Foto nga VCG
Përafërsisht dy muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Parisit, entuziazmi i popullit kinez për sportin, po nxit një rritje të udhëtimeve dhe konsumit gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare. Vizitorë të shumtë ndoqën ose morën pjesë në aktivitete të ndryshme sportive, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Statistikat tregojnë se ndeshjet e futbollit ndihmuan në tërheqjen e 380.000 turistëve gjatë festës që nga 5 tetori, 30.67 për qind më shumë në baza vjetore.
Të ardhurat totale nga turizmi u rritën 26.78 për qind në baza vjetore në mbi 460 milionë juanë (rreth 65.6 milionë dollarë amerikanë).
Foto nga VCG
Sipas planit të zhvillimit të sportit të Kinës, nga viti 2021 deri në vitin 2025, prodhimi total i industrisë sportive të vendit parashikohet të arrijë në 5 trilionë juanë deri në vitin 2025, me konsumin individual të lidhur me sportin që i tejkalon 2.8 trilionë juanë. (Fatosi)