Li Qiang do të marrë pjesë në takimet e bashkëpunimit të Azisë Lindore dhe do të zhvillojë vizita në Laos e Vietnam
2024-10-08 17:54:31

VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë në Samitin e 27-të Kinë - ASEAN, Samitin e 27-të ASEAN Plus Tre dhe Samitin e 19-të të Azisë Lindore, të cilat do të mbahen në Vientianë të Laosit nga 9 deri më 12 tetor. Ai gjithashtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Laos, njoftoi të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

Li do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Vietnam nga 12 deri më 14 tetor, shtoi zëdhënësja. (Xu Guang)