Kancelari gjerman Olaf Scholz (Foto ATSH)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, rikonfirmoi se kontrollet në kufijtë gjermanë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Ne do ta bëjmë këtë për aq kohë sa nevojitet. Dhe kjo do të jetë një kohë shumë e gjatë”, -tha Scholz në një program televiziv, shkruan “ATSH”.
Që nga 16 shtatori, në të gjithë kufijtë gjermanë janë kryer kontrolle për të reduktuar numrin e hyrjeve të paautorizuara.
Kontrolle të reja janë zbatuar në kufijtë tokësorë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.
Po ashtu ka pasur kontrolle të përkohshme në kufirin me Francën që nga fundi i korrikut, për shkak të Lojërave Olimpike.
Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën kanë pasur kontrolle më të rrepta për një periudhë më të gjatë. (Elona)