës mbi Projektin "Kujtimet e Kinës".

foto nga Xinhua

Projekti "Kujtimet e Kinës" është një punë voluminoze, në lidhje me ngritjen e një banke të dhënash për ngjarjet e mëdha të vendit, personalitetet përfaqësuese të kulturës tradicionale dhe sferave të ndryshme. Ky është i pari projekt burimor me dokumenta audiovizivë, i nisur nga Biblioteka e Kinës.

"Falë këtij projekti, ne po dalim jashtë Bibliotekës dhe po njihemi me njerëz që kanë përjetuar nga afër ngjarjet e mëdha të vendit tonë, ata që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në fusha të ndryshme, ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e vendit duke nxitur përparimin e tij, si edhe ata që kanë përcjellë trashëgimitë kulturore jomateriale të vendit. Nëpërmjet intervistave dhe rrëfimeve gojore, ne regjistrojmë kujtimet e tyre, i ruajmë dhe i përhapin ato nëpërmjet dokumentarëve video," u shpreh Tian.

Deri më sot, falë këtij projekti, Biblioteka Kombëtare e Kinës ka regjistruar gati 5400 orë materiale video, ka mbledhur 400 orë materiale audiovizive si edhe ka siguruar një numër të madh fotografish, dorëshkrimesh dhe librash të pabotuar. Këto dokumente shumë të çmuara po ndahen me publikun dhe janë të disponueshme për ata ndërmjet portalit web, ekspozitave, leksioneve dhe aktiviteteve kulturore.