Më 6 tetor, në Qendrën Kulturore të Urumqit, u zhvillua Mbrëmja Gala e 70-vjetorit të krijimit të Korpusit Ushtarak të Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiangut. Tema e galasë ishte “Misioni me nder”. He Lifeng, Zëvëndëskryeministër i Kinës dhe Kryetar i delegacionit të qeverisë qendrore, si edhe përfaqësues të kombësive të ndryshme ndoqën së bashku shfaqjen kremtuese.
Galaja përfshiu tre kapituj: Nisma e vështirë, përparimi dhe zgjerimi, vërsulja në epokën e re, ku pasqyroheshin arritjet e dukshme të grupit ushtarak për prodhimin dhe ndërtimin e Xinjiangut. Në veçanti u shfaqën punët e këtij grupi ushtarak që nga Kongresi i 18-të i PKK-së për thellimin e reformave, nxitjen e zhvillimit cilësor të ekonomisë e shoqërisë, si dhe praktikimin për modernizimin e stilit kinez.
Delegacioni qendror mbërriti në Urumqi më 6 tetor pasdite, për të marrë pjesë në aktivitetet e kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të korpusit ushtarak për prodhimin dhe ndërtimin e Xinjiangut. (Jiang Lei)