Avione (Foto ATSH)
Ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, deklaroi se Franca do të dërgojë avionë luftarakë “Mirage” në Ukrainë në tremujorin e parë të vitit 2025.
Në avionët e premtuar po vendosen pajisje luftarake ajër-tokë, për të kryer sulme ajrore, dhe pajisje elektronike të mbrojtjes, për të kundërshtuar sinjalet e bllokimit,shkruan “ATSH”.
Lecornu nuk e specifikoi numrin e avionëve “Mirage” që Franca dhe vendet e tjera do të dërgojnë në Ukrainë si pjesë e një nisme të përbashkët.
Ministri theksoi se do të vijojë edhe trajnimi për pilotët dhe mekanikët ukrainas në Francë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi në fillim të qershorit të dërgonte avionin në Ukrainë, e cila është mbrojtur ndaj sulmeve ruse që nga shkurti 2022.
Avionët luftarakë “Mirage 2000-5” janë projektuar kryesisht për mbrojtjen ajrore dhe mund të përdoren për të vendosur raketat franceze-britanike “Scalp/Storm Shadow”, të cilat tashmë janë dorëzuar në Ukrainë. (Elona)