Kinë, 177 milionë udhëtime hekurudhore pasagjerësh për pushimet e Ditës Kombëtare
2024-10-10 18:38:43

foto: VCG

foto: VCG
Udhëtimet hekurudhore në Kinë u rritën gjatë fluksit 10-ditor në pushimet e Ditës Kombëtare, treguan të mërkurën të dhënat nga Grupi Shtetëror Hekurudhor i Kinës.
Nga 29 shtatori deri më 8 tetor gjithsej 177 milionë udhëtime hekurudhore pasagjerësh u bënë në mbarë vendin, me një mesatare ditore rreth 17.74 milionë.

foto: VCG
Më 1 tetor, numri i udhëtimeve të pasagjerëve në hekurudhat kineze arriti rreth 21.45 milionë, duke vendosur një rekord të ri ditor, sipas Grupit Shtetëror Hekurudhor.
Gjatë pushimeve, fluksi i udhëtimeve hekurudhore u mbajt në një nivel të lartë dhe mesatarisht 12 237 trena udhëtarësh në ditë u vunë në funksionim, duke arritur rekord.
Lajmet Kryesore
